Fatbardh Kadilli: Rama nuk rrëzohet me intriga e përmbysje! Opozita duhet të ndryshojë, s’po krijon alternativë

1 Shkurt 2023, 11:43Politika TEMA

Fatbardh Kadilli: Rama nuk rrëzohet me intriga e përmbysje! Opozita

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ftuar në ABC News analizoi zhvillimet politike në vend dhe me fokus të veçantë tek grupimet e PD-së.

Ai tha se opozita në Shqipëri nuk po funksionon dhe sipas tij ky trend  nuk ka nisur në momenti që Basha përjashtoi Berishën më 9 shtator 2021, por në kohën kur ata mbështesnin njëri-tjetrin për të gjitha defektet që kishte opozita.


“Mosfunksionimi i opozitës nuk fillon më datën 9 shtator, kur përjashtoi Berishën, por fillon ditën kur Basha humbi për herë të dytë. Kur Berisha i dha mbështetje Bashës dhe Basha Berishës për të gjitha defektet e opozitës”, tha ai.

Ai theksoi se pushteti dhe kryeministri Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me intriga dhe përmbysje, por duke krijuar aleternativë.

“Ndarja e PD ka krijuar shqetësim të madh për politikën dhe për qytetarët. Opozita duhet të ishte e përqendruar nëalternativë, model më të mirë, dhe për sa kohë si bën këto, ne kemi dalë nga misioni ynë si opozitar.

Nuk e zëvendëson Ramën me intriga dhe as me përmbysje, ne si opozita harxhojmë energji me njëri tjetrin dhe jemi në politikë dhe duhet të prodhojmë alternativë.

Po nuk pati aleternastivë, sepse edhe rotacioni nuk do prodhonte3 asgjë. Nëse rotacioni nuk prodhon qeverisje më të mirë, e humbet kuptimin politik”, tha ai.

Për Kadillin, opozita duhet të ndryshojë vetvete dhe nëse nuk e bën këtë, përballja me pushtetin aktual do jetë e pamundur.

“Për sa kohë që opozita se kupton se duhet të ndryshojë, ka dalë nga misioni i saj. Po këta njerëz, para dhjetë vitesh ranë nga pushteti, dhe duhet t’u përgjigjen pyetjeve, a kishte korrupsion, dështime në reformë dhe kishte konsum politik?

Po nuk u dha përgjigje për këto, për këtë mangësi që mbart mbi vete, ne nuk kemi kuptuar se duhet të ndryshojmë”, tha ai.

13 Komente

  1. D
    Deni

    Kto te shkretet se mposhtin dot kurr ramen

    1. k
      k

      Opozita paska edhe njerëz të mençur dhe realistë. Mendova se ishin të gjithë shpellarë si noka me rrokën.

    2. T
      Tea

      Nje tuf budallenjsh jan kta te opozites

      1. E
        Esi

        Te pakten e dine qe Rama nuk rrezohet

        1. E
          Esi

          Te pakten e dine qe Rama nuk rrezohet

          1. R
            Rea

            Me vjen keq qe rrethohemi nga njerez te tille si ato te opozites

            1. R
              Rea

              Me vjen keq qe rrethohemi nga njerez te tille si ato te opozites

              1. t
                titi

                opozita eshte 0

                1. t
                  tosi

                  opozita nqs ka saliun ne kruje 0 do jet

                  1. M
                    Mondi

                    Opozita ka marre fund me Koh dhe vakte

                    1. M
                      Muzaka i Ri

                      Shume dakord me ty z.Kadilli, pervec alternatives nuk ka rruge tjeter, nje bashkim i opozites, heqja dore nga dhuna dhe fjalori i rruges, hedhja ne tregun opozitar i te rinjve te pa perlyer dhe me ide te reja nuk ecet perpara. Duhet te largohen nga rreshti i pare ata qe rrine pas karroces mos bie donje kokerr, ata qe nuk lan tendera pa mare, ne nafte e kudo, dhe tani bejne si te ndershem. Ka plot djem e vajza shqiperia qe e duan kete vend. Keshtu do vijme pas jush, vetem me ide dhe programe.

                      1. P
                        Populli.

                        O Bsrdhi falendero fbi qe po ben te mu dur te dalin mbi uje te gjithe ata anti amerikan qe jane sot ne vendin tone.Por 90% e fyre jane te genjyer pjesa tjeter eshte shume e vetedijshme per veprimet anti amerikane. Ok Bardho.Kam besim se edhe ti je ketij mendimi.

                        1. P
                          Populli.

                          Ndjese gabim ( O Bardhi ) ne te shkruar.

                          Lini një Përgjigje