Idajet Beqiri ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ku foli gjatë për ngjarjen e Gërdecit. Ai tregoi skemën se si loboi Shkëlzen Berisha për të marrë licencën për ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Sipas avokatit tanimë kanë dalë prova të tjera që implikojnë edhe personazhe të tjera në këtë ngjarje të rëndë dhe ato janë në duart e SPAK-ut.
“Në SPAK do të hyjnë shumë politikanë të tjerë. Hyri Fatmir Mediu, që quhej i pandëshkueshëm, hyri Aldo Bumçi për Gërdecin, që nuk ishte pyetur ndonjëherë për atë aferë të madhe dhe që dha ato shpjegimet e veta qesharake. Problemi është që SPAK-u tashmë i ka në dosjen e vet provat.
Ajo aferë e Gërdecit, pa e politizuar, por thjesht trajtuar juridikisht është aferë e tmerrshme korruptive dhe tregon se si një shtet i korruptuar, një shtet bajraktar në kuptimin e vërtetë të fjalës, që kryeministri që është vetë zot vetë shkop, arrin deri aty sa djali i tij për t’u pasuruar menjëherë, bëri lobim për të bërë demontimin e armëve te çdo lloj tipi, për ta bërë ketë biznes njeriu i tij dhe ai të kishte përfitimet e tij.
Që të bëhej një aferë e tillë kjo nuk mund të realizohej kollaj por donte një përpunim në Këshillin e Ministrave, sepse do bëhej me vendim qeverie, sikurse do bëhet edhe shitja e armëve në vende të ndryshme. Në ketë drejtim ky biznes meqë ishte shumë fitimprurës i vuri syrin Shkëlzen Berisha dhe bëri lobimin te ministri i Mbrojtjes dhe tek ai i Drejtësisë.
Mbasi kishte gjetur ata që e bënin shumë mirë këtë punë edhe ishin të tërë njerëz të vet, me atë kompaninë Delijorgji, kush ishte në krye të saj, me mikun më të ngushtë të tij, që ishte Rrahmani dhe si e mori ai këtë veprimtari, pra demontimin e këtyre armëve. Pasi gjeti dhe futi në pjesën përbërëse të saj thuajse gjithë familjen Berisha, pasi mori dhe vajzën e Fari Balliut, pra u mblodhën te gjithë, e ngriti.
E para i duhej që ta ngrinte në Gërdec. Në çdo lloj pikëpamjeje, çdo vend i botës, kur ngre fabrika të tilla për të bërë demontimin e armëve ngre një komision, një specialist nga më të zotët e vendit edhe në fushën ushtarake, atë kimike, ekologjike etj, për të gjetur vendin. Dhe vendi u gjendet në stepa, në male, ku nuk bën asnjë lloj dëmi. Supozojmë që nuk ndot as natyrën. Supozojmë se mund të ndodhë ndonjë shpërthim, por maksimumi do të dëmtojë malin, nuk merr jetë njerëzish.
Ai mori vendin që ishte me kosto më të ulët, portin e kishin afër, aeroporti më afër, kryeqyteti afër. Vendi nuk duhej caktuar në Gërdec, është akt i kundërligjshëm dhe qeveria s’duhet ta bënte një gjë të tillë. Do ishte bërë një lloj tenderi siç bëhet për të gjithë të tjerët. Këta po ulërijnë sot për tenderat për inceneratorët, që u dhanë me preferenca. Po ti pse e dhe me preference? Në mbledhjen e qeverisë ministri i Financave Ritvan Bode këmbënguli fort dhe tha që kjo mënyrë të vepruari bie erë të keqe, sepse mesa duket edhe te ai kishte vajtur Shkëlzeni. Sepse ai para se të merrte licencën e kishte bëre zyrën e Fatmir Mediut dhe Aldo Bumçit, sikur të ishte Shkëlzeni ndonjë kryeministër.
Deri sa mori licencën dhe që e ndërtoi fabrikën në Gërdec. Pati kundërshtime në qeveri. U implikua rënde Berisha, sepse jo vetëm që pa djalin e vet që po lobonte për ta marrë këtë biznes, por nga ana tjetër kur pa kundërshtime në qeveri dhe kur pa që nuk ishin dakord që të veprohej si po veprohej për Gërdecin, ai fill pas 20 ditëve të mbledhjes se qeverisë me urdhrin e vet i thotë Fatmir Mediut: “Më këtë çështje merru ti.” Fatmir Mediu dihet se si do ta zgjidhte. Që të merrte vijë vendimi i Këshillit të Ministrave, për fabrikën ministri i Drejtësisë ka të drejtën ta shikoje nga pikëpamja ligjore nëse përputhet me Kushtetuan dhe ligjin dhe vë firmën e vet. Për t’i thënë Shkëlzenit që: “Ja ta bëra nderin o Shkëlzen!”, vuri edhe shënimin te letra “Për Shkëlzen Berishën” dhe i vete faksi edhe atij.
Ai mohon firmën dhe thotë se nuk e ka hedhur ai, le ta çojnë për ekspertizë. Është sekretarja që dëshmon për prezencën e Shkëlzenit kur do merrej kjo licencë. Atje siglën nuk ka nevojë ta vendosë ministri, kjo lidhet edhe me prova të tjera indirekte. Ministri mund t’i thotë edhe sekretares mund ta bëjë kushdo me urdhër të ministrit. Pra kjo bëhet edhe me gojë. Ai do përgjigjet se do merret e lidhet edhe me fakte të tjera.
E para pse e lejove të bëhej Gërdeci kur e dije se aty ishte me rrezikshmëri të shtuar dhe mund të ndodhte fatkeqësia, siç ndodhi me 26 të vdekur dhe 400 invalidë të përjetshëm. Edhe e dyta si arrin ti që të kontaktosh dhe të merresh me djalin e kryeministrit ndërkohë që këto nuk janë çështje private, familjare. Në këtë aspekt SPAK-u po heton.
SPAK nuk po merret vetëm me Fatmir Mediun. Të ishte vetëm për kaq Prokuroria e kishte të mbyllur çështjen, e mbylli që në 2008-ën. Fakti që tani nuk thërresin vetëm Mediun, por edhe ministrin e Drejtësisë, edhe Shkëlzen Berishën. Këto janë gjera që nuk janë hetuar në fillim. Kjo do të thotë që hetimi po thellohet.
Diçka tjetër ka dalë nga ky proces. Kjo do të thotë që po del se kush kanë qenë organizatorët, frymëzuesit e kësaj ngjarjeje dhe nuk do të ngelë kjo çështje te kapterët që u dënuan.
Kur ka folur edhe Luan Hoxha, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare që mori azil politik në Amerikë, për shkak të kësaj afere të madhe sepse ishte aferë që për të vjedhur Berisha vrau njerëz. Hoxha ka dhënë shpjegimet e veta të cilat i kanë ardhur SPAK-ut dhe po heton”, tha Beqiri.
Rrespekt Avokati shuquar Idajet Beqiri ,qe i terheq vemendjen Spak e gjithe Bordellos se Dreqesise ne ate vend ,te beje________ Detyren per te cilen i Paguajne Taksapaguesit Shqiptare _________ ose te japin Doreheqje sepse nuk mundet te Fitoshe 8-10 Mije €uro me Muaj (kur shqiptaret s'kane te hane ) dhe mos te beshe Punen per te cilen te Paguajne ! _Kjo qe ndodh ne Shqiperi eshte nji Metode e Ndyre Varferimi e vjedhje qe i behet Popullit Shqiptare ,qe i ngjan nji arti Piramide . Eshte e pamundur ne X shtet ,qe Prokurorija mos te bej asnjiher Detyren por ngrohi karrigen ne zyra e beje Pasuri ! Ku jemi ktu ne Afganistan ??????? Duhet hetuan ne Spak ndoshta paguhen edhe kta nga Fondi Grek i 100.Miljone €urove ,sepse dihet qe brenda jane edhe Institucione te Larta Shqiptare ,te korruptuara nga shteti fqinj ,qe per cudi bijt e kurves ne Medie nuk e permendin Heshtin bashke me Bordellon Politike ! Duhet te krijot nji Grup Avokatesh e Jusritesh qe kerkojne Drejtesi per Shqiptaret dhe konfrontojne Dorekt FakeInstitucionet Spak e Prokurorine e Pergjetheshme qe kur ka marre detyren vetem HESHT ! Ku jane premtimet ? Ku jane Rezultatet z.Llalla 2 ? Kjo eshte Maskarada e radhes e bordellos Dreqesi
E njoh avokatin qe ne Fakultet.Djale trim dhe kurajos ,dhe mbi te gjitha nje njeri me karakter shume te larte. Pikerisht keto cilesi te nje njeriu te drejte e bejne ate,per mua shume te respektuar. Ai me perkushtim mundohet te kontribuoje sado i jepet mundesia pet te luftuar Korupsionin madhor ne vendin tone.
E njoh avokatin qe ne Fakultet.Djale trim dhe kurajos ,dhe mbi te gjitha nje njeri me karakter shume te larte. Pikerisht keto cilesi te nje njeriu te drejte e bejne ate,per mua shume te respektuar. Ai me perkushtim mundohet te kontribuoje sado i jepet mundesia pet te luftuar Korupsionin madhor ne vendin tone.
Deshmia e Luan Hoxhes eshte kririke. Ai u ankua tek Ambasada Amerikane, se po i benin presion per te firmosur vendin e Uzines ne Gerdec. Tani del qe kete uzine vdekje e paska ndertuar e bija e Fahri Balliut. Keta jane kriminele te lidhur fort.
O Pilo faktet e provat jane, por sic e ka then the Avokati i nderuar, thelbi ligjor i kesaj ceshtje eshte se pavarsisht c'lidhje, implikime e perfitime pati Sypeshkaqeni Shkerdhata i SaHalese , Shkerdheni, nje qeveri me qeveritar te pergjegjshem duhet te kishin ndjekur procedurat dhe processing e shqyrtimit te faktorve per sigurine, ekologjin ligjishmerine para se t'i akordonin kete kontrate qoft Delijorgjit, Shkerdhenit apo kujtdo tjeter, dhe shkeljet ne te gjitha procedurat e mesiperme per te pershpejtuar e miratuar procesin e dhenies se tendrit per cmontimin e armatimeve Shkerdhenit e Kompani, perben nje shkelje ligjore, korrupsion dhe krim shtetror per te cilin, sic e thot dhe Avokati s'duhet te ishin denuar Kapterrat, por ata qe e miratuan dhe dhan urdherat, pra duke filluar nga Sa-Haleja, Bumci dhe Mejdiu e shume te tjere. Por edhe pas gjithe ketyre provave shpresat per te pasur drejtesi per jetet e humbura jane shume te ftofta dhe s'ka shprese se do te arrihet ndonje drejtesi.
Sali fashisti është kryesori qe SPAK duhet te merret më te
Tre janë ata që bëjnë zhurmuesin në drejtësi; Spartak Braho, Idajet Beqiri dhe Fatos Klosi, po folën këta do të thotë se asgjë nuk do të ndodh nga ato që thonë. Zhurmues i pashëmbullt ka qënë Erion Braçe, por çuditërisht këto kohë ka shfaqur shënja lodhje, duket ishte për një pjesë loje, ndaj trajnerët e kanë ulur në stol. Por zhurmues si Berisha, as ka dhe as ka për të nxjerrë më ky truall. I vetëm ai mbyt me bubullimat e tij një kroçerë të tërë me zhurmues kundërshtarë. Sinqerisht, bridh gjithë globin, po burrë më telendar se Berisha as të mos shkoj nëpër mënd se do të gjesh.
Shefik Ortumi , si mundet te fusesh ne nji thes Avokatin e Nderuar Idajet Berqiri ,me S.Brahon ,Fatos Klosin , dhe c'eshte me skandalozja ti quash Zhurmues -e barazosh edhe me disa Politikane ? Po dil ti more zoteri , e kerko Drejtesi e afro Argumentat e duhura si ben edhe Avokati i shquar , pse shkruan Brockulla ktu ,kur guxoni te ngrini zerin e kerkoni Drejtesi beni ate qe s'e ben asnji Politikan apo Juriste ne ate vend ? Ne vend te krenoheni me te tille Avokate Kurajoze e qe duan vertete Drejtesi ,,,e thoni Faleminderit o Zoteri ,Avokat i Nderuar ,qe ngre zerin per Drejtesi ne kte vend ,kur te tjeret fshehin kokat si Struci ne rere ,nga frika , te duket sikur bejne ZHurme ! Ke te drejte ,te shqetesuan nga gjumi ,njerez pa pik ndjenje e karakteri ,qe dini vetem te hani pellisni e dhisni ,nga mengjezi deri ne darke . Jeni njerez qe rroni kot . Prandaj ka degraduar ne ate far feje ai vend
E njeh Idajet Beqirin ti? Apo si çdo komunist i gjykon njerzit nga ato që thonë dhe jo nga ato që kanë bërë e bëjnë. Unë e njoh që kur isha i vogël. Po të tregoj një rast që më ka mbetur në mëndje. Na kishte çuar shkolla me rastin e 5 Majit në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Të gjithë u spostuam dhe hapëm rrugë sepse erdhën për festim (i vetmi vënd në botë që festonte dhe nuk përkujtonte të vrarët ishim ne, kjo sipas parimit, 'i vdekuri në varr i gjalli në qilar') Sekretari i parë i partisë në Rreth, Piro Gusho (i detyruar të vriste veten si 'armik' i Partisë) i pasuar nga Sekretari i parë i Rinisë së rrethit, shoku i lavdishëm Idajet Beqiri, komunist dhe demokrat sipas kohës dhe kuvendit. Por ajo që nuk do të harroj sa të jem gjallë, ishte silueta e Piro Gushos, i cili ecte me duart e lidhura prapa dhe me hapin e tij të rëndë përgjatë rreshtave të të rënëve. Pas tij, po ashtu me duart e lidhura pas si një burrë i motshëm ecte Idajet Beqiraj, (ndoshta ishte nja 18-20 vjeç)duke shkelur pikërisht atje ku shkelte këmba e Piro Gushos. I vogël isha, por servilizmi i tij i pështirë edhe sot e kësaj ditë nuk më është fshirë nga kujtesa. Shpirtërisht Idajet Beqirajn dhe gjithë komunistët e konvertuar në demokratë as që i lidh qofte edhe një fill sado i hollë me sistemin demokratik, ata kanë lindur për një sistem që të kall datën, ndaj çdo veprim i tyre sikur ju dhëmb ky sistem në të cilën po jetojmë, të kallë vërtetë kripën.
Mos harroni Gjeneralin famekeq te 97 Spiunin e Sigurmit Shaban Memia ,krminel , hajdur , vrases me License nga Saliu dhe Spunin Xhevdet Mehmeti emnenca GRI e Saliut. Trusti i Geshtenjave te Tropojes qe drejtohej nga Familja e Bershes .....
Respek zoti Beqiri.Bravo. Ajo qe that ju midis te tjerave,qe kjo fabrike e vdekjes te mos ndertohej ne Gerdec dhe shume mire do ishte,por ajo te ndertohej ne nje mal qe nuk sillte deme. Edhe kjo eshte e drejte. Por ishte gjynahu i popullit qe ndodhi dhe sot dalin akuza per vjedhje galopante. Nqs ajo do ndertohej ne nje mal,sot Shkezen Berisha,familjarisht do ishte me i pasuri ne bote,sepse ai do vazhdonte punen,do vidhte i qet dhe askush nuk do t'i thoshte gje. Pra atje do mbulohej vjedhja. Gerdeci pati fatkeqesit e tija,26 te vdekur,300 te plagosur dhe nje fshat i tere u rrafshua nga siperfaqja e dheut. Kjo bene edhe zbulimin e e krimit shtetror,vjedhje te pasurise se popullit nga hajdutet e Sali Berishes. Zoti,ndosht ndihmon qe te dalin e drejta dhe Sali Berisha,familjarisht shkon ne burg.Mbajm shprese te zoti se drejtesia ne shqiperi ka vdekur dhe populli nuk ka besim dhe shprese per drejtesi.
Si e katandisi Shqiperin Sali Serbi,Shqiperis i duhet nje “bombe atomike “te pastrohet dhe pastai te filloi nje jete e re me njerez si ZOTI Beqiri.
Si mund te merret nje ish heties i komunizmit per baze?!