Taulant Balla: Kur flet Vokshi për injorancën, injoranca çohet nga varri

2 Shkurt 2023, 10:53Politika TEMA

Taulant Balla: Kur flet Vokshi për injorancën, injoranca çohet

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kërkesa e deputetëve të Berishës për ndryshim të rendit të ditës është bërë në shkelje të rregullores, prandaj nuk është caktuar në rendin e ditës së kësaj seance.

“Deputetja që sapo foli nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari që e ndjek për të kuptuar se çfarë qëllimi ka.

Tha që nuk bëhet seancë se jemi ne, kjo është tokë e xanun. Këtu ka një problem mes vetit, se po të ishit ju shumë serioz dhe të donit mocion me debat do lexonit rregulloren.

Kur flet Albana për injorancën, injoranca çohet nga varri. Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, a mund ta votojmë këtë, do ta ftoja Kuvendin, meqë kemi përpara një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës, hajde ta votojmë. 

E imponon rregullorja që nëse ka një kërkesë për interpelcanë, bëhet e para në rendin e ditës. Pastaj të mblidhet konferenca për të shqyrtuar kërkesën tjetër, për mocion me debat, në rast se ju vini me parimin nuk bëhet seancë se nuk duam ne”, tha Balla.

1 Komente

  1. S
    Skenderbegasi

    Taulant ne proçesin natyral te vdekjes, vdesin dhe injorante e budallenje. Ata nuk mund te zgjohen, flen te qet. Se te vetmen qe te zgjuar qe ben, lane shume pasardhes ne parlament.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje