REPLIKAT/ “Rama fshihet pas fustanit të Spiropalit”- Ministrja replikon me Bardhin: Nuk e kuptoj pse i keni frikë gratë?!

2 Shkurt 2023, 12:05Politika TEMA

REPLIKAT/ “Rama fshihet pas fustanit të Spiropalit”- Ministrja

Deputeti i PD, Gazment Bardhi dhe ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali janë përfshirë në replika, pasi kryeministri ka deleguar pikërisht ministren për interpelancë për çështjen e McGonigal.

Bardhi tha se Rama ka frikë të përballet ndaj “fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit” . Kjo solli edhe reagimin e ministres, e cila ndër të tjera tha se akuzat deklaratat e tij janë për konsum politik.

Bardhi: Ça arsye ka që nuk është këtu, ka marrë prapë raport? Është sëmurë, ka temperaturë? Unë e di pse fshihet, sepse hetimet në SHBA nuk kanë përfunduar ende.

Në rastin konkret është situatë tjetër, kemi të bëjmë me një aferë personale dhe unë shpjegimet i kërkoj nga ai. Nëse ka qenë bashkëpunëtore edhe Elisa le të dalë të thotë që kam bashkëpunuar.

Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal.  

Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. Pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd (i thotë Nikollës).

Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr kryeministrin në seancë. 

Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. 

Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant.

Spiropali: Sërish ju pyes zoti Bardhi pse keni frikë nga gratë nuk e kuptoj? E dyta, nuk ka rëndësi nëse vishem me fustan apo pantallona. 

E rëndësishme është që këtu të flasim të vërteta. Ne nuk lejojmë të gënjeni, mashtroni dhe trilloni dhe të pretendoni që ne mos t’ju japim përgjigje një më një. Po ju pyes, i doni apo nuk i doni përgjigjet?

Ju zoti Bardhi jeni një profesionist i ligjit dhe duhet të kuptoni që nuk mund të hidhni akuza penale, as për Ramën dhe për asnjë person tjetër në Shqipëri. 

Në fakt me ata që rri ashtu bëhesh. Nuk e kupton që po kërkon hesap për një çështje të paqenë.

15 Komente

  1. V
    Vera

    Po po vazhdoni me endrrat tuaja ju

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kela

      Na i shpifen kto me kto budalliqe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha e PD

        E forte .....ne pergjithesi homosexuellet si Bardha urrejne grate por i imitojne grate

        Përgjigjjuni
        1. t
          titi

          debat midis 2 femrave

          Përgjigjjuni
          1. t
            tosi

            gazo te fala oltit

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fati

              Bardhi ka frike nga gjerat qe ai ka bere e ka hall mos i dalin ne shesh te shkretit

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ardi

                Nuk i degjoj dot keto te opozites duke folur se asgje te vertete nuk thone

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Universi shprsa ime

                  Se Bardhi ësht kush ësht pun e vet ju që mbroni Ramën jeni thjesht kukullat e tij. Sè kështu e keni bër parlamentin dava kafeneje pa pik serioziteti tash e 30 vjet.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    doni

                    I kane frike grate ata te pd sepse jane vet gra hahahahah

                    Përgjigjjuni
                    1. o
                      oriola marashi dora vet

                      Nuk e kuptoj pse merreni me njerez te atij niveli...pd eshte e marre fund nga koka te kembet

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Poseidon

                        BRAVI BARDHA A E KRUAJTE SUMCEN TAMAM

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje