Me bidonë dhe duar i bien tavolinave, deputetët e PD bllokojnë foltoren, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

2 Shkurt 2023, 12:15Politika TEMA

Me bidonë dhe duar i bien tavolinave, deputetët e PD bllokojnë

Teksa ka vijuar debati në sallën e Kuvendit, ku deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca Gazmend Bardhin.


Ky i fundit i është afruar ministrit Peleshi, duke i thënë diçka, ndërsa kolegët e tij i binin pa ndalim tavolinave.

Po ashtu në pamje u shfaq dhe deputeti Lefter Gështenja, që kishte vendosur karrigen sipër tavolinës.

Kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë në seancë por fjalën e tij ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali, gjë e cila ka revoltuar dhe opozitën.

Lini një Përgjigje