Balla-opozitës: Jeni këtu për të kryer porositë e ‘Non Gratës’, nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësia

2 Shkurt 2023, 12:20Politika TEMA

Balla-opozitës: Jeni këtu për të kryer porositë e

Që prej nisjes së saj seanca e sotme është përfshirë në debate mes mazhorancës dhe opozitës.


Taulant Balla në fjalën e tij tha se opozita është e urdhëruar të mos lejojë zhvillimin normal të Kuvendit.

''Kjo është një nga seancat që tregon degradimin e turpit të kësaj palo opozite. I jeni referuar që nga mëngjesi dickaje që nuk ka asnjë akuzë ndaj Shqipërisë, ka vetëm 1 person që është një ish zyrtar i FBI-së.

Jeni duke zbatuar porositë e non gratës. Nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësia. I propozoj seancës që të kalohet në proces votimi'', tha Balla. 

 

Lini një Përgjigje