Shqipëri-Izrael, anatomia e një marrëdhënie që nisi me Ramiz Alinë dhe u bë speciale me Edi Ramën

26 Janar 2026, 20:12Politika TEMA

Shqipëri-Izrael, anatomia e një marrëdhënie që nisi me

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka ndërmarrë vizitën e tij të tretë zyrtare në shtetin e Izraelit, ku ka mbajtur dhe fjalimin ceremonial në Knesset(Parlamentin e vendit).

Gjatë mandatit të tij 13 vjeçar, Rama e ka vizituar Jeruzalemin 3 herë dhe ka takuar tre kryeministra të shtetit hebre.

Në dhjetorin 2015, Rama ka bërë vizitën e tij të parë zyrtare në Izrael, ku është pritur nga Benjamin Netanyahu, i cili sot është në mandatin e tij të katërt. Një vizitë, ku nisi një relacion i rëndësishëm dhe i afërt mes vendeve, ku dhe u hodhën hapat e para të një asistence të teknologjisë së zhvilluar izraelite për Shqipërinë.

Asistencë, e cila nuk pati një nisje të shpejtë, por që mori fuqinë e saj pikërisht në një moment të vështirë për Shqipërinë. Pikërisht kur Irani sulmoi në mënyrë agresive infrastrukturën digjitale të Shqipërisë dhe arriti të marrë mjaft të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë, të cilat i publikoi online.

Bëhet fjalë në vitin 2022, e në këtë kohë Edi Rama udhëtoi në një vizitë zyrtare në Izrael, pikërisht për të kërkur ndihmë që të mbrohej vendi nga sulmi Iranian. E në këtë lëndë izraelitët e kanë treguar se janë më të përgatitur.

Në vizitën e tetorit 2022, Edi Rama takoi kryeministrin e atëhershëm Yair Lapid, sot lider i opozitës në vend. Kryeministri Lapid, në mënyrë të menjëhershme ka vendosur që të aktivizohet ndihma ndaj Shqipërisë.

“Irani përfaqëson një kërcënim të përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë, ndaj ne do të asistojmë në të gjitha mënyrët dhe rrugët Shqipërinë, pasi e shikojmë këtë si pjesë e interesit tonë kombëtar dhe përgjegjësisë historike”, tha Lapid në takimin e 23 tetorit 2023, të mbajtur në selinë e Kryeministrisë izraelite në Jeruzalem.

Edhe vizita e dytë e Edi Ramës në Izrael ishte tre ditore, si e para dhe ajo e treta sot. Në vizitën e 2022, kryeministri shqiptar përveç homologut Lapid, ka takuar Presidentin Isaac Herzog, kreun e Knesset, liderin e atëhershëm të opozitës Beniamin Netanyahu, si dhe shefin e famshëm të Drejtorisë së Mbrojtjes Kibernetike, Gaby Portnoy. E cila mori më pas në dorë mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale të Shqipërisë.

Në fakt, përveç shtratit tradicional të marrëdhënieve Shqipëri-Izrael, ato u bënë më të afërta, pikërisht pasi Tirana u kthye në një cak të regjimit të ajatullahëve në Iran. Pikërisht pas pranimit të opozitës iraniane që të strehohet në Shqipëri.

Benjamin Netanjahu, bëri gati një vizitë në vitin 2018 në Shqipëri, e cila u anulua pasi shërbimet sekrete izraelite i bënë të ditur se kishte një rrezik të një atentati nga iranianët. Të cilët kishin financuar dhe organizuar një sulm ndaj skuadrës izraelite të futbollit, në Shkodër, në vitin 2015, por që u parandalua.

Ndërkaq, Edi Rama ka takuar edhe kryeministrin Naftali Bennett, gjatë margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Rama, është natyrisht politikani që ka promovuar dhe ka realizuar një marrëdhënie më intensive me Izraelin por këto relacione nuk nisën me të.

Izraeli nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Shqipërinë e Enver Hoxhës, pasi ky i fundit kishte një politikë të qartë kundër shtetit hebre. Por pas vdekjes së Hoxhës, gjërat ndryshuan. Ramiz Alia vendosi kontakte me Tel Aviv-in(atëherë kryqytet i njohur nga bota) që në fund të vitit 1989.

Me një marrëveshje diskrete pa bujë, Tirana pranoi që një pjesë qytetarësh shqiptare me origjinë hebreje, të shkonin për të jetuar në Izrael, sipas dëshirës së tyre dhe asaj të shtetit hebre për t’i pritur.

Zbutja e relacioneve erdhi ndërkohë që Shqipëria njohu në vitin 1988 shtetin e Palestinës, siç bënë të gjithë vendet e Konferencës Islamike. Madje në vitin 1990, në Tiranë u vendos Ambasada e Palestinës, e cila është funksionale edhe sot e kësaj dite.

Fatos Nano, menjëherë sapo zgjidhet në krye të Partisë Socialiste, vizitën e parë të rëndësishme zyrtare në një parti socialdemokrate të botës Perëndimore e kryen në Jeruzalem, i ftuar nga kreu i atëhershëm i Partisë Laburiste të Izraelit, Shimon Peres.

Më pas relacionet Tiranë-Tel Aviv kanë shkuar normalisht por pa një afrim të dukshëm. Në mandatin e parë të PD 1992-1997, Sali Berisha pati më shumë një afrim me vendet arabe, kurse në riardhjen në pushtet në 2005 pati një riaktivizim të tyre.

Madje rreth vitit 2007, një grup i rëndësishëm i PR dhe ekonomik izraelit u afrua për investime serioze në Shqipëri, por që më pas nuk u mësua arsyeja e largimit.

Edi Rama, me ardhjen e tij në krye të qeverisë pati një afrim më të madh të këtyre relacioneve, ndërkohë që gjithashtu ka pasur e ka marrëdhënie të mira si me Turqinë, ashtu edhe me vendet e rëndësishme të Gjirit Persik, siç janë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Katari.

Që në fillim të këtyre relacioneve, qarqe të ndryshme mediatike e politike në vend, të cilat nuk janë të nivelit të parë, por politikanë më pak rilevantë e kanë kritikuar kryeministrin shqiptar për këtë afrim.

Siç e treguan vitet, kjo masë dhe konteksti sulmesh, që rritej herë pas here, sipas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ushqeheshin, mbështeteshin dhe financoheshin nga Irani. Diplomatët e të cilit kishin një influencë të dukshme në disa media, por edhe panelistë të njohur “ekspertë të gjeopolitikës” që dalin përnatë në tv.

Megjithatë, në vitin 2024, përkatësisht në tetor, kur u përurua Xhamia e Madhe e Namazgjasë, Edi Rama dhe miku i tij i ngushtë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u përplasen shumë fort publikisht, përpara një numri të madh njerëzish që po i dëgjonin, si dhe në transmetim live, që kishte një audiencë shumë të madhe, jo vetëm në Shqipëri.

Përplasja ndodhi pikërisht për Izraelin, ku duke marrë përsipër situatën në Gaza, Erdogan akuzoi ashpër Izraelin dhe kryeministrin Netanyahu. Ndërkaq, Edi Rama akuzoi Hamasin për masakrën macabre të 7 tetorit 2023.  

Ajo deklaratë pati një efekt të fortë, pasi pikërisht në atë kohë, Ankaraja po mbante marrëdhënie të mira me Hamas, liderët e të cilëve strehoheshin në kryeqytetin turk.

Pikërisht pas këtij incidenti, në Tiranë ndodhi një sulm edhe më i madh në lidhje me marrëdhëniet Tiranë-Izrael. Pasi, Erdogan dhe Turqia ka një influencë më të madhe mediatike në Shqipëri, ku jo vetëm ka simpatizantë, por edhe financon organizata mediatike të ndryshme që botojnë gazeta, revista apo portale.

Prej asaj dite edhe sot, këto qarqe e sulmojnë egërsisht Edi Ramën dhe qeverinë për relacionet e tij me Jeruzalemin.

Por, duket se këto sulme, më shumë se për të mbajtur një qëndrim në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-izraelite, duan të krijojnë një frymë politikë në vend kundra Izraelit. Këto qarqe kanë arritur edhe kufij që nuk kanë qenë të njohur më parë, siç ka qenë ajo e sulmit ndaj një kleriku hebre në Tiranë, çka nuk njihet në traditën por edhe në zhvillimet shqiptare. Ndërkaq, një viktimë e marrëdhënieve me Izraelin, ka qenë edhe Baba Mondi, i cili nga qarqet erdoganiste është sulmuar thjeshte përse ka pritur në kryegjyshatë klerikë hebrenj, apo diplomatë e politikanë nga Izraeli.

Por në realitet këto sulme nuk kanë krijuar një frymë të përgjithshme, ato kanë mbetur në margjina, e sado janë në ekranet kryesore të vendit, ata identifikohen lehtësisht për qëllimet dhe arsyet.

Ndërkaq, relacionet Shqipëri-Izrael kanë qenë të mira edhe në aspektin njerëzor. Turistët izraelitë që vijnë në Shqipëri prej vitesh, jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë problem, por janë mirëpritur kudo. Ndërkaq në disa shtete të Europës si në Spanjë, Itali e gjetkë, turistët hebrenj janë sulmuar apo larguar nga bare apo ristorante, prej militantëve siç quhen tashmë Propal. Pasi Propal është kthyer në një ideologji politike në SHBA, Kanada, Australi apo Europë, e cila është përqafuar nga e majta ideologjike kryesisht.

Ndërkaq në Shqipëri, kjo ideologji mbetet ende në qarqet margjinale dhe nuk ka infektuar krijimin e një rryme apo strukture politike, edhe pse fle në qarqe të caktuara të lidhur me politikën.

Megjithatë, Shqipëria nuk ka pasur asnjë humbje, përkundrazi ka pasur favore në marrëdhëniet e saj të afruara me Izraelin. Siç ndodhi jo vetëm në sulmin ndaj Iranit, kur ndihma erdhi menjëherë, por edhe në rastet e tjera.

Ndërkaq, problemi i “kompleksit të Gazës” nuk ekziston për Tiranën zyrtare, siç po ndodh në Europën Perëndimore, pasi problemin e zgjidhi Ramiz Alia në vitin 1988. Kur njohu shtetin e Palestinës dhe lidhi marrëdhëniet diplomatike. Por Izraeli nuk e ka parë asnjëherë problem, qoftë në kohën e Alisë kur nisi shkrirjen e akujve, e sidomos tani, kur marrëdhëniet janë në një nivel shumë të lartë. E mund të thuhet strategjik, parë edhe afërsinë e aleancës së Izraelit me SHBA dhe atë të Shqipërisë.

TemA

10 Komente

  1. m
    me thene te drejten

    E verteta historike tregon se Shteti shqiptar e ka njohur pavaresine e Izraelit ne vitin 1948, vetem pak kohe pasi u shpall pavaresia e tij!!! Ne 1948 Izraeli nuk eshte ndihmuar aspak nga perendimi, por nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropes Lindore komuniste. Armet me te cilat ka luftuar kunder anglezeve dhe arabeve ne 1948 IDF-ja (Ushtria Mbrojtese e Izraelit) kane ardhur nga ... Cekosllovakia, pra nga vendet komuniste! Krijimi dhe njohja nderkombetare e shtetit te Izraelit eshte bere me mbeshtetjen e plote dhe te fuqishme te vendeve komuniste ne ate kohe, ne OKB dhe ne te gjitha organizatat nderkombetare. Edhe Shqiperia pra e ka njohur pavaresine e Izraelit qe ne vitin 1948, vetem pak muaj pas krijimit. Nderkohe qe forcat politike sioniste qe krijuan shtetin e Izraelit ishin te gjitha parti socialiste dhe komuniste te hebrenjve, forca politike ateiste dhe sekulariste, nderkohe qe forcat politike djathtiste te hebrenjve ishin shume te dobeta ne ate kohe. Ushtaret qe krijuan IDF-ne ishin te gjithe ish-partizane antifashiste majtiste, qe kishin luftuar ne Luften e Dyte Boterore kunder nazismit. Mbeshtetja e Bllokut lindor komunist per Izraelin u nderpre pas vitit 1953 (pas vdekjes se Stalinit) dhe Hrushovi krijoi lidhje dhe me tej u be mbeshtetes i plote i Vendeve Arabe. Nderkohe qe mbeshtetja e Amerikes dhe perendimit per Izraelin ka filluar pas vitit 1967, kur Izraeli mundi ne menyre fantastike Koalicionin arab, ne Luften 6-ditore dhe cliroi Gazen dhe Judea-Samarian nga pushtimi arab. Pra fitoren e Luftes se vitit 1967, Izraeli e ka arritur pa ndihmen e Bashkimit Sovjetik dhe pa ndihmen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes! Pikerisht ne qershor 1967, megjithese marredheniet Shqiperi -BS ishin prishur, Rusia (Bashkimi Sovjetik) i ka kerkuar Shqiperise qe Flota Ushtarake Sovjetike te ankorohej ne portet shqiptare (Sarande, Vlore, Durres, Shengjin), ne menyre qe te mund te ndihmonte Egjyptin ne luften kunder Izraelit. Shteti shqiptar dhe Enver Hoxha nuk pranoi, pra de-facto u vendosen pro Izraelit. Pas kesaj rreziku rus ishte i madh! Nga ai moment Ushtria Shqiptare kaloi ne gadishmeri luftarake nr 1, madje u mobilizuan edhe forcat rezerviste edhe cetat vullnetare!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      Cilet jane sot njerezit antisemite (dmth kunder hebrenjve) dhe pro-Hamas, te ashtuquajtur pro-plastelineze (Propal)! Mund ti shohim keta njerez ne dy kendveshtrime : 1. ne kuptimin vetjak, pra te analizosh nje person te vetem pro-Hamas dhe 2. Ne kuptimin grupor, pra te analizosh nje grup njerezish pro-Hamas. Nese e sheh ne kuptimin vetjak, nje person pro-Hamas ka 2 mundesi ekzistenciale. 1. eshte BUDALLA dhe 2. eshte MASKARA. Budallenjte jane ata persona te cilet nuk dine asgje per ceshtjen, nuk kane asnje njohuri historike dhe gjeografike per ceshtjen, nuk kane kapacitetin mendor te grumbullojne, filtrojne dhe perceptojne faktet dhe te nxjerrin perfundime. Personat Budallenj mendojne se jane me te drejten dhe perkrahin nje ceshtje te drejte, por gjithe kete bindje idioteske e kane te mbeshtetur ne vetem reagime emocionale dhe jo llogjike, duke rene pre e propagandes e cila synon pikerisht kete grupin e budallenjve te patru, qe ti beje pro-hamasiste. I vetmi argument dhe justifikim i budallallekut te tyre eshte se “Izraeli vret femije ne Gaza dhe keta plastelinezet jane gjynof te shkretet dhe kane te drejte te kene shtetin e tyre dhe te jetojne ne liri, po Izraeli i keq nuk i lejon dhe i vret”. Kaq eshte kapaciteti mendor i Grupit te Budallenjve. Pervec ketyre kemi Grupin e Maskarenjve! Maskarenj jane ata persona qe kane dijeni dhe njohuri per ceshtjen,por bindjet dhe perkrahja e tyre qe eshte e qellimshme pro-Hamas, eshte mbeshtetur ne koncepte dhe ideologji anti-Semite, naziste, islamiste, pseudomajtiste dhe antinjerezore. Keta njerez jane te poshter, megjithese e dine shume mire se e drejta eshte me hebrenjte dhe jo me arabet, qofte e drejta historike qofte e drejta morale, ata perkrahin hamasistet per arsye te bindjeve te tyre ideologjiko-fetare. Por formimi mendor I ketyre personave eshte kriminal. Keta njerez jane kriminele dhe terroriste ne mendje dhe ne shpirt, por mund te mos jene te afte qe kete ta realizojne edhe praktikisht. Keta jane Hamasiste ne tru dhe ne zemer, por s’kane bythe ta bejne kete edhe me veprime, sepse jane frikacake. Keta jane dy tipat njerezore pro-Hamas. Kush eshte pro-Hamas ose eshte budalla ose eshte maskara, mos u lodhni ta kerkoni veten diku tjeter! Mos u perpiqni te shmangeni dhe te rreshkisni nga vetvetja, as te justifikoheni duke thene se : nuk perkrahni Hamasin, por perkrah “popullin e pafajshem plastelinez”! Hamasi dhe “plastelinezet” jane e njejta gje, ata nuk kane asnje te drejte historike dhe asnje te drejte morale ne konfliktin izraelito-arab qe ka 1400 vjet qe ka filluar, qe kur kolonizatoret islamisto arabe pushtuan per here te pare Jeruzalemin ne vitin 638 te eres sone! Zgjidhni e merrni : ose BUDALLA ose MASKARA! ------------------ Le ti shohim tani pro-Hamasistet si grupacione. Jane tre grupacione : Grupi i Islamisteve, 2. Grupi i gjoja-majtisteve (pseudomajtisteve), 3.Grupi i Nazisteve-djathtisteve. Per Grupin e Islamisteve besoj jeni te qarte te gjithe, se eshte grupi me I madh I kesaj race te ndyre pro-hamasiste. Shumica e atyre qe e quajne veten myslimane dhe jane nen Islam, jane perkrahes te Hamasit dhe “ceshtjes plastelineze”. Keta jane besimtaret e verber islamike, raca me e ndyre ne historine e njerezimit, te cilet gjithcka e bejne per shkak te FESE duke u mbeshtetur ne “mesimet” e Quranit dhe maskarait Muhamut! Ne Quran dhe ne Hadithe (hadithet jane shkrime te mevonshme islamike, gjoja shpjegimet dhe mesimet qe dalin nga ky “libri I shenjte” dhe nga veprimtaria jetesore e Muhamut kriminelit) thuhet qarte dhe paster se te gjithe Qafiret (Kufar) dmthe te pafete-te pabeset, jane armiq te Islamit dhe “profetit” dhe nese nuk islamizohen dhe I binden ketij, ata eleminohen! Hebrenjte (se bashku me kristianet) percaktohen qartesisht ne Quran dhe ne Hadithe se duhet te zhduken nga faqja e dheut, derisa te mos kete ngeluar asnje mbi toke. Mos t’ju duket fare cudi, keto jane mesime qe I merr cdo mysliman normal, pavaresisht nese ai e kryen veprimin per ta realizuar kete mesim-detyrim apo jo. Por myslimani e ka kete detyrim ne qenien e tij mendore, duhet te jete I bindur ne kete konceptim, ose pastaj quhet kundershar I Islamit dhe eleminohet. Pra ideologjia e Islamit, qe eshte me shume se nje fe, eshte burimi thelbesor I kesaj te Keqeje te madhe qe ekziston sot ne popullsite myslimane ne gjithe Boten. Keto popullsi per shkak te kancerit islamik, jane te semura mendore dhe pro-Hamas, pavaresisht nese ka dikush te drejte apo s’ka. Ata jane te detyruar te binden qe Izraeli jo vetem nuk duhet te ekzistoje (se keshtu thote Qurani) por se populli hebre (e bashke me ta edhe te gjithe te tjeret jo-myslimane) duhet te eleminohen ose te islamizohen te gjithe! Pra e kuptoni pse raca e ndyre islamiste, emigrantet arabe e myslimane kudo ne Boten Perendimore jane ne shumice dermuese pro “plastelineze” dhe organizojne demostrata e tubime. Ne ideologjine Islame bota eshte e ndare ne dy pjese ne Dar Al Islam (bota nen Islam) dhe ne Dar al Alab (bota ne lufte). Bota nen Islam eshte aty ku sundojne islamistet dhe bota ne lufte eshte aty ku islamistet luftojne per te vendosur sundimin e Islamit. Prandaj shoqerite islamiste jane gjithmone ne lufte. Qarte!? Le te kalojme tani te grupi i dyte, Grupi i Liberaleve apo Pseudomajtiseteve (atyre qe hiqen ose mendojne se jane majtiste). Ky eshte grupi me i cuditshem i njerezve pro-Hamas. Ne fakt majtizmi (komunistet, socialistet, socialdemokratet, liberalet, mjedisoret...) eshte nje ideologji perparimtare, qe ka si synim ta beje Boten me te mire dhe me te drejte dhe qe ne krijimin e saj ishte nje ideologji ATEISTE (qe nuk njeh zot dhe asnje fe), nje ideologji ne perkrahje te se drejtes se popujve per liri dhe vetvendosje, nje ideologji anti-kolonialiste dhe pro popujve autoktone, nje ideologji per drejtesi dhe barazi njerezore. Atehere si eshte e mundur qe nese je majtist ti te jesh ne nje llogore te perbashket me Islamistet (qe jane ekstremiste fetare, jo thjesht fetare) nderkohe qe ti je ateist!? Nese je majtist si ka mundesi qe te jesh ne nje llogore me Nazistet (qe jane raciste dhe diskriminues) nderkohe qe ti je per barazi dhe vellazeri mes popujve!? Nese je majtist ti je kunder kolonializmit, pra duhet te jesh kunder nje prej kolonizimeve me te medha qe ka njohur historia e Botes, kunder kolonizimit arabo-islamist qe ka pushtuar dhe kolonizuar 1/3 e botes, me shume se gjithkush ne histori. Nderkohe qe nuk perkrah de-kolonizimin dhe te drejten e popullit te lashte autokton te Izraelit per vetvendosje. Po c’majtist mund te jesh ti!? Kjo eshte e cuditshme apo jo, nje majtist dore per dore me nje islamist dhe me nje nazist, kunder popullit hebre dhe kunder Izraelit! Atehere shpjegimi duhet te jete se keta nuk jane vertet Majtiste, por jane pseudomajtiste! Me idene qesharake se “te majtet” jane gjithmone ne perkrahje te te pafuqishmit, te te dobtit, te te nenshtruarit keta idiote pseudomajtiste kane rene ne krahet e se keqes hamasiste. Nuk eshte aspak e thene se e Keqja eshte gjithmone I forti dhe e Mira eshte gjithmone I dobti. Ky eshte konceptim femijnor dhe idiotesk. Per fat te mire ne kete ceshteje tashme e KEQJA (plastelianizmi) eshte e dobet dhe e pafuqishme dhe e MIRA (izraelizmi) eshte I forte dhe ne perparim te pandalshem. Por qe te vinim deri ketu, e Mira ka bere shume perpjekje, shume mund e gjak per te fituar. E Keqja ka ngrene grushte derrmuese dhe sot qahet e ankohet, por vazhdon mashtrimin e poshter qe te beje sa me shume budallenj rreth e rrotull. Pervec kesaj keta pseudomajtistet jane bere edhe qesharake me sjelljen e tyre, prej injoranti dhe budallai dhe po e cojne te majten drejt gremines. Nje e majte e re duhet te rilinde, se shoqeria njerezore boterore ka nevoje per te dhe per shprese! Grupi I trete eshte Grupi I Nazisteve-djathtiste, edhe ky nje grupim pak a shume I njohur ne historine e njerezimit. Ky grupacion I ka rrenjet qe ne kohen e krijimit te Kristianizmit, kur kjo u be fe zyrtare e Perandorise Romane ne shek IV- V-te te eres sone. Hebrenjte ishin vrare e shperndare me force nga Perandoria Romane qe ne shek II-te e.s, pas Kryengritjes hebreje te vitit 136. Nje pjese e madhe e popullit hebre u detyrua te largohej nga atdheu I vet (Izraeli-Judea) ne vende te ndryshme ne lindje e perendim, ne veri e ne jug. Nje pjese megjithate qendroi dhe nuk u largua kurre nga atdheut i vet. Por antisemitizmi lindi atehere kur kristianizmi u be fe zyrtare dhe e vetme e Perandorise dhe “natyrisht” hebrenjte u akuzuan se kane vrare Jezuin (vazhdojne akuzohen edhe sot). Qe atehere antisemitizmi nuk ka pushuar se ekzistuari ne boten kristiane, nderkohe qe vetem pak kohe me pas ne shek VII-te e.s lindi edhe Islamizmi ne Arabi dhe filloi edhe andej antisemitizmi per shkaqe qe i shpjegova me lart. Gjate shekujve hebrenjte ne Evrope jane akuzuar per GJITHCKA, qe nga kolera dhe murtaja, deri te pirja e gjakut te foshnjave, deri te kontrolli I parase ne bote, deri te “protokollet e Sionit” e sot deri te “vrasja e femijeve ne Gaza”. Perfaqesuesit me te poshter te kesaj race mutrore njerezore jane Nazistet, qe me perkushtimin e tyre antinjerezor zhduken 6 milion hebrenj (nga 9 milion qe ishin gjithsej ne ate kohe) ne Holokaustin e Luftes se II Boterore. Vazhduesit e sotem te nazismit kane te njejtat ide dhe kane te njejtat deshira te bejne edhe sot, por jane te dobet, pra edhe kjo e Keqe eshte e dobet dhe e pafuqishme! Ju pershendes dhe uroj qe te merrni vesh!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani.(ai i verteti )

        Je shume i sakte ne komentin qe ke postuar. Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sabri Kurti.

          Një ese e bukur!

          Përgjigjjuni
        2. C
          Castriotas

          ME DY FJALE, KY IZRAELI MIK SPECIAL I EDVINIT, NUK DHA KOKERR LEKU NE TERMETIN E MADH TE 2019 QE SHKATERROI GATI SHQIPERINE, DHE PSE KRYEMINISTER ISHTE EDVINI. TE TJERAT I DINI JU!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albania great again

            Shqiponja shqiptare e ha gjarprin izraelit....!

            Përgjigjjuni
            1. u
              u dhime duke qesh

              Trupeshk...

              Përgjigjjuni
            2. H
              Haku

              Shume fjale per asgje. Perfundimisht jemi popull budalla e injorante. Kur e gjith bota perendimore e civilizuar proteston kunder kesaj qeverie vrasese e okupative (jo populli izr@el-it), ne inferioret shqiptare qendrojme me ta. Fundja cfar perfitimi ka pasur Shqiperia prej ketij vendi.!!? Asgje zero. Nese do flasim nga ana spirituale, i bie me qen me njerzit e pafajshem qe vriten si pula. Me thoni cperfitim ka pas dhe mund te kete Shqiperia nga nje qeveri kriminelesh, kta te zhjuarit e dijne. Vk

              Përgjigjjuni
              1. q
                qe te kuptosh o kokbosh

                Kunder Izraelit protestojne tre grupe njerezish : islamistet, nazistet dhe pseudomajtistet. Keta nuk perbejen ate qe ti thua "bota perendimore e civilizuar", por pikerisht pjesen me te pegere ate asaj shoqerie!

                Përgjigjjuni
              2. T
                Trojan

                Fiks, Haku

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje