
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ ka mbërritur në Portin e Durrësit për një vizitë treditore, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Gjatë qëndrimit në port janë marrë masat organizative për pritjen e mjetit dhe ekuipazhit. Në koordinim me Forcën Detare shqiptare dhe Policinë Ushtarake është siguruar akomodimi i ekuipazhit dhe masat e sigurisë.
Autoriteti Portual i Durrësit thotë se vizita është pjesë e bashkëpunimit të rregullt mes forcave detare të vendeve aleate dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon.
"Porti i Durrësit ka mirëpritur për një vizitë tre ditore, nëndetësen turke “TCG İNÖNÜ”, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate. Gjatë kësaj vizite autoritetet portuale në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake janë angazhuar maksimalisht për garantimin e masave organizative dhe kushteve të nevojshme për akomodimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj vizite. Vizita e nëndetëses turke përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, duke reflektuar mundësitë për partneritet të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon" shkruan Autoriteti Portual Durrës.
Nëndetësja mbërrin në Durrës vetëm pak ditë pas sulmit me raketë balistike ndaj Turqisë nga Irani, një sulm që u dënua edhe nga kryeministri Edi Rama.
Rama tha se Turqia është një vend vëlla dhe partner strategjik i Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë qëndron “krah për krah saj dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të NATO-s”.
Turqia eshte shtylla e sigurise tone kombetare. Pse vetem luftanije amerikane, italiane e sidomos turke parkojne ne Durres? Thjesht sepse ata jane aleatet tane te medhenj strategjike, ashtu sic Gjermania e Britania jane per Greqine.
Hahahaha! Kështu është kur je pa shtyllë kurrizore dhe imagjinon se të kanë vënë shtyllën e sigurisë duke mos e kuptuar që të është futur diku tjetër! Se mos është hera e parë. Me një eksperiencë 500 vjeçare që të ka ndryshuar komplet ADN-në është më se normale!
Te dogji klimax pousti
Ore cuna, lufta nuk eshte me kete ane , eshte me anen tjeter. Mos kane dezertuar keta nga frika e iranianeve dhe tall trapin gazeta?????
Si nëndesja 105 në miniaturë duket..
Shpresojm qe shqiperia te ndertoj floten e vet ushtarake per interesat e vendit tone.
Po shume mire po ne skemi problem me askend . Kjo eshte dhe nji ?? Madhe ku jane nendetset tona 105 etj eeee Enver ku je o Enver sa na mungon presenta jote !
Dhe imagjinojeni kush ndodhet minister mbrojtje ne kte situate te ndere ne mbare Boten, Ermal Nufi, pa asnje njohuri ushtarake apo ndonje kualifikim perkates, mjafton me 5 vite juridik dhe sherbyesi Belindes. Shqiperia dhe Forcat e armatosura ne duart e Ermalittttt. O mjere Shqiperia e shkrete ku e futen ne kte qorrsokak,,,,!!!!
Te na rroje PIKTORI , se STRATEGET USHTARAK na lane shendene qe pas 90-tes , i zevendesuan me ZHULAQER , ata i benin punen sali kermes, tashti Rames ????
Mund të kishte shkuar edhe më keq. Përshëmbull në duart e Flamur Nokës. Ai edhe duar s’ka se është kafshë. Më mirë mund të thuhet “ në shputat” apo “ nën kthetrat”
Bunkeret- u tallem Ushtria popullit- u tallem Armatimin- e zmontuan e shiten Nendetsja Turke- rendesi ka qe ne qender te tiranes te te zgjoj hoxha nga zeri larte i altoparlanteve. Cfare bukurie edhe per turistet. Shikoni punen dhe qetesine o njerez.
Turqia, me te mirat dhe te kqijat e saja eshte miku dhe aleati me besnik i Shqipnis.Munde te folni sa te doni por greqia apo italia,kurr besnikrin e Turqis ndaj Shqipnis nuk e kane pasur,perkundrazi.Shqipnia,duhet te mendoj armatosjen,se pari ka gjysmen e kombit jashte duhet te jete ajo foleja qe i bashkon dhe afron Shqiptaret,se dyti ka greqin dhe serbin armiq te perbetuar te Shqipnis dhe Shqiptarve,se treti nuk duhet te mbeshtetemi vetum te MIQET,por te punojm edhe vete te blejm arme qe duhen jo vetem lemoshe dhe ndihma,teprica te skaduara dhe te vjetra.Ringrita e ushtris Shqiptare duhet te jete emergjence kombetare,kush mendon ndryshe nuk e jeton realitetin e kohes...
ASNJE armatosje te shqiperise, se vjen Saliu dhe I shet prape. Me mire keshtu sic jemi. I k ishim, I shkaterruat dhe Tani I kerkoje prape. Beni inventare e QZ dhe tyneleve, shikoni gjendje e tyre dhe adresoni njerezit se ku do te strehohen ne rast nevoje. Irani e Rusi nuk vine dot, Jane larg. Shume shume do Na pushtoje greku Ne juge dhe ish jugosllavet ne veri. Ne I duam Ata, kot nuk iu sherbyem ne luften kunder komunizmit. Sa I poshter ai Enveri, na la me gjithe keto probleme. Ishim me breket, mbetet pa breket.
Dhe vjen Turreqija te na mbroje.
Vend vëlla që të pushtoi 500 vjet dhe ndaloi gjuhën shqipe, vend vëlla që të ndryshoi fenë me dhunë? vend vëlla që të shkaterroi kulturën? vend vëlla që të morri djemtë e rinj per ti përdor nizam si mish për top??? Ky qenka vendi vëlla???
Nuk e dimë fatin e nëndetëseve tona , s'i i vajti filli, nga i degdisi ,Berisha me Medi republikanë.Mbushën xhepat...putanat !