Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet institucionalisht dhe ekonomikisht. Në këtë drejtim është Franca që do t’i japë “një dorë” vendit në rrugën e vështirë të anëtarësimit me objektiv ambicioz vitin 2030.
Jeremie Pellet, drejtor i Përgjithshëm i “Expertise France”, shprehet: “Ne punojmë në fushën e reformave në sektorin e energjisë, në pavarësimin ekonomik të grave, në fushën e klimës. Kemi projekte që po zbatohen në mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë në dy prioritete. I pari ka të bëjë me mbështetjen ndaj reformave për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe i dyti është sigurisht perspektiva e Bashkimit Evropian.
Siç i ka thënë presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, kryeministrit shqiptar, integrimi është një moment ribashkimi dhe ne duhet ta konsiderojmë Shqipërinë tashmë si pjesë e familjes evropiane”.
Në linjë me objektivat e shpallur nga Qeveria e Shqipërisë, agjencia franceze e ekspertizës do të mbështesë vendin me para dhe njohuri në drejtim të zhvillimit të sektorit energjetik për të qenë “eksportues neto” në 2030.
Jeremie Pellet thekson:
“Ne punojmë edhe për sa i përket transformimit të tregut të energjisë, një nga shtyllat kryesore të aderimit të Shqipërisë në BE. Ne punojmë në këtë fushë në bashkëpunim me Agjencinë Rregullatore të Energjisë. Ideja është të kemi sa më tepër energji të qëndrueshme në një vend që tashmë një shembull i mirë sepse 100% e energjisë së prodhuar është e rinovueshme.
Duhet të vazhdojmë të punojmë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe përdorimin e kësaj energjie në sektorë si transporti, në mënyrë që të kemi një kurbë të qëndrueshme të emetimit të ulët të karbonit”.
“Përgjegjësia është e qeverisë, sfida është e gjithë shoqërisë”, për të shmangur një efekt të mundshëm “boomerang”, qeveria dhe institucionet shqiptare do të këshillohen edhe për menaxhimin e “boomit të turizmit”: “Prandaj ne punojmë me Ministrinë e Turizmit dhe të mjedisit për të bashkërenduar këto dy prioritete dhe të bëjmë të mundur që ky zhvillim turistik të jetë i qëndrueshëm dhe të sjellë sa më shumë të ardhura për strukturat afatgjata të vendit”, tha ai për A2 CNN.
Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama pati një vizitë 2-ditore në Francë, në prill. Në Paris u firmos edhe një marrëveshje ndërqeveritare. Në dokumentin e depozituar për ratifikim në Parlament, Franca angazhohet të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e reformave të nevojshme me qëllim anëtarësim në Bashkimin Europian.
pjerdh se lirohesh
Duket qart se pa gjakosje te kolotripida-s se muslimon brother's m'Albanistan nga i " gjati" francez nuk ka Evropi!
Atje e ke mendjen, tek suma.
Po ku ta ket ???? Gjuha shkon ku dhemb dhembi thone .....ja kane valuar mire bythqirit te4 kishes ...ja kane sperkatur suratin ...
Si ja c'qyen Micokakut dhe i dhane ca vjetersira avione te perdorur ....i vajti pipa dem Micos ....Turkay i mer te reja ....kurse Micos i ngecen vjetersirat ....le qe cti them ty une , ti je zgjebs muti qe kalon kohen neper bodrumet e kishes duke ngrene fasule kishe buken e zotit dhe duke i mare nje pip te mire papulit ...vazhdo korak , vazhdo o gabzer i Janulles ...zmnadhoe akoma kolotripidhen .....beje xxxxl ptuuuuuuu vromiari
Kujton se po besojmë çfarë thonë këta?!
Aman o Lani besoji, se ndryshe nuk i ze gjumi ata.
Ky flet specifikisht per energjine , me siguri thelle ka ndonje interes francez ne loje , do ti dali koka heret apo vone .
Hipokrizia e qelbesirave franceze. Ishte Franca qe zvarriti dhe pengoj Shqiperine per kaq vite. Kujtojme planin e qelbesirave franceze per nje gjoja union politik e jasht bashkimit evropian.
Kur çdo institucion ta bëjë punen si duhet si sherbetor te njerezve, pa korrupsion vjedhje,u kuptua kjo pune , çdo popull meriton institucionet qe ka ,hec aty avash avash deri sa te ike hajdut krimineli i fundit çfare nuk po degjojme
Edhe kur ti sherojme plaget e korrupsjonit ,nga politka e pushtetaret , ju do te nxirrni djallit te na largoje nga Evropa .Kini gatuar nje lemsh ne Ballkan qe ju nuk e zgjidhni dote ,sic nuk po zgjidhni ato qe kini midis vendeve te BE.