Front i ri i luftës, PS-PD padisin njëra-tjetrën në SPAK

2 Tetor 2024, 17:50Politika TEMA
Front i ri i luftës, PS-PD padisin njëra-tjetrën në SPAK

Hyrja e Prokurorisë së Posaçme po kthehet në një front të ri të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Pasi Policia paditi në SPAK deputetët e opozitës në lidhje me aksionin e tyre parlamentar, demokratët u përgjigjën me të njëjtën monedhë, duke akuzuar 73 kolegë të mazhorancës për veprën penale për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Si një nga deputetët e kallëzuar, Ulsi Manja u shfaq i pa shqetësuar duke e gjetur shpëtimin te Komisioni i Venecias dhe arsyetimin se mazhoranca nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

“Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias.

Do të presim opinionin e Komisionit dhe do të ketë një vendimmarrje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush”, u shpreh Manja.

Dialogu në Parlament mes PS dhe PD duket larg, pasi Manja, si një nga anëtarët e Këshillit të Ministrave e sheh të pamundur që t’i pranohet kushti opozitës për një bashkëqeverisje teknike të dytë.

Bojkoti i PD në komisione parlamentare nuk i ka stepur socialistët për të  përsëritur të njëjtën fotografi të një viti më parë, vijimin e punës të vetëm.(Fjorela Beleshi)

2 Komente

  1. L
    L.Xh

    Këta kurvat e PD-së, këtej shajnë SPAK-un se u futi Sali Berishën në burg, këtej kanë besim tek SPAK-u dhe ankohen duke akuzuar deputetët socialistë. Kë të besosh ? Kurvën apo prostitutën, kë rol kanë këta të PD-së ? Apo në mëngjes kuvë femër, dhe pasdite kurvë mashkull (Gazmenda Bardhi) ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      2 banda hajdutësh janë në garë kush vjedh më shumë. Nga investitorët strategjikë tenderat publikë ppp etj

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje