Frrok Çupi: Shqiptarët e duan Berishën pas hekurave, për SPAK është momenti i dinjitetit

1 Maj 2023, 11:49Politika TEMA

Frrok Çupi: Shqiptarët e duan Berishën pas hekurave, për

Për analistin Frrok Çupi është koha që SPAK t’i vendosë një emër vrasjeve të Haklajve në Tropojë. Në studion e Tirana Live, Çupi tha se krimi është i njohur para të gjithëve, dhe drejtësia fundoset nëse edhe këtë herë nuk do t’i vendosë një emër.

“Nëse bëhet fjalë për parashkrimin është cështje që i takon drejtësisë. 20 vitet që i kanë kaluar asaj date, nuk kanë cënuar asgjë. Krimi është i njohur, drejtësia varet se cfarë emri i ve. Nëse nuk i ve emër, drejtësia fundoset. Krimi ekziston, është i dëshmuar në sy të njerëzve.

Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.

Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës. Ishin disa prej emrave që ka Aishja në listë. Ishin në ushtrinë e Berishës e më pas u graduan me funksione shtetërore e privilegje të tjera. E tëra ka një sekret shumë të madh, drejtësia e ka të lehtë këtë cështje, sepse të gjithë anëtarët e bandave të Berishës ndodhen në Shqipëri” -u shpreh Çupi.


Ndër të tjera, Çupi tha se Berisha ka mbi vete krime të mëdha, madje shkoi më tej kur theksoi se krimet e ish kryeministrit janë më të mëdha se të Al Kaedas.

Sa i përket dëshmisë së Aishe Haklajt në SPAK, analisti tha se ajo nuk ka besim fare te SPAK, por e sheh atë si lutjen e fundit para Zotit.

“Dëgova deklaratën e znj. Haklaj, është një vajzë sic i ka Tropoja e Kosova, me guxim me qartësi, që kur i bie halli mbi kurriz mban familjen. Grahmat e fundit i lëshon kur thotë kam besim te SPAK, është lutja e fundit para Zotit. Une mendoj se ajo nuk ka besim fare te SPAK.

Znj.Haklaj, ashtu si edhe shqiptarët, do donin ta shikonte Berishën disa ditë pas hekurave, të thoshte me dinjitet pas hekurave ‘po i kam vrarë’. A do të jetë kjo ditë? Haklajt meritojnë një gjë, të mos u shkatërrohen më varren. Është momenti i dinjitetit, jo thjesht i ferrit. Nëse SPAK nuk e jep këtë dinjitet humb shume kredibilitet te drejtësia.” -përfundoi Çupi.

14 Komente

  1. E
    Eni

    Momenti ishte dhe kur ti ishe drejtor I fordere per shoqerine Civil deri ne 2013 apo nuk quhet atehere se ti fitoje mire...o Mero kam respekt per ty...por kte Cupin mos na e nxirr me....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Frrok Cupi eshte gazetar i lindur, ka filluar te shkruaje ne gazeten "Studenti" 1969 dhe do te vahzdoje te shkruaje teVERTETEN deri sa te kate jete. Eni, kur nuk i njeh njerezit mos fol, se gjuha kocka nuk ka por kocka thyen!

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Ore zoteri e e din ti se Spaku perbehet nga shqiptare?dhe ti kerkon ndeshkim nga keta njerez qe kane dale nga kjo shoqeri hajdute shqiptare qe te ndeshkojne te keqen?ore a ke mend ti apo jo?

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Jo Aishja, por askush nuk ka besim tek SPAKu, pervec Saliut dhe Ilirit. SPAKu nuk eshte Zot per besim te verber, por institucjon qe e krijon besimin me pune, trimeri, patriotizem, fakte. Asgje deri tani. Nje deshtim i cmendur. Miljarda leke per SPKun. mbeshtetje historike kombetare dhe mbare planetare. Shkaterrim total i nje sistemi gjingjonist per te ricikluar nje duzine prokuroresh te paafte, frikacake, ordinere ne narrativen dhe rreklamen mashtruese me te shtrenjte te shekullit. Perendimoret nuk do harxhojne me kohe dhe para me kete prokurore gerdalla, por duket se po shkojme drejt administrimit nderkombetar si Kosova. Deshtuam si shqiptare te ndertojme shtet. È vetmja mentre qe te egzistojme ngelet nje gjykate speciale ne Hage. Prokurore dhe gjykates te huaj. Pavaresi e kufizuar. E turpshme, por nga tribalizmi, llumi fetar, folklorizmi dhe kultura shqiptare e mizerjes nuk lind dot shtet.

        Përgjigjjuni
        1. F
          F-22 Raptor

          Spak ka lindur i vdekur! Ju kujtohet historia me qershite e urinuara ne shport, edhe keta qe kaluan vetting-un ne te njejten shport kane qene. Prandaj mos na hapni barkun me to!

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Jam dakord me komentuesin me siper.SPAK nuk ariti ne pritshmerit e shqiptarve.Edhe keta jane pjese e kastes se hajduteve,por me te zgjuar se te paret i expozonin ato qe kishin vjedhur ,keta i fshehen

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cubi

              Jan kursantat e plepave qe pasojat i shikojm edhe sot. Kush i coi ne kurs ata ?????????????? Detyrimisht saliu i zi dhe domosdo do i sherbejn tani qe gjoja eshte ne veshtiresi,se domosdo resto do te kthehet

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bozhigradi

              Ky s'e kupton qe eshte si puna e nje guri te vogel qe hidhet ne nje lume. Guri i vogel, pasi ben ca dredha ne uje, ze vend aty dhe e mbulon llumi. Puna eshe se ketij i duket sikur do qe te ndryshoje rrymen e lumit. I duket vetja i madh. C'ti besh. Keshtu i eshte mbushur mendja!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drane

                E ke fjalen per birin dhe dhenderrin e Serbise: Sali Sheqere Vuk Berishen, qe deklaron "Jam Sali Berisha une, o budallenj!"

                Përgjigjjuni
              2. k
                koli

                Jo Frrocke, ti e do!

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dritan

                  Erdhi helikopteri Frrok?Lol,

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cekani

                    Ne shqiperi asnjehere ska per te pasur drejtesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sllobodanka

                      Helikopterin e ka kerkuar ne vitin 1997 trimi "legjendar", biri dhe dhenderri i Serbise, Sali Sheqere Vukmanovic Berisha dhe perseri po u rezikua do t'i vije helikopteri i burrit me te madh qe ka nxjerre shekulli XXI - Vladimir Putin.

                      Përgjigjjuni
                    2. C
                      Cekani.

                      Spaku qe populli priste shume doli( KAUSH).Ka 8 vjet reforma ne drejtesi.Ketu asnjehere ska per tu bere drejtesi.ketu denohet viktima, fajtori del pa lagur.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje