Gaz Bardhi kërkon hetimin e kultivimit të drogës në vitin... 2014

10 Prill 2024, 19:26Politika TEMA
Gaz Bardhi kërkon hetimin e kultivimit të drogës në vitin...

Grupi Parlamentar i Rithemelimit, pas refuzimit të interpelancës nga kryeministri Edi Rama për denoncimin mbi përfshirje e vëllait të tij Olsi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë, nuk ka hequr dorë. 

Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas tij, agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal. 

“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotë identitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. 

Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjeç, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave të sistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024” - thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të Rithemelimit.

2 Komente

  1. S
    Sadiu

    O zvëndësi i kriminelit para 2014 është 21 janari i bulevardit. O vrasës i Elbasanit shko në Gjykatë dhe trego se me urdhërin tënd u vra Doktorin se ti e ndërtojë dhe e urdhërojë atë skuadër antishqiptare. O njeriu i turpit si ke sy e faqe e del e kërkon të bësh politikë, kur ti e ke ndyrë atë e po e ndan me veprimet e tua antishoqërore dhe rraskapitëse për shoqërinë. Po ti more mizerabël me Gonen e Tabaken e shkatërrove PD, asetin e vyer të këtij populli. Po largohu O mortje bashk me mortje e çdo krahu të politikës dhe lini njerzit e mirë të saj ta çojnë kombin përpara.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      O trap,ty ështe gjynah me te dhene bar ne ushqim.Pas ardhjes se Tahirit ne ministri kanabisi filloi renien drastike dhe ështe viti 2014 kur sulmoi Lazaratin te cilin e mbronte personalisht Berisha.Kulmi i kultivimit te Kanabisit ka qene koha e Bashës dhe Mulit si ministra.2016 ka qene aksidenti qe papritur hyri fara vjetnameze shume e shpejtë qe i zuri ne befasi.Pastaj kanabisi si edhe sot nuk ka me kultivim masiv.Ti ben mire qe te japesh llogari per vrasjen e Elbasanit nga policia qe krijuat jashte ligjit me pretekstin e ruajtjes se votes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje