Gazetari: Berisha ka hallin e tij personal, mendon se do marrë pushtetin me dhunë

23 Dhjetor 2025, 09:28Politika TEMA
Gazetari: Berisha ka hallin e tij personal, mendon se do marrë pushtetin me

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka si qëllim të shpëtojë nga prangat e SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha është në hall dhe kërkon të marrë pushtetin me dhunë.

“Qëllimet e qytetarëve nuk bashkohen me qëllimet e Berishës. Berisha ka qëllim të shpëtojë nga pranga e SPAK. Berisha ka hallin e tij personal.

Protesta sot prodhoi ca akte të shëmtuara dhune dhe gjithmonë kështu kanë qenë. Kaq është fantazia politike e Berishës.

Kaq është mundësia dhe kaq shihet nga opozita shqiptare. Berisha e nisi në 1990 me mashtrimet e tij. Njerëzit pas pak vitesh i la pa bukë në 1997.

Për të fshehur mungesën e inteligjencës politike, prodhon akte dhune. Me dhunë, Berisha mendon se do marrë pushtetin. Pushteti merret me votë”, theksoi ai.

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    O Fatos ti ke te drejte por doktori nje pjese te pordhkruroreve te Spak- ut i ka tredhur qe ne djep e se can trapin fare per ata.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje