Gazetari: Pse Bardhi po e mbledh Këshillin Kombëtar online, frika që ka

27 Korrik 2023, 13:19Politika TEMA

Gazetari: Pse Bardhi po e mbledh Këshillin Kombëtar online, frika

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Dmokratike. Lita u ndal dhe te kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për të mbledhur Këshillin Kombëtar online pasditen e sotme.

Gazetari theksoi se një vendim i tillë për t’u mbledhur online mund të jetë bërë nga frika e fotografive dhe pamjeve, ku shmë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, janë tashmë këshilltarë bashkiak për Partinë e lirisë.

“E vetmja frikë është e kamerave dhe e fotografive sepse ju do shikoni çudira dhe gallata nëse në mbledhje shfaqen antarët e Këshillit Bashkiak, të “Bashkë Fitojmë”, apo të firmosur nga Ilir Meta, apo që janë aktualisht nën cipën e Ilir Metës, apo kandidatë për kryetarë bashkie që kanë qënë, apo janë firmosur me firmën e Ilir Metës.sipas statutit të Partisë Demokratike ata janë të vetëpërjashtuar nga subjekti politik.

Mbledhja online bëhet për ta kufizuar sa më shumë pasjen e këtyre imazheve që do të krijonte një efekt ‘boomerang’ në mbledhjen e Këshillit sepse askush nga kryetarët e degëve, nga kolegji i kryetarëve, pra 71 degëve që janë njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk e mbështesin z. Bardhi dhe të tjerët në këtë nisëm”, – tha ai në Euronews Albania.

1 Komente

  1. g
    gimi

    po kujt ju rrujt ,keta jane te mor fund ,si foltore si vule si lulush si alibytha si saliu ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje