Gazi lotsjellës i skaduar tregon për opozitën e skaduar që drejton Berisha

25 Janar 2026, 09:50Politika TEMA
Gazi lotsjellës i skaduar tregon për opozitën e skaduar që

Pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve. Një pretendim që u përforcua edhe nga vetë Sali Berisha, i cili deklaroi se në protestë ishte përdorur “gazi lotsjellës i Lul Pengut”, duke tentuar ta zhvendosë debatin nga dhuna e ushtruar gjatë tubimit, tek lufta e brendshme partiake.

Por përtej polemikës politike dhe akuzave të zakonshme ndaj uniformave blu, detaji i gazit lotsjellës të skaduar nxjerr në pah një të vërtetë tjetër, shumë më domethënëse: skadencën politike të vetë opozitës që Berisha drejton.

Prej katër vitesh, kjo opozitë premton rrëzimin e qeverisë “brenda pak ditësh”, “brenda pak javësh” apo “me protestën e radhës”. Prej katër vitesh, Berisha dhe drejtuesit e tij ushqejnë militantët me iluzione revolte, ndërsa realiteti politik mbetet i pandryshuar. As qeveria nuk është rrëzuar, as pushteti nuk është lëkundur, as mbështetja popullore nuk është rritur përtej bërthamës së ngurtë partiake.

Në këtë panoramë, gazi lotsjellës i skaduar shndërrohet në një metaforë të përsosur të kësaj opozite dhe që është një mjet i konsumuar, pa efekt, pa ndikim real, që përdoret vetëm për zhurmë dhe viktimizim politik. Ashtu si gazi që ka humbur fuqinë e tij, edhe retorika e Berishës ka humbur çdo efekt mbi shoqërinë, duke u kthyer në një ritual të përsëritur protestash pa rezultat.

Ndërkohë që policia ka për detyrë të ruajë rendin dhe institucionet, opozita vazhdon të prodhojë kaos verbal dhe dhunë pa vlerë, pa asnjë projekt real për qeverisje apo reformë. Dhe ndërsa depot e Policisë së Shtetit mund të kenë mjete që skadojnë, ajo që ka skaduar prej kohësh është modeli politik i një opozite që jeton vetëm me të shkuarën, konfliktin dhe alibinë.

Në fund, protesta e djeshme nuk tregoi dobësi të shtetit, por pafuqinë e një opozite që ka mbetur pa ide, pa vizion dhe pa të ardhme dhe që edhe kur ankohet për gaz lotsjellës të skaduar, në fakt po flet për vetveten, që i ka ngelur vetëm një kilometër për të rrëzuar pushtetin./nl/TemA

 

11 Komente

  1. S
    Sadiu

    O Zhupa po pse gazin e mirë duhet të harxhohet me ju. Populli thotë "verua qylafin pas koke". Ju si parti a ini të skaduar pa vlera pa rendiment, e çfarë kërkoni ju të harxhohet gazi i mirë. Po të përdorësh i miri do t'ju bënte shumë dem dhe mos harroni që dhe gazin nuk mund ta flakim por e përdorën tek partia e skaduar dhe deputetët e përvëluar nga Sali kriminel vrasës Berisha. Jo që atë ti e ke fallco ose e ke blerë për të "diskretituar" policinë.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      OPOZITA E DEGJENERUAR,MERITON GAZ TË SKADUAR.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Polici ne Pension

      Me "Gaz lotsjelles" te skaduar dhe ja dhane vrapit ....... Bravo Policia,askush nuk u lendua vetem vrapuan ..... Polici ne Pension

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dr

        Mos keni dashtë tu hudhim karamela e gaz me erë trëndafili horave dhe Lugatit plak

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zylo leshi

          po te benin me shume protesta do harxhohej me kohe gazit I vjeter, duhet te deklarohet edhe nje proteste tjeter qe te behet tender per blere gaz te fresket dhe te jete aromatik te shijohet nga kjo xhepa apo zhupa bionde ruse

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mul noçka

            Kjo qorrja Zhupa paska bërë një zbulim të rëndësishëm. Gazi paskësh qenë i skaduar si Gaz Bardhi dhe e gjithë opozita. Policia herë tjetër të përdorë gaz bio që të trullos kokën, jo vetëm sytë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi

              Ka hapur njeri faqen e APP të shohë lur është bërë blerja e fundit e gazit lotsjellës? S'e di pse kam përshtypjen që është i skaduar se e kanë vjedhur dhe atë tender.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jimi

                Ne pergjithesi afati i perdorimit te artikujve qe tregetohen, vihet per te treguar efektin pozitiv ne perdorim brenda afatit, si dhe rrezikshmerine e perdorimit te tyre jashte ketij afati. Rezikshmeri serioze per perdorim jashte afatit, paraqisin artikujt ushqimor, te cilet ne perdorim mund te sjellin edhe helmim. Ndersa ne pergjithesi tek artikujt inorganik, nuk konsiston me shum ne kete lloj rreziku, se sa tek mungesa e eficences ne perdorim. Me nje fjale nuk do te kryeje efektin e duhur per te cilin ti po e perdor. Edhe per artikullin ne fjale, duke dale jashte kohes se rekomanduar per perdorim, ai nuk do ta luaj rolin per te cilin eshte prodhuar. Tani opozita qaramane po i kerkon policise se shtetit, qe heren tjeter te perdori nje tjeter gaz me cilesor dhe brenda afatit te perdorimi, qe kur te ndeshin ne te, jo te qajne, po te ulerijne !? Hallall, fjala juaj ne veshe te Perendise/

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Policia sot shperndan njerezit me gaz te skaduar qe do te thote ka humbur fuqine reale, eshte me I dobet... ndersa policet e Sali berishes I shperndajne protestuesit me PLUMBA kokes...Meqenese PeDe istat kane ankese per gaz te skaduar... heren tjeter I lutemi policies te perdore ate gazin e fresket qe tju dalin temthat se na cane trapin keta monstra dhe idiote qe kane 30 vjet me bomba molotov ne xhep, dhe zjarr. Nuk kane as argument e as qytetari ...por vetem kanibalizem si udheheqesi I tyre CANIBAL.

                  Përgjigjjuni
                  1. Ēshtē strategji e prodhuesve tē armēve me datat

                    Po tē ishte gaz lotēsjellēs i skaduar, Flamur Noka nuk do i kishte sytē sikur tē kishte vdekur Sali Berisha.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Piloti

                      Nje Sali i skadum,nje proteste e skadume meritojne gaz lotsjelles te skadum

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje