Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 6 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, shprehet se nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për të birin.
Shpërthimin e 15 marsit 2008 e ka ende para syve dhe që nga ajo ditë nisi edhe jeta plot kalvar në dyert e drejtësisë, për të cilat thotë, se këto 17 vite vetëm i janë mbyllur para syve.
“Si dita e parë që ka ndodhur shpërthimi. Mendoja ‘ditën e djeshme’, 14 marsin, që kishte qenë lumturia ime familjes, sepse nga ajo ditë deri më sot kemi bërë një jetë të vështirë, të lodhshme, një jetë me shumë dhimbje. Na është mbytur në kalavar dhe dhimbje të mëdha, për familjen, burim e fëmijët”, thotë Durda në një intervistë për Report Tv.
Edison Durda ishte një nga 26 viktimat që shkaktoi masakra e Gërdecit. Ai ishte vetëm 6 vjeç dhe po luante me biçikletë, kur humbi jetën nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes.
"Djali im nuk kishte asnjë faj", thotë Durda, por faji i tij i vetëm ishte se doli të luante me biçikletë dhe e poqën, e dogjën.
“Më intereson vetëm gjetja e drejtësisë për tim bir, ia kanë marrë jetën në mënyrë të padrejtës. Faji i vetëm ishte pse doli të lozte me biçikletë, e dogjën, e poqën. Ne nuk ishim në luftë, po të ishte luftë do isha fajtore unë që ta ruaja fëmijën tim, por ai u vra nga shteti, u masakrua.
Nuk i njihte as predhat, as municionet, asgjë. Betimi që kam bërë para arkivolit të tij, ditën që e kam nisur për banesën e fundmit, unë s’do rresht dhe motivi im është vendosja e drejtësisë. Kjo është forca ime”, tha Durda.
Zhgënjimin nuk e fsheh as për drejtësinë e re, për të cilën thotë se po zvarrit procesin gjyqësor.
“Për familjarët e viktimave dhe mua, të gjithë dyert e drejtësisë më janë përplasur në fytyrë. Në të gjitha kanë mbajtur të njëjtin qëndrim sepse mbrojnë shtetin, edhe në Strasburg që e fituam nga 2009 dhe morëm fitoren vjet si krim shtetëror, Këtë kalavar kemi fituar vetëm të drejta e viktimës.
Vazhdojmë në SPAK që kisha shpresë. Nga avokatët e të pandehurve thuhen që i trajtojnë viktimat si heronj. Kemi dy vjet me provat e prokurorit në SPAK, janë bërë qindra seanca.
Në GJJKO jam pjesë e procesit, i kam të drejtat e mia, por do dëgjosh të pandehurit, kemi dy vjet që zvarritet, jemi akoma tek provat e prokurorit. 6 muaj zgjati akti ekspertimi financiar. 3 muaj po shkon akt ekspertimi ushtarak.
Për sa kohë që dha urdhër që demontimi të bëhej nga punëtorë të pakualifikuar. Ai (Fatmir Mediu) e ka dhënë këtë urdhër që ka zhveshur forcat e armatosura, transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Aty vepronte vetë ushtria shqiptare”, thotë Durda.
Madje, Durda thotë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërcënuar edhe në sallën e gjyqit, duk u thënë mbyllni gojën. Apo avokatët e të pandehurit i thonë gjyqtarit se po trajtohen viktimat si heronj.
“Ngriti zërin i pandehuri, na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën, i thuhet gjyqtarit po trajtoni viktimat si heronj. Mediu ju tha mbyllni gojën? Po, e tmerrshme, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Na kërcënoi, na u hakërrua i pandehuri në sallë”, tha Durda.
Krim shtetëror e quan Gërdecin, siç ka thënë Strasburgu, ndërsa kërkon që të gjithë përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.
“Gërdeci ishte një krim shtetëror që duhet të hetohen ata që e bënë, ata që dhanë urdhër dhe dëmshpërblimet që janë dhënë nga Gjykata Administrative të paguhen nga fajtorët e vërtetë dhe jo taksapaguesit shqiptar. Kjo është vendosja e drejtësisë, kur secili të paguajë për dëmin e shkaktuar.
Ka dështuar piramida shtetërore nga presidenti deri te kryeplaku i fshatit. Fajtor të gjendet nga presidenti, te kryeplaku i fshatit dhe të gjithë paguajnë për dëmshpërblimin që është bërë, është qesharak”, theksoi Durda.
Gjynah per femijen por kjo debile paska ikur kot per big brother. Asnje tjeter nuk ka dale neper media te vjelle vrer kunder botes e fatit si kjo idiote. Shume mite te kane thene mbylle.
Te rente edhe ty tek familja jote, ose me mire ne koke.
O Tahip o legen i sali malokut,po është shpirti i zhuritur i një nëne që kërkon drejtësi jo hakmarrje,që kriminelë si çami i mutit F Mediu dhe saliu dhe i biri të japin llogari or të qifsha motrën dhe çtë përban pragu i derës.Uroj që ta pësosh tek vetja dhe të dashurit e tu atë që pësoi Z Durda.Mos u habisni se ka kërma të tilla si ky Tahim muti.
O Arben o qifte kina nenen ,motren,gruan,vajzen e ça te mban pragu. Sa nenave u ka vdekur femija per nje arsye apo nje tjeter? Sa ua kane vrare me dashje ,ia kane flakur neper lumenj e perrenj e nuk kane as nje varr ku te qajne? Si kemi pare te qurravisen sa here qe ka nevoje partia per vota. Boll se na çau karin kjo debile qe e perdorin si leter higjenike.
Ky gjyq eshte bere dhe ka dale krim shteteror. Familjet e demtuara kane marre shperblimin e madh per humbjen e pesuar. E vetmja familje qe nuk e ka pranuar shperblimin eshte familja Nika. Ajo ka te drejte te rihape gjyqin nese ka dale ndonje element i ri qe nuk eshte gjykuar. Dhe ajo e ka kerkuar rihapjen e gjyqit.
O Tahip tu shoft rraca o qelbësirë!Zonja Zamira mos u dorëzoni,kur të ndëshkoen vrasësit do gjejë qetësi shpirti i engjëllit tënd