VIDEO/ Dosja Gërdeci në SPAK: Provat që implikojnë Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Fahri Balliut me Delijorgjin, tabulatet telefonikë dhe detajë të tjera të rënda të krimit shtetëror

15 Mars 2025, 10:52Politika TEMA
VIDEO/ Dosja Gërdeci në SPAK: Provat që implikojnë

Kanë kaluar 17 vjet nga data 15 mars 2008, kur në fshatin Gërdec shpërtheu fabrika e demontimit, duke lënë të vrarë 26 banorë të Gërdecit e punëtorë të fabrikës, ndër të cilët Muhamet Hoxha, baxhanaku i kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Makineria e propagandës së pushtetit fillimisht tentoi të manipulojë ngjarjen duke e cilësuar si fatkeqësi natyrore, por shpejt dolën dokumente kompromentuese që implikonin familjarët më të afërt të kryeministrit, ndër të cilët edhe të birin, Shkëlzen Berisha.

TemA risjell në vëmendjen e publikut pjesë nga dosja e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, plagosi qindra të tjerë dhe rrafshoi banesat e fshatrave përreth. Një ndër dokumentet më kompromentues është ai që tregon lidhjen e kompanisë Delijorgji me familjarët e Berishës dhe njerëzit e tij më të afërt, siç ishte Fari Balliu. Fëmijët e Berishës dhe Balliut shfaqen nëpër tabulatet telefonike duke folur me pronarët e kompanisë së demontimit të armëve në Gërdec, si një provë e pakundërshtueshme e implikimit të tyre në skandalin e korrupsionit që vrau dhjetëra qytetarë.

Lidhja e Delijorgjit me familjarët e Fahri Balliut vërtetohet në dokumentin e themelimit të kompanisë së demontimit të armëve, ku ndër bashkëaksionerët me Delijorgjin ishte edhe Fahri Balliu, i përfaqësuar nga Henris Balliu.

Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në tridhjetë minutat e para janë gruaja e tij, kunati, dhe Shkëlzen Berisha.

Shkëlzen Berisha mohoi në fillim se ka pasur telefonata apo njohje me Delijorgjin, por pas publikimit të tabulatit, nuk bëi më komente.

Pra, siç shihet, në orët e para të tragjedisë kemi pasur një përfshirje direkte të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që lidhnin ata me këtë histori.

Në dosjen e hetimeve për Gërdecin shfaqet gjithashtu numri i telefonit të Shkëlzen Berishës. Telefonatat e Shkëlzenit me pronarët e kompanive të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec mbetën një ndër provat e përfshirjes së të birit të kryeministrit të kohës në këtë ngjarje kriminale. Në listën e tabulateve telefonike shfaqen pronarët e kompanisë dhe administratorët, por edhe emra të tjerë të familjarëve dhe vetë politikanëve, si p.sh. Ilir Meta.

Dosja e Gërdecit, bashkë me këto prova të pakundërshtueshme, mbeti e pahetuar për shkak të influencës së pushtetit. Çështja u mbyll me disa dënime të vogla të pronarëve dhe administratorëve, por shpëtuan ministra e zyrtarë të tjerë të përshirë, bashkë me bijtë e pushtetarëve. Do të kalonin më shumë se 15 vite deri në momentin që nëna e njërit prej fëmijëve viktima në ngjarjen e Gërdecit të vazhdonte betejën e saj deri në Strasburg, ku ajo fitoi të drejtën e rihapjes së çështjes Gërdeci.

SPAK ka në proces hetimi çështjen Gërdeci dhe, për këtë, është thirrur disa herë në SPAK ish-ministri Mediu dhe politikanë të tjerë të përshirë, por edhe i biri i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

 

 

38 Komente

  1. P
    Pipi

    Na është lodhur koka me morinë e provave që kemi lexuar në media. Derisa vrasësit janë akoma në pozicione politike të vendit dhe vazhdojnë të na rrjepin, kur t'u bëhet gjyqi i Gërdecit shkruani përsëri që t'ju lexojmë.

    Përgjigjjuni
    1. N
      NESTI

      Eshte mese e vertete Pipi.Kjo eshe nje tallava per te genjyer popullin shqipetar dhe se dyti me sigur qe Dash Kaloshit i mbaruan serialet e byrose politike dhe tan eshte hedhur nga ana e tij ndoshta gabimisht per te marre honorarin e dites. Keto jane pallavra boshe opium per qytetarin e thjeshte duke e vene ne gjume me te tilla perralla,ku dihet qe ku ka shkelur Sali Berisha ka lene toke te djegur ,ndaj dhe ASPAK-u nuk gjen dote gjurme se shtypin jo vetem qe nuk e marrin si deshmimtar por e quajne te rreme. Sistemi Pipi sistemi,njerez te ndryshem ne sisteme te ndryshem veprojne ndryshe .

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Alabaku delijorgji gjalle eshte matrapazi cifut diveroli gjalle eshte Luan Rama gjalle eshte. Kjo dosje duhet te mbyllet brenda muajit dhe spaku ska as he arsye pse ben sikur nuk e ka mendjen. Maloku kriminel qe mohoi kunatin e vet ka pagu miliona per ta mbajt dosjen e mbyllur. Cili gjykates e ka mbyll ceshtjen

        Përgjigjjuni
        1. C
          Coni

          Ore, vetem une lexoj qe bashkepronar aty qenka dhe Ervin Mata aty? Pse nuk e thoni qe aty qenka bashkepronar nje trafikant i shumekerkuar nga policia

          Përgjigjjuni
      2. L
        Loni

        Jo Pipi, për të mos u lodhur është e drejta jote të mos e lexosh. Dhe prit, ashtu siç thua vet, rezultatin e gjykimit të çështjes. Deri sot, ata të cilët nuk kanë dashur që kjo dosje të mbyllet dhe shkojë për gjykim janë socialistët, atyre i është dashur t'a përdorin gjithmonë për sulm politik. Njerzit që u intereson nderi dhe që drejtësia të shkojnë në vënd nuk mërziten pse Tema po e sjellë në vëmëndje. Natyrisht, pasi duket u bindën se mbrojtja e Veliajt dhe sulmi i organizuar ndaj SPAK nuk u sillte asnjë përfitim politik, tani filluan të bëjnë zakonin. Por shumë mirë e kanë, një presion ndaj SPAK për të bërë drejtësi si dhe mbështetja ndaj tij për t'a mbyllur përfundimisht çështjen Gërdeci, si një çështje e gjykuar duhet vlerësuar. Ky ndryshim i kursit që sot vihet re në gazetën Tema, (ndoshta përpunuesja me e madhe e opinionit publik në vënd), vlen të përshëndetet. Të heqësh dorë nga një mbrojtje politike e paarsyeshme që po bëhej ndaj çështjes Veliaj, jo vëtëm që është në të mirë të Veliajt, por i jep mundësi trajtimit të rastit të vihet në shinat e drejtësisë dhe jo politikës. Nga një qëndrim i tillë vetëm dy përfitojnë, drejtësia dhe Veliaj.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          O Loni ! Akoma me Veliajn meresh , mos sot nesër nëse kjo drejtësi e koruptuar do ta dënojë Veliajn te jesh i sigurtë se Veliaj do mari pafajdhinë në Strasburg po si tja bëjmë hallin Berishës me krimet qe ka bë Celsat e burgut do hidhen jo në det po në oqean

          Përgjigjjuni
          1. N
            NESTI

            Loni nuk me thua po ata qe kane dashur ta çojne ne SPAK jane PD-ista.Verberia 34 vjeçare ju ka zeNe syte dhe jeni verbuar duke mos nuhatur qe te gjitha ngjarrjet qe nga 90 e deri me sot jane te orkestruara nga i njejti skenar me vulen "Made in USA". Duhet te jesh miop te arrish ne konkluzion qe prilli 91,vrasjet deri ne 97,firmat piramidale,lufta civile e 97 e deri tek 21 janari 2011 ku urdher dhenesi dhe urdher zbatuesi edhe pse shtine mbi popull live ne buevard u etiketuan "burre shteti"dhe "yll ne ngjitje",e sot qe guxojne tu behet gjyq per keto krime eshte bere amnisti e heshtur sepse e kane psikollogjisur kete popull qe eshte pa memorrje. Arrestimi i Erion Veliajt u be per te tentuar te balancojne zgjedhjet e pas tyre do shpallet i pafajshem.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrofte sali birisha,,allahu ekbar

              Loni pe betoni,,,shyqyr qe po rrallohohen loqe si puna jote,,,po skartoheni vete,,po menjanoheni nga shoqeria,,,se nuk ja vlen te meresh me ju,,,shikoje se kush Jane ara qe i shkruan saliut ne proteste e tij tikut,,,100 te shkalluar,,prandaj them qe fal zotit,,loqe si puna jote po rradhohen,,

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kutuzovi

              Mos flisni dhe mos shkruani kot,dosja e gerdecit eshte mbyllur nga SPAK. Nuk ka gjykim per Gerdecin.Prokuroret e SPAK dhe GJKKO, Jane bythe e brek me njeri tjetrjn,han e pin me vrasesit. Vrasesit po i mbron SPAK dhe GJKKO. Mos prisni kot. Nuk hetohen as kompleksi partizani,as gerdeci dhe as 21 Janari sa te jete gjall SPAK dhe GJKKO.

              Përgjigjjuni
            3. D
              Dumani te jape drejtesi

              Nese spak do qe te kete besimin e popullit duhet te nxjerri pergjegjsit e vrasjeve ne Gerdec, me 21 janar, me 1997, kush shkaterroi cdo gje ne Shqiperi e pastaj te denoje vjedhet e korrupsionin Nuk mund te jete normal ky vend pa I vend kapakun ketyre plageve kaq te medha Nese vazhdojne keshtu me keto rite te breshkes ,qe gjoja punohet e lene vrasesit jo vetem te lire, por edhe ti komandojne ahere nuk ka me drejtesi

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi qe reespekton Malsoret po jo Maloket.

                Une jetoj mbi 30 vjet jashte,por kam qene dhe jam i lidhur me vendin plus si Tirons qe kemi nje lidhje qe vetem ne e kuptojme dhe e dime.Shqiperia ka bere hapa te jashtzakonshem gjate qeverisjes Rama Kemi ardhur me dhjtra here me miq te huaj dhe me investitore te interesuar. Mirpo sa njiheshin me mjerimin e gjitheanshem qofte Shteteroreqofte njerzore na thonin me diplomaci duhen dhe 30vjet me nje qeveri te mbeshterur me struktura Europiane . Ne per 1000arsye na humbi interessi qe kur Thonin se qe te investosh duhet te takohesh me Argiten.Me se fund e gjetem ne Lales ne Fahatin borgjez Lura.U takuam me nje grua qe kishte 4 Bodyguard Boshnjak a serb nuk e dime.Miqeve tane i hyri tmerri nga Mafia e hapur ne Drite te diellit ,dhe kjo Na la te kuptojme qe te takohemi prap pasi ta bisedoje me te tjere se Babi s‘merret me ndermjetes.Desha te theme qe ky qelbesire sic e dine gjithe Shqiptaret ka masakruar vendin ne te gjithe format.Kapja e Drejtesise duke e inkriminuar dhe pastaj per ta perdoeur eshte krejt e hapur. Si ka mundesi qe ky Prokuror te mbaje ne sirtare ceshtjen 21 janarit,Gerdecit, Gjirin e Lalesit e qindra padi te derguara ne Spak dhe te mos pyetet perse?Kjo eshte fare e thjeshte Keta Prokurore me Villa ne Fjirin e Lalsit dhe me bisnese te Sali Serbit s‘jane gje tjerer pervec puntore te paguar per te perforcuar pandeshkueshmerine ne korrupsion ne te gjitha fushat dhe Drogen qe Familja Berisha eshte komplett ne bashkpunim me mafian Malazeze .Altin Dumani eshte nje rrezik i jashtzakonshem per kombin sepse perdor Shpresen Deshiren dhe ndjenjat me te madhe qe ka populli per drejtesi dhe deri tani i ka besuar qorrazi.Tani Dumani me mosndeshkimin e Terroristit Serb Sali dhe indirekt duke mbeshtetur Doktrinen e tij demton jasht mase futjen e Shqiperise ne BE sepse si Agjent ndihmon corjentimin e kombit qofte dhe kosoven.A mendoni dhe ju qe spaku duke bashkpunuar me Kriminelin non grada familiarisht se UK dhe USA jane qorra apo debila?

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1997

                  Tironsi, je i nderum!

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Teodor

                Po mire mos keta dihet si jane si I ati dhe I biri...perfundoi PD ke Balliu I ri..por Deliun me shok e ka Rama e Veliaj...

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maks

                  Cfar doni te shkruani ju Berishen me familjen nuk e denon njeri Sepse drejtasia eshte nen komanden e tij Keshtu qe te denohet berisha duhet nji revolucion

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rorirota

                    Për ju komentuesit më lart: nëse jeni lodhur pse i lexoni? E na i quani pallavra, s’keni faj se nuk ju kanë rënë juve si asaj nënës që i humbi fëmija dhe atyre fëmijëve që mbetën jetimë. Faleminderit që na i kujtoni, imagjinoni që ata 17 vjeçarë që mortja i thërret në protestë pikërisht këtë ditë, nuk kishin lindur e 15 vjeçarët ishin 2 vjeçarë. Prandaj para se ti bashkohen kriminelit, duhet të lexojnë historinë e Gërdecit, si u dogjën të gjallë 26 viktima. Dhe juristët e Gërdecit i krmi akoma nëpër këmbë, nuk kanë bërë asgjë, u janë turrur të tjerëve pa prova, ndërsa provat e Gërdecit e 21 janarit, i lënë të vegjetojnë. Hakmarrja e atyre që presin të gjykohen dhe atyre që i mbani në burg pa prova do bjerë mbi ju!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dajti

                      Qe te denohet Berisha nuk duhet revolucion, por vetem qe SPAK te beje punen per te cilen edhe u ngrit si strukture. Do ishte ne nderin e tyre e per ti dhene besimin ketij populli se kush ben krim shteteror do ndeshkohet dhe jo per te bere sikur e kryejn punn e tyre duke pergjuar bisedat nga burgu te Erjonit me femijen e tij 5 vjec. Ta ndjekin edhe kete, por kurrsesi nuk mund te vihet shenje barazie me krimet shteterore te vrasjeve ne Gerdec apo atyre te 21 Janarit.

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        1997

                        Spak eshte krijuar prej 6 vjetesh, ju keni akoma shprese se do denoje shkaktaret e 1997, Gerdecit e 21 janarit?

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Arti

                        Duhet te bindet Anesti Angoni qe te beje denocim te Damllaja qe te nisin hetimet

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ashburn DC

                          Gërdeci është një krim shtetror ashtu si dhe 21 janari ku ngelën 4 të vrarë. Të shikosh që personat përgjegjës po kandidojnë përsëri për të ardhur në pushtet është një lemeri dhe i bëjnë kërshëri drejtësisë Shqiptare. Ku është betiml që ata kanë bërë për ti shërbyer atij vendi?

                          Përgjigjjuni
                          1. 1
                            1997

                            JO, eshte drejtesia shqiptare qe per 6 vjet nga krijimi i Spak-ut po ju ben karshillek SHQIPTAREVE!

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Bureto

                            Nuk ekziston vullneti i SPAK që t'i hyjë në themel dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Për t'i dhënë përgjigje "psesë" për mubgesën e vullnetit, nuk dua t'i hyj në themel problemit se ky është i stërtrajtuar, por gjithsesi përsëri lind një pse! Nëse SPAK, me shpresë se të paktën dy çështje, si "Gërdeci" dhe "21 janari", që u varrosën nga drejtësia e djeshme, do t'i rihapte jo vetëm nuk e bëri atë, por u drodh e u spërdrodh, bile në rastin e "21 janarit" u përpoq t'i shmangesh fare (?!). Nëse ato u rihapën, kjo jo për vullnetin e tyre, por me vendim të Gjykatës së Strasburgut, por përsëri prej tyre ka një mefshtësi të habitshme. Po ndalem në një moment te Gërdeci. Shumë mirë që u hap procesi për Fatmir Mediun, sigurisht i fajshëm, por edhe në këtë rast gjyqi i stërzgjatur, është futur në një labirinth hetimesh për të kalkuluar dëmin financiar, se sa të kapet demi nga brirët. Dhe kjo pikërisht për procesin e Mediut. Ndodhi si ndodhi Gërdeci, mund të pyetet, a do ishte bërë ajo hatá, nëse do mbetej vetëm tek fishekët, ndërkohë babëzia e Zenit për të rritur fitimin u kalua në demolimin e predhave të kalibrit të rëndë, që nuk ishte në 'projektin' e parë, edhe pse ai gjithsesi ishte një aferë korruptive. Pse dhe si kaloi procesi tek predhat e kalibrut të madh si ato antitank, kundërajrorëve etj.? Jo se ajo që ndodhi mund edhe të mos ndodhte, por mund të thuhet me siguri që në rastin e dytë, ku sasia e barutit ishte shumë, shumë më e madhe, shpërthimi nuk do ishte katastrofal. Në rastin e dytë, jo që nuk ka më një vendim qeverie si në të parin, por ajo u zgherya dhe u krye vetëm me bashkëpunimin e Zenit me Mediun, bile ky i dyti edhe pse ministër, i merrte urdhërat direkt nga "sypeshkaqeni", i biri i qoftëlargut, edhe pse gjoja ky nuk kishte dijeni fare se kishte një "Gërdec"?!?! Për të mos e zgjatur, se edhe kaq boll do ishte, pyetet: Pse nga SPAK dhe GJKKO, procesi "Mediu" që është duke u zhvilluar me hapat e breshkës, nuk është fokusuar pikërisht në atë fazë të procesit në "fabrikën" e Zenit?! Duke u fokusuar në fazën e dytë, ku roli i dyshes Mediu-Berisha junior është parësor, si korrupsion madhor por po aq kriminal, sepse u vranë 26 vetë dhe u hodh në erë një fshat i tërë, jo vetëm që tashmë gjyqi do kishte mbaruar, por do ishin dënuar dhe fajtorët e vërtetë ?! Si në këtë rast, edhe për atë të 21 janarit, lind "dyshimi i arsyeshëm", term që përdoret rëndom nga prokurorët, se atyre të SPAK, nuk ua mban menderja të futen në strofullën e mafies "Berisha". Dhe këtë e ka thënë mjaft qartë, sa s'ka ku të vejë më, akti i DASH të SHBA, që e sanksionoi atë familiarisht "non grata", me motivacionin: "korrupsion madhor" dhe "intimidim të drejtësisë". Këto i dinë mirë jo vetëm amerikanët, por më shumë shqiptarët që i kanë vuajtur ato në kurriz, por fat të keq, vetëm SPAK-u jo!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptaret ne dore te mafjes

                              Shqiptaret akoma se kane kuptuar kjo kupol e mafjes deriesa te jene gjall nuk i prek njeri,politika tv,gazeta cdo gje eshte organizuar,cdo gje pagojet nga mafja

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qytetari dixhital

                                Vetem , bute , bute se 20 vite gati kaluan , vetm bute te ikin edhe 20 te tjere e pastaj me te pare e me te bere . Ne ate kohe u fol per nje prokuror qe desh ta therriste Zenin e Saliut ( Zamir Shtylla )te me falni per emrin po su degjua me nga e syrgjynosen , mos e nxoren per gjah si Trebicken se edhe ky kurban per Gerdecin iku , ju gjithnje flisni per 26 persona flisni e harroni te gjorin Trebicka . Jo rastesisht emri i Fadhi Badhiut del shkrimmtar i madh , jo rastesisht Fadhiu del anti SOROS , jo rastesisht e biri i tij Klevic Badhiu del ne liste te sigurte ne Tirane . Vetem bute i thoni DUMANIT te shohe nga e majta me ndonjeri ka futur ndonje qindarke ne xhep pare publike apo ndonje cironke peshk , ketej nga rreshqet Balena me miliarda euro e dollare e jete njerzish te pa fajshem , le te presin se mos gabimisht e hapni dosjen . Une qe shkrova keto pese fjale nje cope budalla pa shkolle po kurre nuk mund te bindem qe baxhanakut Salmuti nuk ja dinte emrin dhe meqe nuk e njihte mire se jetonte jashte punonte puntor krahu ne Gerdec , apo Zenit rastesisht i del emri me telefonata apo neper fakse te ministrive perkatese . Mendoni psh te ishte Rama kryeminister e djalit te tij si rastesisht ti dilte emri se c'fare mund te ndodhte . GERDECI KRIM SHTETEROR BILE SALI BERISHA AUTOR KRYESOR ME MEDIUN vec duhen prokurore me bole se u vrane tere ata njerez ..

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kritiku

                                  Shqiptaret presin me syte nga lart qe te vije ndonje mrekulli qe t'iu rregulloje punet. Asnjeri nuk e ka idene qe duhet te ngrihet dhe te protestoje ne menyre te pavarur nga ndonje parti politike. Ky eshte dallimi i madh ndermjet pupujve te tjere te Europes dhe atij shqiptar. Shikoni se çfare po ndodh ne Serbi dhe duhet qe te merret si shembull. Njerezit dalin pa i thirrur ndonje parti, ne rruge dhe protestojne. Sot shumica e shqiptareve qe duan drejtesi duhet te kishin dalur ne rruge dhe te protestonin. Shqiptari ngeli duke u qare, qe po i shtypen te drejtat dhe nuk merr drejtesi ne asnje vend. Qaramane qe i prisni gjerat qe ti rregullojne te tjeret. Vetem shqiptaret therrasin te huajt qe t'iu rregullojne punet. Ata vete as qe e kane idene qe ata vete duhet ti dalin per Zot problemeve. Presin qe SPAK-u te ndryshoje vete, duke e ditur qe ate ka kapur Sali Berisha prej fyti dhe nuk e leshon, sepse jane ushtaret e tij. Shqiptaret jane populli me i prapambetur ne Europe dhe kete e shikojme perdite. Shqiptaret bejne trimin me njerezit e familjes, duke i vrare per nje fjale goje, por kur vjen puna qe te ngreje zerin ndaj padrejtesive qe iu behen nga instituticionet e shtetit ata struken si miu dhe nuk ua mban. Tani jane bere edhe trima interneti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. u
                                    uskania

                                    Dumani paska qënë një ndër prokurorët e masakrës në Gërdec.Do gjykojë vetëveten Dumi?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      loni

                                      Vetëm Dum Dumi nuk i di këto,hiqeni këtë ndyrësirë frikacak të ndyrë që mer një rrogë që nuk e imagjinoni dot.....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Loni

                                        loni, me l të vogël, berishist i vogël, që si për emrin dhe Dum Dumin që zë në gojë i merr hua nga të tjerët, pasi, duket, mëndjen e ke shterpë dhe vepron si papagall.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. I
                                        Iliria dhe fiset ilirike.

                                        O SHQIPETARE DHE NJEREZ TE JETES SE THJESHTE: KETO PUBLIKIME QE DALIN QE PD ESHTE ME E KEQE DHE PS JO SHUM E KEQE JANE NJE FJALI E SHKURTER. KETA MANIPULOJNE DHE PERCAJNE. PD dhe PS jane Dy MUTRA te ndryshem Nga e Njejta Bythe

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 1
                                          1997

                                          Kurse ti je mut i dale nga bytha e sigurimasve te Pd-se, qe me komentin tend do ti njehesosh si vedin ashtu edhe kojshiun, po keshtu nuk funksionon, sepse ti do ngelesh mut perhere, era eshte teper rende ...

                                          Përgjigjjuni
                                        2. L
                                          Laerti

                                          Prandaj dhe berisha, shpërblen me vëndin e depudetit pinjollin e fari balliut, sepse majmuni fari balliu është kordinatori i fabrikës së vdekjes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Parti kurve komuniste pd pl..

                                            Shkoni ne lalez dhe shkerdhejeni berrishen...ta marrin vesh se ka Shqiptare jo serbomalazeze!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vigjilenca

                                              Spaku për indiferentizmin që tregon ndaj çështjes së Gërdecit po i shërben krimit të organizuar dhe jo drejtësisë, pra Spakut duhet t'i tregohet forca e ligjit, ai duhet vet të hetohet dhe mbi të të zbatohet ligji. Ata që kanë sot dosjen e Gërdecit duhet të largohen nga sistemi i drejtësisë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sorkadhja

                                                Telefoni i Kosta Trebickes c’tabulate e biseda ka? Kush e morri telefonin kur ai u vra?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  O popull dele...

                                                  Po kerkohet fajtori po kerkohet pergjegjesi i Gerdecit i 21 Janarit e plot te tjera te "vogla " te haruara per te nxjer par pergjegjesis kete kriim te madh kriminelesh te medhej Pse po lodhemi kur gjerat jan te qarta e njerz te varosur ku te afermit e tyre vuajn mos ndeshkimin e autoreve ! KU BEN VAKI KJO VEC NE SHQIPERI !!!!!!!!!!!! Autoret dhe fajtoret e Gerdecit me ne krye kucedren e Vicidolit ,kurdisin protesta tei qesharake edhe per TIK TOK Shikoni cfar u be ne Greqi me trajedin e Tempit ku u perplasen trenat me 28 shkurt 2023 Dolen ne protesta mbi 150000 e skishin te pushuar Shikoni protestat ne Beograd qe spo ndalen po per arsye te kesaj natyre Po shqiptaret ku jan????????? U hodh ne er nje fshat i ter me 26 te vdekur me pergjegjes kryesor kelyshin e kucedres Vicidolit qe jo vetem nuk pjerdh fare por vazhdon te pretendoj per te mar pushtetin PAERDHIA e tij me listat qe ai p[o pregatit !!!!!!!!!!!!!!!! Cfar ndodh me ne???????????????? Sa thell ka hyr armiqesia mes nesh dhe akoma me keq INDIFERENTIZMI ??????? Si ka mundesi te mungoj solidariteti i nje Populli qe aq shum veshtiresi ka kaluar e aq esht dhunuar nga kjo familje tradhtaresh te shitur qe u ben miliarder duke vjedhur .... NUK DUA te vazhdoj ma, se pytja esht shum e thjesht e turpi shum i madh .......se historin dhe te verteten te gjith e dim........................................... .........

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jimi

                                                    Po SPAK-u ben shaka ! Do ti denoje keta te paudhe, po pas vdekjes !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bureto

                                                      Dikur, mbasi e kishte projektuar veten që si “intelektual” me bekground perendimor, per t’iu futej politikes, vuri masken dhe filloi neper studio televizive, kryesisht si analist te S.Balla, te aplikoje demagogjine dhe hipokrizine si një democrat i paster, idealist dhe me vlera. Dhe ja se çfare deklaronte ai në ato momente: -Sa më shumë besnikëri ndaj liderëve aq më pak demokraci ka. -Partitë tona nga pikëpamja formale u ngjajnë PPSh. Në kryë rri sekretari i I-rë (sot kryetar), pastaj byroja (kryesia), pastaj blloku (oligarkia), komiteti qendror sot komieti drejtues, militantët, vigjilentët ndaj armikut, zelltarët ata që japin jetën për udhëheqësit, oportunistët, frikacakët dhe më në fund armiku apo armiqtë të cilët legjitimojnë të mësipërmit. Por ju desh që ca e nga ca ta hiqte masken. Filloi te miklonte Bashen, shtoi miqesine me ish deputetin Mark Marku, dhe në vigjilje te zgjedhjeve te 25 prillit 2021, ky i fundit i vendosur nga Basha ne krye te listes se Lezhes, pranoi vetem me nje kusht, qe i dyti në ate liste te ishte miku dhe kolegu i tij, Gjekmarkaj. U tha u bë! Gjithsesi zgjedhjet u humben, por në kongresin PD, korrik e 2021, per mos shkelje te parimeve qe ai besonte M.Marku, e dorezoi mandatin dhe u terhoq nga te gjitha funksionet ne PD (e kishte bere edhe me heret kete gjest), por jo ky farë "intelektuali", dmth bejtexhiu Agron Gjekmarkaj (?!). Mbasi amerikanet dy muaj me pare, e kishin sanksionuan lexhenden me “non grata”, duke u dredhur e perdedhur, here me Bashen e here me amerikanet, tinës i lepihej “Foltores’, deri sa siç dhe i shkonte karakterit te tij, perfundimisht u ul në preherin e Berishes, duke tradhetuar parimet e atij që e beri deputet. Bile beri edhe deklaraten se nese berisha do ta rimerte PD, ai do te terhiqej perfundimisht nga Politika (?!). Por sigurisht, ne kuadrin e qellimeve te tij, ajo ishte hipokrizi dhe demagogji e paster. Ndaj dhe shperblimet vijuan. Lexhenda e zgjodhi zevendes te tij, u zgjodh edhe nenkryetar parlamenti. Qershia mbi torte, perpos te tjerave, erdhi mbasi performoi shkelqyshem“k’cimin” e Tropojes, kur pronari i PD dhe atyre vetë, e vendosi në krye te listes se mbyllur per Qarkun e Lezhes. Më në fund u shperblye paq, dhe aq sa kerkonte nga gjithe ai mundim, zvarritje dhe jargavitje, u sigurua edhe 4 vjet deputetlleku i tij, aq i lakmuar nga ai dhe soji i tij brenda PD, apo ndryshe Shpk-ja e familjes Berisha, dhe atij vete si pronarit i saj. Gjekmarkaj eshte dhe do mbetet mostra më tipike e jo intelektualit, e atij që tregova në komentin para ketij.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Bureto

                                                        U kerkoj ndjese lexuesve se, komenti qe u shkrua per nje tjeter shkrim me refernce A'Gjekmarkajn, nga pavëmendja ime, gabimisht eshte percjelle dhe në kete shkrim. Respekt per te gjithe Bureto.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Bureto

                                                          U kerkoj ndjese lexuesve se, komenti qe u shkrua per nje tjeter shkrim me refernce A'Gjekmarkajn, nga pavëmendja ime, gabimisht eshte percjelle dhe në kete shkrim. Respekt per te gjithe Bureto.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje