Tri dramat e pambaruara të Gërdecit

15 Mars 2025, 10:37Politika Nga Mero Baze

Tri dramat e pambaruara të Gërdecit

Dokumenti qe tregon se si shteti i raportonte biznesmenit Shkelzen Berisha per Gerdecin

Historia e tragjedisë së Gërdecit në Shqipëri prodhoi tri drama të mëdha. E para ishte drama e degradimit rrënjësor të  historisë së pushtetit të Partisë Demokratike, e dyta drama e Familjes Berisha, dhe e treta dhe më e rëndësishmja, drama e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Drama e Partisë Demokratike  ishte historike, pasi kjo ngjarje ndikoi aq shumë sa e ktheu axhendën e pushtetit, nga një axhendë qeverisjeje normale, në një axhendë që vuri gjtihë pushtetin në mbrojtje të djalit të Sali Berishës. Gjykatat, prokuroria, Presidenti, kryeprokurorja, SHISH, gazetat dhe gazetarët kritikë dhe vetë personalitetet brenda Partisë Demokratike, pas tragjedisë së Gërdecit vlerësoheshin vetëm me një kriter “pro apo kundër Shkëlzenit”.

Pati njerëz që shkëlqyen në karrierën e tyre në PD vetëm se ishin dëshmitarë të kësaj historie dhe pranuan të bëjnë rolin e budallait. Mes më të shkëlqyerve, shkëlqen ende budallallëku infantil i Aldo Bumçit, që shkresat e ministrisë ia niste për dijeni dhe Shkëlzenit.

Pati njerëz që e pësuan sepse refuzuan ta firmosin këtë projekt. Ndihmës të afërt të Berishës, që refuzuan të ndihmojnë Shkëlzenin, bile që firmosën kundër tij, u linçuan dhe u nxorën jashtë Partisë Demokratke. Ilir Rusmali është një provë e kësaj historie.

Pati të tjerë që heshtën, duke bërë sikur nuk kishte ndodhur gjë, dhe e shtynë me të zvarritur karrierën brenda PD duke u parë nga Familja si “Ata”, d.m.th një klan që nuk kishte qenë i gatshëm të sakrifikohej për Shkëlzenin.

Fatkeqësisht ky standard vazhdon të diktojë reformimin e pritshëm të Partisë Demokratike dhe ekipet që Lulzim Basha pret të sjellë në krye të partisë. Ky kriter i heshtur vazhdon të jetë i rëndësishëm. Në atë parti ende klasifikimi bëhet pro apo kundër Shkëlzenit, duke nisur qysh nga Gërdeci, kur Familja i përgjaku duart e ndotura, që ishin duke vjedhur.

Drama e dytë është drama e Familjes Berisha. I zoti i shtëpisë, Sali Berisha, një burrë që ishte rikthyer në pushtet pas gjëmave të mëdha të vitit 1997, kish mundur të fluturonte mbi humnerat e hapura në këtë vend, me kalin e antikorrupsionit, duke u premtuar shqiptarëve se do ishte sërisht një “diktator”, por kundër korrupsionit. Goditja që i dha Gërdeci kauzës së rreme të tij, ishte fatale. Ai u kap brenda një dite në krye të punëve të pista, në një projekt që mori në atë kohë 26 jetë dhe katër të tjera më pas. Zoti e ndëshkoi duke fokusuar çdo detaj hipokrit të jetës së tij. Baxhanaku iu gjend i vdekur në makinën ku numëronte paratë për të birin, tabulatet e të birit tregonin se ai ishte njeriu më i rëndësishëm i biznesit, pasi gjysëm ore pas ngjarjes, fliste gjatë me të ngarkuarin me punë në këtë biznes, dhe se gjithë familja, përfshi gruan, vajzën dhe kunatën, e dinin se ç’po ndodhte, “përveç atij”.

Ishte nga ato ngjarje, ku “familjari shembullor” i Shqipërisë, që nuk ka lënë familje pa marrë nëpër gojë, na rezultonte që gruaja nuk i tregonte të vërtetën, Ai, qokaxhiu i gjithë miqve dhe shokëve, nuk paskësh njohur baxhanakun e tij, Ai, kryeministri i duarve të pastra, linçoi bashkëpunëtorët e vet pse refuzuan projektin e të birit, Ai, që nuk ka lënë gjë pa thënë për të afërm e miq të kundërshtarëve, u detyrua të mbrojë shokun e të birit, me letra zyrtare si përfaqësues i këtij biznesi, Ai, i penduari për aktet kundër lirisë së shtypit, shpalli New York Times letër higjienike pse i përmendi të birin në trafik armësh… Plasaritja e tij brenda 24 orëve i ngjante prishjes së një kufome, që është mabjtur larg oksigjenit për vite të tëra dhe kalbëzohet sapo i hapet kapaku.

Drama e tretë e historisë së Gërdecit është përgjunja dhe dorëzimi historik i drejtësisë shqiptare para pushtetit, edhe pse bilanci i të vrarëve është mbi 26 vetë.

Prokuroria nuk arriti dot të ngrejë akuzë penale për përgjegjësinë e pushtetit dhe korrupsionin në këtë tragjedi. Nën presionin e pashembullt të pushtetit të Sali Berishës, e agresuar si kryeprokurore, si femër dhe si qytetare, ajo e çoi çështjen në gjykatë vetëm si aksident teknologjik. Përgjegjësit politikë të tragjedisë u kufizuan tek një mandat arresti për Fatmir Mediun, i cili nuk u ekzekutua kurrë, edhe pse ai sot nuk ka imunitet. Shkëlzen Berisha, që ka lënë gjurmë gjithandej nëpër këtë masakër, nuk u thirr as formalisht për t’u pyetur. Bashkëpunëtori i tij me letra në këtë biznes, u thirr në pyetje, por nuk u ndëshkua, edhe pse ka ndryshuar dëshmitë nga prokuroria në gjykatë.

Fahri Balliu, i përfshirë në ndërtimin e fabrikës, që duket se ka bërë thjesht punën e sekserit, jo vetëm që nuk u thirr, por u përdor si shantazhues i kryeprokurores, dhe i shërbeu e gjithë kjo hsitori për t’u bërë i pranueshëm si shërbëtor i Familjes.

Gjykimi e degradoi çështjen edhe më shumë se prokuroria, duke iu përmbajtur vetëm problemeve teknike dhe duke i liruar gjithë fajtorët që mundën të arrestohen. Ky dështim fatal i drejtësisë, në të vërtetë i hapi rrugë gjëmave edhe më të mëdha nga drejtësia. Mënyra se drejtësia u mposht nga Sali Berisha në rastin e Gërdecit, ishte një guidë tragjike për drejtësinë, në një tjetër gjëmë të tij, më 21 Janar 2011. Tani gjyqtarët dhe prokurorët e dinin se si duhet të silleshin. Dhe ashtu u sollën. Ulën kokën, mbyllën sytë, mbushën xhepat dhe nuk ndëshkuan askënd nga ata që vranë.

Këtë bilanc final të drejtësisë në këtë vend, e kemi mes të tjerash peshqesh nga drama që iu krijua gjyqësorit pikërisht nga tragjedia e Gërdecit.

17 vjet më vonë, ne mund të themi pa frikë se dëmi më i madh që i ka bërë Familja e Sali Berishës këtij vendi, nuk është se ka bërë miliona apo miliarda, as që mund t’i ketë çuar ato jashtë në investime, sidomos në botën arabe, por ndau historinë e këtij vendi në histori para dhe pas Gërdecit duke shkatërruar çdo sistem vlerash në emër të fshehjes së një krimi. Kjo së paku nuk duhet falur per hire te kryedrames se 26 shpirtrave qe prehen nen toke per shkak te etjes per te bere para nga pushteti.

14 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    Po ku ka drejtesi ne kete vende,Altin Dumani shikone sa breke e fustane e arka peshku jane blere,nuk I hyne ne sy GERDECI dhe 21JANARI,vendose OLS DADADON dhe ERJON BANIN si dy kolosat e drejtesise se ja kane mare mire doren,por per Gerdecin dhe 21 janarin ju shpeton shurra dhe talle bythen Fatmir Mediu du ikur dy here ne muaj bashke me dashnoret ne Amerike me leket e Gerdecit dhe taksat tona.sa per Shkelzenin ju dhisni gjake o Altin Dumani.....

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jevgu

      17 vjet dhe asnje qime floku nuk i eshte prekur kucedres vicidolit. Me zi ju a beft o pis milet

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kendveshtrim tjeter

      Tragjedia e vertete e Gerdecit eshte mos-zbardhja e arsyes pse ndodhi ai shperthim atje! Per te mbuluar ate arsye te asaj Tragjedie jane sajuar e sajohen ca Drama. Kush ishte i interesuar direkt e u gezua nga ai shperthim atje ne Gerdec ? Kjo pyetje ka vetem nje pergjigje - ato qe sajojne Alibi me Drama si mundesi per te fshehur doren ne ate Tragjedi.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        Jo ata qe e bene po ata qe e shfrytezuaan deshe te thuash?

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          Kendveshtrimi tjeter = Kolegu i Spak-ut

          Përgjigjjuni
        2. M
          Muzaka i Ri

          Do bole, ose hallate , dhe ne disa treva I thonë do bythë, dmth duhen burra që të bejne drejtesi. Nuk behet drejtesi me maskarenj që benin pasuri me hallet e njerzve. Tani është më ndryshe, janë ca halabake që kanë frikë nga hija e tyre. Ca çiliminjë që për te justifikuar rrogen, denojne ca tipa hajdutesh milionash me pune ne lagje. Deri te vrasesit shteteror keta lloji nuk shkojne dot edhe sikur 200 vjet te rrojne.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Me ket drejtesi te pjerdhur veshtire te ndeshkihen vampiret e veremosur qe s'u ngopen me gjak

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Kjo drejtesi nuk ishte e paafte per te gjykuar kriminelet, por ishte bashkpuntore ne krim, ndaj kjo ceshtje duhet cuar sa me pare e gjykaten evropjane.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po nje budalla

                VETE BUDALLENJTE E HANE QE GERDECI ISHTE AKSIDENT , PUNA ESHTE KUR DO HETOHET SE JETET NJERZORE ISHIN TE FUNDIT KUSHE E DI SE SA KRIME TE TJERA KA BRENA QE KUR FILLOJ TE HAPEJ AJO PUNE , ME PREGATITJEN E LIGJEVE .ME SIGURI QE GERDECI HA SHUME KOKA TE MEDHA JO KOT SALIU U KETHYE SE 81 VJEC DO NA SJELLKA NDRYSHIMIN NE KETE MOSHE ME CUNIN E FARIUT APO ME GOCEN E ZHULALIT NUSEN E ALDO BUMCIT .

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jimi

                  Gerdeci, apo 21 janari deri me sot nuk jane hetuar , gjykuar, e ndeshkuar jo se mungojne provat, pasi ato jane me shumice per ti pare, ai qe e ka per detyre, por keto krime nuk jane ndeshkuar, e nuk do te ndeshkohen sepse ata qe jane ne krye te ketyre organeve, me e pakta kane mungese deshire, apo frike, per t'mos thene se protagonistet e ketyre ngjarjeve, i kane patur dhe i kane vasale ata qe duhet te gjykojne keto krime.

                  Përgjigjjuni
                  1. j
                    joti

                    O Dum Dum filloe me vrasësit se u harruan ,o Dum Dum kanë vrarë njerëz këta a ke bythë ti zbardhësh dosjet në të kundërt thyej qafën se je duke marë një rrogë që një pensionist nuk e mer për një vit...

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Popull

                      Fuck Dumani...perse nuk gjykohet Gerdeci 21janari!??? O bastard muti me qelbesirat e kurves Argjite serbe...

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        George

                        Per mendimin tim, Altin Dumani eshte rekrutuar nga kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, e cila hedh miliona euro ne arken agjenturore te kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berisha. Demokracia ne Shqiperi ka marre fund; aty do vendoset Diktatura proruse, proserbe e progfeke e Salih Vukmanovich Berishes.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dursakja

                          Prokurorët dhe gjyqtarët duke shitur drejtësinë e tragjedisë së Gërdecit mbushën xhepat me para, me gjakun dhe jetën e punonjësve ata bën pazar. Nuk na mbetet gjë që të themi veçse: Dënimin me burg prokurorëve dhe gjyqtarëve që fshehën të pandehurit e masakrës së Gërdecit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje