Nga Vitjon Nina
Nëse gjërat nuk marrin kthesën e një gjenialiteti stratosferik të një mendjeje madhore në fushata elektorale, Partia Demokratike mund të jetë një forcë politike, të cilës i kanë dalë nga kontrolli llogaritë e fushatës.
Me prezantimin e listave zgjedhore, jo pak kujt i ra në sy fakti se sa emra të rëndësishëm janë lënë jashtë listave të sigurta dhe sa të tjerë, të cilët nuk kanë treguar ndoshta arritjet politike të të tjerëve, lihen jashtë, në luftë të hapur për mandat.
Mbi të gjitha, llogaritë mirë duhet të bëhen në Tiranën e madhe, ku brenda demokratëve rrezikohet seriozisht të poshtërohen nga gara dhe të mbesin pa një karrige deputeti emra shumë seriozë.
Dy prej tyre, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, do të ishte e pajustifikueshme që PD-ja t’i humbiste në një luftë që s’kishte nevojë për beteja.
Pse thuhet kjo?
Optimizmi i shfrenuar i opozitës ka qenë gjithnjë pikë e mangët e taktikës dhe mendësisë së tyre elektorale. Kështu po ndodh edhe këtë vit, me deklarata që shfaqin supremaci në Tiranë me marrjen deri të 19 apo 20 mandateve. Nëse do të ishte ky skenar, PD-ja jo vetëm do të merrte pushtetin, por do të vendoste një epërsi mandatesh që do t’i jepte një epërsi të lartë në Parlament.
Ndaj situata duhet sjellë me këmbë në tokë.
Së pari, për shkak të sondazheve të ndryshme në vend. Askush nuk e nxjerr PD-në në këto kuota që pretendon. Aq më tepër kur dinamika e zgjedhjeve këtë herë – mbi të gjitha në Tiranë – ndryshon për dy arsye madhore: 1-Diaspora. 2-Përfshirja e partive të vogla që mund të rrëmbejnë mandate nga partitë e mëdha.
Nëse do të flisnim me realizëm, i referohemi zgjedhjeve të vitit 2021.
Partia Demokratike në Tiranë fitoi 15 mandate me koalicionin e saj Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim.
Në mënyrë bujare, duke qenë se është shtuar një mandat në Tiranë në këto zgjedhje dhe duke qenë se Partia e Lirisë ka hyrë në koalicion, me disa parti të tjera që kanë ikur prej koalicionit, mund të themi se PD-ja mund të arrijë të kapë deri në 16 mandate maksimalisht, parë sondazhet.
Gjithnjë, duke u varur nga performanca e partive të vogla.
Në të tillë rast, kuptueshëm 12 emrat e listës së mbyllur futen të parët në Parlament.
Të tjerëve i mbetet beteja. Por çfarë ndodh?
Aleatët e PD-së janë treguar ndoshta më dinakë se vetë PD-ja, përveçse nëse e gjitha është bërë qëllimisht.
Fjala bie, Ilir Meta, presidenti i burgosur i Partisë së Lirisë, garon në listën e hapur. Ndërkohë që votat për demokratët do të jenë të ndara, Meta do të thithë gjithë votat e PL-së nën emrin e tij dhe me gjasë (përjashto një bojkot masiv të anëtarëve të partisë së tij), ai do të dalë më i votuari nga lista dhe do të marrë mandat.
Njëjtë situata edhe me Shpëtim Idrizin, i cili në listët të mbyllur futi emrin e Mesila Dodës dhe jo të tijin.
Idrizi, si Meta, do të mbledhë nën emrin e tij gjithë votat që PDIU-ja ka në Tiranë, teksa demokratët do të duhet të ndajnë votat mes vetes. Me gjasë e ka edhe ai sigurinë se këto vota ia sigurojnë mandatin.
Minus dy. Dy në lojë.
Alimehmeti dhe Tabaku, duhet të shohin përballë rreth 40 kolegë të tyre brenda listës dhe të luftojnë brenda bazës demokrate për këto vota jetike për të marrë një ulëse. Që rrjedhimisht, do të lërë jashtë ose ata vetë, ose të tjerë e të shohë ata brenda.
Por fakti do të mbetet se do të jenë në çdo rast më pak deputetë të PD-së, e më shumë të aleatëve, të cilët morën listat e mbyllura e do të marrin me gjasë edhe “thërrime” të tjera, prej maksimizimit të votës që mund të kenë eventualisht për shkak të të qenit të vetëm nga një parti e ndryshme në koalicion.
Ndaj, edhe Meta pretendon të nxjerrë 12 deputetë. Apo të tjerë, me ambicie të çala më parë, të nxjerrin deputetë në disa qarqe.
Demokratët ndërkaq duhet të shpresojnë se ky nuk ka qenë kalkulimi dhe leximi i gabuar i radhës në zgjedhje. Ose të fillojnë luftën për “supervotat” që do të “eliminonin” të tjerët.
Sa shum qeke lodh or ti. Pd nuk merr as 12 t lustes s mbyll. Ti bo analiza kot
Pse merziten kritiket e mos futjes se Tabakut ne listat e mbyllura, nese eshte aq me vlere sic thone keta per zonjen as mish as peshk me nje dore ne revani dhe tjetren ne bakllava, kandidimi i saj ne listat e hapura do ti siguroje pa diskutim zonjes vendin e deputetes por dhe partise se Sali Kulles do ti shtoje numrin e votave ne Tirane.
Po pra, kot asht lodh shkruesi. PD po vdes, e pashke me te edhe rrangallat e Saliut si Tabaku dhe Alimehmeti. Keta te dy morren nga Saliu ate qe meritonin.
Nuk ka harruar jooo!!! Mos ja ver re Jorides, e ka nga stresi .
Jorida E perdorur nga non grada .Po si ske turp moje Bibe qe kerceje vallen e Saliut duke heq dhe Breket para Nokes Ca Tironse je ti moj shurre.Pa pike personaliteti duke i bo gojire Nokes.Je benti picku do thote Duman Serbi.
hik mi kllocke veze klluk, se na falimentove biznesin pd.
Jorida nuk po ben sjellje shume te respektueshme pasi i beri dalje Sala. Qendro Jorida, mos u be Adriana!
Tabaku ka frike se Saliu do ja coje dosjen e pislleqeve ne Spak.
Tirana Ps 20 Psd 2 Opozita 15 - Fieri Ps 10 Opozita 6 - Vlore Ps 9 Opozita 3 - Elbasan Ps 9 Opozita 5 - Durres Ps 8 Opozita 6 - Berat Ps 5 opozita 2 - Korca Ps 6 Opozita 4 - Gjirokaster Ps 3 Opozita 1 - Diber Ps 3 ose Opozita 3 ose 4 - Lezhe Ps 3ose 4 Opozita 3 ose 4 - Shkoder Ps 4 Psd 2 Opozita 5 - Kukes Ps 1 ose 2 Opozita 1ose 2.
Noar, opozita 15 në tiranë ndahet në: 12 sali kërma, 1 Mundësia dhe 2 Lapaj me Shabanin.
Vitjon , Po pse te vika kaq keq per tabaken dhe ate doktorin kokethumb , apo ngaqe Jane material bio berishist , dmth anti Anglo-Amerikaneve , anti shqiptar , pro komunistit plak S. Berisha , hajdut , plackites dhe grabites te Shqiperise ... Per keta te vjen keq , o qen bir qeni per keto ndyresirat berishiste , kete bande maskarenjesh Quan PD ti , vrasesin S. Berisha deshironi kryeminister , o pleher qe , sic duket Po pret te fusesh fecken ne koritat e hajduterise !? Nuk te mjafton E. Rama , produkt safi I mocalit berishist , Po dashke S. Berishen , doren vete . Te vjen keq per pjesen me te ndyre te ketij kombi , sepse I tille duhet te jesh dhe vete . Mallkuar Qofshi !
ej mos harro se ke qene zv/kryetare e kryetatarit te bashkise basha. berisha nuk ta fale kete. u ketheve shume vone te berisha, shume vone. nuk e kuptove as kur pede bardhi vrapoi te berisha e zuuri radhen . berisha i uuren tiransittaani iui dorezohesh berishes per nje karrige e je gati te zevendsosh edhe zj karo qe noka po qane pper te. flamuti me zor futi ne liste hotin me te cilen ka marredhenie"intime". duhet te kishe kontribue ose me pjeshke ose me srvilzem. tiranes beni thirrje te mos voyoje malokun kkriminelin, banditin e hajdutin berisha. ne te semes me gjthe berishen e argita malltuyz basha
Tabaku eshte zonje grua , Alimehmeti di vetem te mburret dhe te llomotise. Do ti shohim neser
Ti je balonë pa terezi që i shkove pas Sali non gratës...
Ore PD e kujt je ti qe jep opinonin se PD eshte bere kashte e koqe.
Tabaku meritonte të ishte në listën e mbyllur para Albana vokshit (kosovares së Rashbulli ) ndërsa Ilir Shehi (Alimehmeti) do bënte mirë që të konkuronte në listën e Durrësit ,mbasi prindërit e tij Mehdi Shehi dhe Jera Kruja janë nga Durrësi , babai nga fshati Radë dhe nëna nga qyteti i Durrësit , të dy mjekë të nderuar me tituj doktor profesor .
ohhh sa mire
o sa. mir ja beri kesaj lavire. Jorida tabakes. sali. kerma. krimineli. tallet. me keto lavire
Po kur kane ditur ndonjehete keta per te bere llogari.Ketyre gjithmone llogarite u kane dale 7x7= 42.dhe aty do te mbeten gjithmone.
Mendoj se maloku do t’i humbas në mënyrë katastrofike zgjedhjet e 11 Majit.Humbja do jetë turpëruese për sali malokun,por ai kriminel do justifikohet duke thënë se Rama i vodhi zgjedjet dhe nuk do japë dorëheqje nga politika,sepse i till delenxhiu është.Edhe për zgjedhjet lokale tha se PD do të realizonte një fitore të thellë,por rezultati përfundimtar rezultoi një katastrofë,ku maloku fitoi gjithësejt 5 bashki fshatrash përveç Kavajës.Ashtu do përfundojnë edhe zgjedhjet për Kuvëndin e Shqipërisë me një humbje spektakolare të partisë së malokut.Jorida Tabaku e meritonte të ishte në listat e mbyllura të PD e jo të ishte flamuti,paloqja,syvrëngarashja Vokshi e ndonjë laro tjetër.Ajo është një intelektuale që ka studiuar në perëndim dhe me qëndrime të moderuara si politikane,por surliu nuk ja harron qëndrimin e saj pro Lulit në fillim të përçarjes së madhe,prandaj e la në listat e hapura.Por ajo do të fitoj sepse në primaret e malokut në Tiranë ishte më e votuara.Si përfundim maloku do marrë një dru në bythë nga shqiptarët,jo vota.