Gjykatësi i Kushtetueses nën akuzë: Sipas SPAK, Fatos Lulo ka fshehur pasurinë

16 Janar 2023, 15:30Politika TEMA

Gjykatësi i Kushtetueses nën akuzë: Sipas SPAK, Fatos Lulo ka

Dikur në shkallën më të lartë të gjyqësorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe si një ndër njerëzit që votoi pro procesit të vetting-ut, do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykata e Posaçme.

Pasi SPAK mbylli hetimet Gjykata e Posatçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lulo akuzohet nga SPAK për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Për provimin e akuzës, përveç 2 akt ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve. Gjykata e Posaçme do ta shqyrtojë çështjen në seancën e radhës të caktuar më 30 janar.

Edhe më herët, SPAK e ka çuar dosjen për gjykim por gjykata e ka rikthyer në duke konstatuar të meta në hetim.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është emër i njohur në sistemin e drejtësisë, i cili është eliminuar nga Vettingu në shkallën e parë dhe të dytë për shkak të vendimeve  të diskutueshme mbi persona të lidhur me krimin.

Një ndër to është edhe ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në Shtetet e Bashkuara për vrasje. Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega. Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali per trafik droge, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vite e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.

4 Komente

  1. X
    Xhela

    Si vjen turp! Ish lojtar i mirenjohur i volejbollit te Dinamos mos u ngopte me para. Shkoi ne Kanada por spati bythe te punoje me ndershmeri dhe u kthye e pagoi per tu futur ne aferat e drejtesise. E njollose keq, emrin e mire o Fatos Lulo! Tani vuaj pasojat.

    Përgjigjjuni
    1. R
      R

      Vetem ketij i falte motra here mbas here nga njeqintmije euro.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abdul Dibra

        Nje simbol i korupsionit shkaterrimtar ne sistemin e drejtesise.Meriton denim maksimal.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje