Gjyqet e demokratëve, dosja "Partizani" 1 muaj "pezull", Salianji shton arsyet për lirim

10 Tetor 2024, 21:30Politika TEMA
Gjyqet e demokratëve, dosja "Partizani" 1 muaj

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë vetes edhe një muaj kohë për të qepur dhe depozituar në gjykatë dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe katër të tjerë.

Në një kohë që afati i hetimit skadonte më 2 tetor, ndërsa mbyllja e hetimeve iu komunikua me herët të pandehurve, SPAK ka njoftuar mbrojtësit e tyre për një shtyrje të re.

Përmes këtij afati, prokurorët do të njihen edhe me materialet voluminoze të paraqitura nga avokatët për kundërshti mbi hetimin e bërë nga SPAK. Nga ana tjetër, pavarësisht afatit të ri, prokurorët mund t’i drejtohen më shpejt gjykatës me kërkesën për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbërn Malltezi, biznesmenit Fatmir Bektashi dhe dy të tjerëve për akuza të “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”, kërkesë që do të shqyrtohet nga gjyqtari paraprak.

Ndërkohë, në një tjetër gjykatë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, shtoi argumentet për kërkesën e tij për pezullim të dënimit me burg. Përmes avokatit të tij, Ledio Braho, deputeti Salianji depozitoi në Gjykatën e Lartë material shtesë për kërkesën e paraqitur më 1 tetor, pak ditë pasi u dërgua në burgun e Fierit.

Duke bërë një qasje me rastin e deputetes së PS, Olta Xhaccka, avokati vinte në dukje një diskriminim të Salianjit në praktikën e ndërprerjes së mandatit për shkak të përkatësisë së tij politilke. Sipas avokatit, në rastin e deputetes Olta Xhaçka, deputete e shumicës parlamentare, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë refuzon ekzekutimin e dy vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që në rastin e kërkuesit Ervin Salianji, deputet i pakicës parlamentare, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (i paarsyetuar ende), Kuvendi i Shqipërisë, vetëm nëpërmjet leximit të dispozitivit të vendimit të gjykatës, ka konstatuar përfundimin e mandatit të deputetit. Në Gjykatën e Lartë kërkesa e Salianjit për pezullim të dënimit me burg është caktuar të zhvillohet më 15 tetor. (A2)

3 Komente

  1. f
    flase

    Lironi kriminelet dhe hajdutet se po i torutroni; lirioni kurvaret se ngelen kurvat pa qire ne parlament; lironi genjeshtaret dhe thashethemaxhijte se ata mbajne gjalle publikun e Sali Berishes se po mbarohen parate !!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi Ndokajve

      Jo shume kohe perpara kemi pasur nje prokuror LLALLA , ai rrinnte rrinte e thoshte do behet nami e verr verr e hic asgje edhe SPAKU me duket po heq ate valle ne vend qe ta nxitojne punen e largojne . O njerez po u soset durimi popullit duan ta shohin kriminelin ne banken e te akuzuarve ta pyesin si ja quajne nenen e babane edhe sa me pare prapa hekurave . E dyta ish deputeti Salian -haleja si duket nuk eshte dakort me denimin minimal po duhet ti kishin futur maksimalin nje pesvjecar qe ta mbblidhte mendjen mire , ta kete parasysh gjukata e larte .

      Përgjigjjuni
      1. b
        baba

        Qiji nenen t te thote baba. Populli

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje