Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan u takua me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tiranë.
Pasi diskutoi për vlerat e përbashkëta kulturore midis Shqipërisë dhe Turqisë, zonja Rama dhe zonja e parë Erdogan bënë një tur në vilën 30, ku bashkëshortja e kryeministrit shqiptar e informoi Emine Erdogan për historinë e saj.
Në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Zonja e Parë ka ndarë mesazhin në lidhje me takimin: “Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e nderuar të Kryeministrit të Shqipërisë.
Ne diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve tona. Është besimi ynë i përbashkët se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen me vizita dypalëshe”.
Gjatë ditës së sotme Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka nisur një vizitë disa orëshe në Tiranë, e cila do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, më e madhja në rajonin e Ballkanit.
@gazetatema Takimi me Linda Ramën, Emine Erdogan: Diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA
Lidhjet historike te sateme.....
Jemi bere shtet serioz, duket nga pritjet, organizimi, marrveshjet, respekti dy-palesh.
Pune baxhellash turke varu kkkkkkk.... rrace perverse sunite nga sorrollopi i "pilo palles ".....
sa shkojne hanemet me njera-tjetren
DHE EMINEJ DHE LINDA E BIJA SANIJES ,,,TE DYJA MYSLYMANE JANE ,,,KESHTU QE U SHKON MUHABETI ,,,,
Qe te dyja nje mut truri te mykur kane, vecse hanemja e ramiut, e ka lene te pa amballazhuar ate.