“Ejvallah”, Rama falënderon Erdoganin: Duhet që niveli i shkëmbimeve tregtare të arrijë në 2 miliardë euro (VIDEO)

10 Tetor 2024, 14:36Politika TEMA
“Ejvallah”, Rama falënderon Erdoganin: Duhet që niveli i

Kryeministri Edi Rama falënderoi presidentin turk Erdogan për vizitën në Tiranë, ku përveç përurimit të xhamisë së Namazgjasë u nënshkruan disa marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Ejvallah”, i tha Rama presidentit Erdogan në deklaratën e përbashkët për mediat.

“Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë, që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve dhe ambicia jonë është që sa më shpejt të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove, për të çelur një fazë të dytë me edhe më shumë të zhvillimeve të këtyre shkëmbimeve”.

Rama tha se edhe Erdogan kishte rënë dakord që Turqia duhet të bëjë më shumë investime në vendin tonë në fushën e turizmit.

“E dimë të gjithë që Turqia ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm në këtë fushë dhe ka një nivel ekslence që është e domosdoshme për ne”, tha Rama. 

7 Komente

  1. W
    WWW

    Do mbushemi me mallra te dhjere turq se me telenovela jemi mbushur. Pushtim modern i Arberise nga Perandoria Osmane e diktatorit sulltan.

    Përgjigjjuni
    1. r
      raku

      po raku po

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kallo

        Tradhti nga pashai lakuriqs i Albanistanit.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        E hoqen perfundimisht bustin e Gjergjit?

        Përgjigjjuni
        1. h
          hasoni rruges durresit

          Ne kemi fjalen tone te bukur shqipe" Faleminderit" , flori e shkuar floririt o gjakeprishur!

          Përgjigjjuni
          1. S
            SAMI FRASHRI

            Te rroj vllazeria turko shqiptaro myslymane ,,,ALLAH EKBER AMIN

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ana

              Ore cfare i shesim ne Turqise? Ah po,, prona publike si basene dhe hidrocentrale, metalurgjikun, Pasha Limanin etj. Sa per tregeti te mallrave dhe sherbimeve vetem importojme dhe eksportojme rrocken.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje