Pritet t’i zërë vendin në Kuvend Ervin Salianjit, Andrea Mano dorëzon në KQZ formularin e dekriminalizimit

10 Tetor 2024, 11:10Politika TEMA
Pritet t’i zërë vendin në Kuvend Ervin Salianjit, Andrea

Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet që të zëvendësojë në Kuvend, Ervin Salianjin, i cili ditë u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg pasi akuzohet për “kallëzim të rremë” lidhur me çështjen “Babalja”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Mano ka dorëzuar këtë të enjte në KQZ formularin e dekriminalizimit. Tashmë pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit.

Mano në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota në total. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke konfirmuar dënimin e Salianjit me një vit burg.

Sipas nenit 71.1 të Kushtetutës, një deputet e humb mandatin nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, siç është rasti i Salianjit. Për më tepër, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet rikandidimi në zgjedhje për të paktën 5 vite.

Ervin Salianji u shpall fajtor në vitin 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e "Kallëzimit të rremë".

Akuzat lidhen me publikimin e dy audio-përgjimeve në vitin 2018, ku pretendohej se Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria argumentoi se këto përgjime ishin të manipuluara dhe se në këtë çështje ishin përfshirë gjithashtu Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

1 Komente

  1. N
    Nji zgjim i sikletshem per salinen Nusen ton B

    Gjith naten e kemi mbajt me karijet,qe mos te deshperohej sume. 3-rrocka qe benin dezhurn ne thellesi te baths salines . sa ja shkundte i pari hop hynte i dyti -i treti etj. Edhe Gardiani u be keq ,i skuqur flake u ngrit perpjet dhe ja afroj salines ke turinjte ;Kujdes i tha salinjani, se s'bo me abuzu ne Detyre . Ma knaqen kart e qelise .Ah sikur te ishte Grida sonte me mua ! Gardiani me shkopin ne dor : Mos u be merak se per Griden kujdesemi ne Policet e sherbimit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje