Kush e zëvendëson Jurgis Çyrbjan në Kuvend?

10 Tetor 2024, 09:58Politika TEMA
Kush e zëvendëson Jurgis Çyrbjan në Kuvend?

Pasi socialisti Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, zbulohet se kush pritet ta marrë këtë detyrë, bazuar në listën e deputetëve që garuan në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Mandati i deputetit i takon Erjon Mekës, pasi Denis Deliu dhe Arkend Bala, tashmë e kanë marrë mandatin e deputetit pas dorëzimit të mandatit nga ana e Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës.

Jurgis Çyrbja dorëzoi sot mandatin e deputetit pasi dy ditë pasi u mor në pyetje nga prokurorët në SPAK.

Vendimi për t’i dhënë fund detyrës si ligjvënës është konfirmuar nga vetë Çyrbja.

Por ai tha se po largohet nga politika jo për shkak të SPAK, por për t'iu përkushtuar shëndetit.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Foli ndonjehere ky?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje