“Babalja”, Xhafaj: Nëse do të ishte regjistruesi, do të dilte qartazi mashtrimi publik. PD ka fshehur stilolapsin

9 Tetor 2024, 23:11Politika TEMA


“Babalja”, Xhafaj: Nëse do të ishte regjistruesi, do

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka folur sot për çështjen "Babalja". I ftuar në emisionin "Opinion", Xhafaj tha se si episod të parë ka qenë i interesuar grupi politik i PD për ta goditur atë politikisht dhe se është e sajuae e gjithë kjo duke e ngritur mbi një mashtrues. Ai shtoi se në të dytin, 'Babalja' ka implikuar një tjetër person, ndërsa i treti është regjistrimi që sot nuk gjendet. Xhafaj shprehet se ky regjistrim që nuk disponohet as nga prokuroria do të ekspozonte mashtrimin publik.

DISKUTIMI NË STUDIO:


Fatmir Xhafa: Episodi i tretë është regjistrimi me një stilolaps që iu dha Babales dhe që ka bërë zërin Alizotin.

Blendi Fevziu: Po, kjo është e njohur, tani…

Fatmir Xhafa: Kjo është e njohur dhe kjo është servirur nga Partia Demokratike. Sot e kësaj dite askush nuk e di ku është stilolapsi.

Blendi Fevziu: As prokuroria s’e ka?

Fatmir Xhafa: As prokuroria s’e ka. Nëse kjo partia Demorkatike, nëse ky personi që do të luftonte grupet kriminale, krimin, ministrin e Brendshëm të lidhur me to, etj, pse e fshehu mjetin e regjistrimit?

Blendi Fevziu: Këtë s’di ta them por unë do të bëj një pyetje tjetër.

Fatmir Xhafa: Ta them unë se enuk ke sesi ta thuash. Ta them unë. Nëse do të ishte mjeti i regjistrimit, do të dilte qartazi i gjithë ky mashtrim publik i ndërtuar nga disa ordinerë të zakonshëm siç ishte Babalja dhe Alizoti të bashkuar me disa mashtrues politikë.

5 Komente

  1. E
    Endri

    Fevzi varkari si Southington I poshter duke nderhyre vend e pavend,duke bere te njejten pyetje disa here por ne menyra te ndryshme duke shpresuar te kapte ndonje lapsus dhe ta service si faj.Njeri me te poshter nuk ben nena.E ka pershkruar taman Edison Ypi.Autopsi mjeshtri I ka bere.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flet

      Xhafaj është njeri serioz dhe me shkolle. Personalisht e vlerësoj dhe e di fare mirë që nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e gjysmë - vellait. Partia Demokratike lindi duke vrarë anëtarët e vet si Arben Brocin e ndjere dhe me pas gjithë të tjerët. Po e përfundon me rrugaçëri dhe pisllëqe.... Sikur ne PS të kishte ende Xhafaj, Rucer, Dokle,Brace etj kjo parti do ishte me prestigj edhe me të lartë në popull. Se është katandisur me Plarent Ndrecen dhe debile të tjerë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saljani

        Me fal po kaq idjot gazetar more Fejzi pi behet ajo pyetje po kush eshte ai qe thote po kame nderhyr per te burgosur Saljanin Po si puna jote eshte Xhafa te kesh respekt per ate deputet Kaq gazetar te pa afte jeni qe gjithmon flet me thashetheme Zeni mend dhe behuni gazetar njeher te pa varur nga partit se turp per ty qe e mban veten si gazetari me i zgjuar nje M U T jeni te gjithe

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flora

          Perse nuk u dorezua ne prokurori stilolapsi me regjistrimin orgjinal o mashtruesi ordiner Salianji ? Kur e pyeten per kete Griden nuk dha pergjigje. Megjithese topqenefi ( sic e quante PD) i vuri ne dispozicion Grides nje emision ne mbrojtje te te dashurit nuk i doli me sukses hipokrizia.Grida ishte bere si e terbuar ne ate emision. Po ate dite ne topchanel nje moderatore tjeter dilte ne mbrojtje te Salianjit, Sidorela Gjoni ! Po kjo cfare pati ?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Popull

            Fuck pd komuniste!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje