
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë publikisht pas 6 vitesh në një emision televiziv për dosjen “Babalja”, ku ka qenë i përfolur vëllai i tij dhe çështje për të cilën u dënua me 1 vit burg deputeti i PD Ervin Salianji.
Për emisionin ”Opinion”, ish-ministri i Brendshëm ka deklaruar se Albert Veliu, i njohur ndryshe si personazhi “Babale”, është afruar në Partinë Demokratike nga palë të treta dhe me të u takua Ervin Salianji në tetor të vitit 2017. Sipas Xhafajt, përgjimi i supozuar është një trillim i stisur nga Babalja dhe Salianji, që më pas këtë ia dhanë gazetarit Olldashi.
“Babalja sipas këtyre është vetëofruar. Sipas meje është ofruar nga të tretë të PD. Është takuar për herë të parë, i është besuar kjo gjë Ervin Salianjit. Në Tetor 2017, Salianji i ka kërkuar gazetarit Olldashi, nuk është gazetari Olldashi që ia ka dhënë Ervin Salianjit. Gazetari Olldashi që në atë kohë punonte në një emision investigativ, ka marrë mjetin dhe ka shkuar në Vlorë dhe rrugës në makinë ka bërë intervistë me Babalen.
Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps, ka hyrë 5 minuta në lokalin ku ishte vëllain im dhe ka dalë dhe ka thënë bëra përgjimin. Ka me qindra orë përgjime të bëra nga prokuroria, ka autorizuar përgjime prokuroria, kanë qenë në përgjim të gjithë këta pasi ka shpërthyer kjo gjë. Janë pyetur këta njerëz, kanë deklaruar në Prokurori. Jam 100% i sigurt për atë që them.
Është kthyer në Tiranë, ka shkuar te Ylli Rakipi dhe Ylli Rakipi i ka thënë që nuk e konsideron sepse ky nuk ka fakte, nuk ka prova. Këtë gjë që nuk e pranonte Ylli Rakipi e pranonte SHQUP-i sepse e bëri emision. Ishte e gjitha një gjë fiktive, e gjitha një trillim. Ai ka shkuar te Salianji, te PD dhe te Lulzim Basha. Dhe këta e çuan te Olldashi, jo ai ka ardhur me përgjim në dorë”, u shpreh Fatmir Xhafaj.
Xhafa eshte nje fenomen I rralle ne politiken shqiptare.Flori ne dore te talebaneve shqiptare.Njeriu I duhur ne vendin dhe kohen e gabuar.Te ishte ne amerike do ishte ne postin me te larte ne gjykaten amerikane.
Po po ke shume te drejte……do ishte ne postet me te larta ne drejtesine amerikane ….e ka nga pervoja e hetusise ne kohen e monizmit …. Vec haron qe vetem ky fakt eshte i mjaftueshem dhe je i djegur perjetesisht ne Shtetet e Bashkuara ….
Po Endri eshte e vertetë ajo qe thua per Xhafën.
O Xhafe,leri brockullat.Vellai i yt ishte trafikant i denuar ne Itali.Ti si vella nuk e kuptoje se me se merej ? Apo kur ishte i denuar dhe ti Minister Drejtesie nuk e more vesh ? Po te kishe sa do pak moral duhej te pakten te ikje nga politika.Ky rast eshte edhe nje shembull me shume se si eshte politika Shqiptare. ( vec shume te tiereve qe kane plasur )
endri - e di qe F Xafaj te ka qir motren, keshtu nga deshira e madhe qe ke per xhafajt do ta kesh nje nipce me ate mbiemer. Te fala motres dhe mbyllu thuj se mos kapi dhe ndonje Ruci ose Peleshi
O plera ca flisni ,po ky pergjigjet per veten,vllai as nuk mori tendera si Zeni dhe Argita as hodhi Gerdecin ne ere