Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin

9 Tetor 2024, 21:10Politika TEMA
Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë

Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit. Ky grupkapitujsh përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit.

Ekspertët e njohur për çështjet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Miriam Kosmehl dhe Nicholas Whyte thonë se vendimi i Brukselit pasqyron plotësimin e kritereve të vendosura për Shqipërinë për këtë fazë të procesit integrues, megjithatë vendi duhet të japë më shumë rezultate, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

10 vjet pasi Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat, Bashkimi Evropian miratoi hapjen e bisedimeve për grupkapitujt e njohur si “Themelorët”, që mbulojnë çështjet e shtetit të së drejtës dhe mund të përcaktojnë ritmin e përparimit të përgjithshëm drejt anëtarësimit.

BE-ja duhet ta kishte marrë këtë vendim për Shqipërinë më parë, thotë Dr. Nicholas Whyte, drejtor Institutit të konsulencës, APCO me bazë në Bruksel.

“Do të doja ta shihja këtë proces të lëvizte shumë më shpejt. Mendoj se Shqipëria i ka kryer me kohë të gjitha detyrat e duhura të shtëpisë”, shprehet zoti Whyte.

Miriam Kosmehl, eksperte e lartë për Evropën Lindore dhe Fqinjësinë Europiane pranë fondacionit ‘Bertelsmann Stiftung’ me bazë në Berlin thotë se vendimi erdhi pas punës që institucionet shqiptare bënë në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Shqipëria mobilizoi shumë burime gjatë procesit të shqyrtimit analitik në përgatitjet për procesin e bisedimeve. Komisioni Europian ka paraqitur raportet e kësaj analize mbi reformat që përmenden te Grupkapitujt “ Themelorët” si reforma e drejtësisë, Administratës Publike dhe institucioneve demokratike. Këto janë dhe baza për reforma të mëtejshme. Eshtë gjë e mirë që gjërat po shkojnë përpara”, shprehet ajo.

Ndërsa Tirana zyrtare përgatitet për tryezën ndërqeveritare të Luksemburgut, ekspertja e lartë Kosmehl vë në dukje bilancin e sistemit gjyqësor, duke përmendur ndryshimet themelore, por ajo thotë se sfidë për vendin mbetet lufta ndaj korrupsionit.

“Kjo tabllo nuk do të ishte e plotë nëse nuk përmenden dy raporte të kohëve të fundit. I pari nga Komisioni Europian, raporti mbi shtetin e të drejtës, ku përfshihet dhe Shqipëria dhe tjetri nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve. Të dy nxjerrin në pah se korrupsioni mbetet ende problem mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit. Në këtë raport, struktura anti - korrupsion përmendet për zhvillime pozitive, por aty thuhet gjithashtu se ka mungesë burimesh njerëzore dhe financiare. Ndaj, mendoj se duhen parë të dyja anët”, thotë zonja Kosmehl.

Për ish këshilltarin e lartë të CEPS, Qendra Europiane për Studime Politike, puna më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

“BE-ja nuk është e marrë. Ajo nuk do të lejojë përparimin në bisedime nëse nuk ekziston ndenja e vërtetë se ky është një rrugëtim me vështrimin përpara. Eshtë e qartë se sfidat më të mëdha me të cilat ndeshet Shqipëria janë në fushën e drejtësisë. Jemi në një fazë ku mbetet shumë për të bërë. Tani ne shohim përpjekje të sinqerta nga autoritetet shqiptare për përmirësimin e gjendjes, në mënyrë që të krijohet një sistem i kënaqshëm drejtësie. Dhe siç e dini, gjatë 10 viteve të fundit ka patur shumë hapa seriozë në këtë drejtim, falë reformave në sistemin e drejtësisë”, shprehet zoti Whyte .

Shqipëria do të vazhdojë drejt BE-së e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Vendet anëtare nuk ranë dakord për hapjen e grupkapitujve me Shkupin pasi nuk ka bërë ndryshimin e Kushtetutës për futjen e pakicës bullgare si popull shtetformues, një kusht i Brukselit.

Ekspertët thonë se Shkupi po paguan një çmim të lartë për marrëdhëniet dypalëshe.

“Besoj se ndarja e tyre është gjë e mirë, me qëllim që të ecet përpara, mirëpo fakti që Maqedonia e Veriut pengohet për shkak të një çështje dypalëshe, e cila nuk ka lidhje me procesin e anëtarësimit është problematik”, thotë zonja Kosmehl .

“Më vjen shumë keq. Më duket se ky vendim që u mor për shkaqe të pastra politike, por jo objektive. BE-ja ka kërkuar pak si shumë nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë ndryshimin e emrit të vendit dhe ndryshime kushtetuese. Dhe është turp, sepse mesazhi që duket se dërgohet është se sado të ndryshoni, ne prapë do të kërkojmë akoma më shumë”, tha zoti Whyte .

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe udhëheqës të tjerë kanë vënë si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por sa i arritshëm është ky objektiv?

“Nëse ky qëllim do të realizohet ose jo, kjo varet nga vullneti politik i të dyja palëve”, vlerëson zonja Kosmehl.

“Do të habitesha po ta shihja Shqipërinë shtet anëtar të BE-së në vitin 2030, por atëherë mund të dime se kur mund të bëhet anëtare. Sa i takon Maqedonisë së Veriut, kjo varet nga shpejtësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tanishme politike. Malin e Zi dhe Serbinë i shoh në pozita të ngjashme me Shqipërinë, ndërsa Bosnja dhe Kosova, mendoj se janë disi larg gjendjes në Shqipëri”, tha zoti Nicholas Whyte .

Sipas ekspertëve, afro tre vitet e fundit dhe veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës vërehet rigjallërim i interesit të BE-së për Ballkanin Perëndimor sepse zgjerimi po konsiderohet si investim jo vetëm për paqe, por dhe për qëndrueshmëri dhe mirëqenie në rajon.

VOA

6 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Hahahaha....ne 2030 do te mesojme se kur mund te futen sunitomajmunet ne BE!!! Ja,neser ne xhamije dy rrondelet Erdogan e citjoneziu do te hapin "perspectiven" evropiane..... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. z
      zigur

      Me gjith masat që janë marë përsëri korrupsioni është i lartë në çdo drejtim,shumë gjëra që ndodhin këtu në botë nuk njihen fare.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me Berrishen ne Europe haaaaa

        - Me kete drejtesi ne europe ! - Me députét rrugaç ne europe ! - Me police barkalec veshur me kemishe , perballe vandalve me molotov ne europe ! - Me gazetar militant te pashkolluar si Fevziu Rakipi Erla Grida Abilekaj Cani Çurri e te tjeret qe kane usurpé média ne europe ! - Me prokuror , gjyqtar frikacak ne Europe ! - Vizitoni Luxembourg prag zgjedhjesh asnje mure i zgaravitur , vendosen 9 tableau provisoire ku çdo parti vendos afishet dhe mbas zgjedhjeve hiqen , aty shkruhen muret si ne Beirut PD PS PSD - Vizitoni France prag zgjedhjesh , fikse ora 20 e mbremjes jepet rrezultati. - Prag zgjedhjesh ne Elbasan cellules naziste te PD drejtuar nga Bardha ndalonin , kontrollnin , makinat , terrorisonin si Haizbullah qytetaret , , asnje mase ndeshkuese per autoret me keta do shkoni ne europe ! - Tre jave mbas zgjedhjeve del rrezultati sikur te ishit nje miliarde e 200 milione banore , fillone kenga popullore , nuk njohim zgjedhjet , krime zgjedhor , bandat , u blen u shiten , çfare europe flisni o te marre mendesh ... Europa eshte per vende dhe njerez te civilizuar . Tentohet te vritet kryeparlamentare ç'lidhje keni ju me européen .

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Te luftosh korrupsionin. Ti thuash RAmes sikurse ti thuash ujkut mos i ha delet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tellalli

            Po si nuk u ngope një herë së ngrëni m.t o beni ? Po si nuk reflekton një çikë për atë çetë delinkuentësh mercenarë , zjarrvënësish , vandalë , e ashtuquajtura opozitë ? Si nuk të vjen turp , që qëndron në rradhët e një grupimi të tillë kriminelësh , që po çudisin botën ?

            Përgjigjjuni
          2. a
            anti25642654censurë

            këtu e kanë dhjerë europianët!ne japim gjithçka por korrupsionin jo!!mo na prekni korrupsionin se dhe bythën e shesim!!për një çikë korrupsion ne jemi gati të shesim dhe shqipërinë komplet!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje