Djegia e selisë së PS, Plarent Ndreca: Kaluan të gjithë kufijtë, PD po kthehet në grup militar

10 Tetor 2024, 09:29Politika TEMA
Djegia e selisë së PS, Plarent Ndreca: Kaluan të gjithë

Deputeti i PS Plarent Ndreca komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur edhe tek protesta e opozitës dhe djegia e selisë së PS.

Për deputetin socialist, nuk ishte një mosbindje civile siç edhe u tha nga PD, por një kryengritje. Gjithashtu tha se djegia e selisë së PS ishte shumë e rëndë dhe se u kaluan të gjithë kufijtë.

“Vetë veprimtaria që potencialisht mund të krijojnë tension. Unë mendoj që PS dhe anëtarët e saj dhe mbështetësin e kuptojnë që nuk ia vlen barra qeranë për t’u marrë me këtë grup që po kthehet gjithnjë  e më shumë si grup militar.

Unë mendoj se djegia e një godinë të një partie politike është djegie e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pra godet pluralizmin shqiptar, është tipike e partive me nuanca fashiste, simbolikë për të zhdukur kundërshtarin politik.

Është antikushtetuese të djegësh institucionet…por ky precedent që ndodhi dhe u kalua ky kufi, ishte shumë e rëndë dhe e shoh si një ‘duf’ ndaj pluralizmit dhe një tregues i qartë i paaftësisë për të ndjekur rregullat e lojës”, tha ai në emisionin “Real Story” në ABC News. 

2 Komente

  1. K
    Kerkoje te vetja pergjegjesin

    Ka qene lapsus nga Ndreca pasi PD ka qene grupe militaire. Çfare ishin veprimet ne zgjedhje e kaluara ne Elbasan, ku grupe militantesh ndalonin kontrollnin makina e njerez rrugeve te qytetit ?. Molotovi nuk ka filluar sot por me ( demokratin euroatllantike ) Lulzim Basha ) Çfare bene sherbimi sekret , policia , prokuroria pasi keto grupe kane cellulat sa nga keto jane kapur e denuar ? . Personat qe mbushin çantat me molotov diku i pergatisin , dikush i thote , dikush i perkrahe. Mos e kerkoni responsabilitetin te keto grupe por te ata qe nuk punojne per zbulimin dhe denimin e ketyre alabakeve.

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      E pate vete pordhesten e deshtuar te trumbetuar me te madhe si revolucioni nr.10 nga kush udhehiqej nga dy sozite e mareshalleve naziste Flamut Geringu dhe Feldmareshalli Gaz Hajnrih Himleri sozia e shefit te policise sekrete te Rajhut te Trete. Keta te dy jane imazhi i foltores se sheikut taliban me 54 prona brenda dhe jashte vendit dhe do ta cojne foltoren e vicidolit drejt humbjes katastrofike me te madhe se ajo e 14 majit 2023 ne zgjedhjet e majit 2025.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje