Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka replikuar në Kuvend me deputetin e PD, Flamur Noka teksa ky i fundit më herët lëshoi akuza nga foltorja.
Duke iu refuar Sali Berishës, Gogu ironizoi Flamur Nokën se s'mund të ligjërojë ai për korrupsionin teksa është bërë mburojë e ish-kryeministrit me masë "arrest shtëpie" nga GJKKO.
"Ti harron që ngjason me ata çobejntë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë.
Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t'u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet.
Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasesh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë.
Leri llafet dhe eja t'i futemi punës", duke përsëritur ftesën ndaj opozitës, e cila ka zgjedhur të bojkojë pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen- Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.
Pra nga fjalimi i Gogut esenca eshte kjo:deputetet e PD-se s'paskan te drejte te flasin se shefi i tyre na qenka ne" arest shtepie" per periudhen e qeverisjes se tij 11 vjet perpara, ndersa socialistet qe drejtojne keto 11 vjet kane te drejte te flasin edhe pse jane zhytur teresisht ne korupsion ne te gjithe sektoret e vendit perfshi edhe te shendetesia ku kane vdekur me dhjetra veta . Ti zoti Gog, ne se je i pa zhyer rri ne ndonje qoshe e mos fol se qytetaret i dhembin syte kur dilni ne televizor e ne jepni mend . Mos kujtoni se populli nuk shikon dhe degjon. Urojme qe te dal nje force e re politike me te rinj qe te mare fatet e vendit se ne te kundert nuk dihet se ku do perfundoj ky vend me mosteren qe del ne resme.