Berisha, deputet nga ballkoni? Gjikondi: Vetëm nga dekriminalizimi, ai nuk duhet të ishte pjesë e Kuvendit

27 Qershor 2024, 09:40Politika TEMA
Berisha, deputet nga ballkoni? Gjikondi: Vetëm nga dekriminalizimi, ai nuk

Për juristen Brizida Gjikondi, është e shëmtuar dhe e pamoralshme që Sali Berisha të vazhdojë të ushtrojë mandatin e deputetit edhe pse ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se vetëm nga ligji i dekriminalizimit, Berisha nuk duhet të ishte pjesë e Kuvendit.

“E shëmtuar dhe pa moral. Të shikosh ligjin për dekriminalizimin, që në nenet e para të tij, ai si personazh nuk duhet të ishte më pjesë e parlamentit të Shqipërisë.

Që në momentin që ai është në arrest shtëpie, për shkak të mosbindjes së tij progresive ndaj strukturave të drejtësisë shqiptare, mund të ishte në gjendje të lirë, por çdo gjë ka qenë pasojë e injorimit dhe poshtërimit që i ka bërë institucioneve të drejtësisë shqiptare, dhe me ligjërime, me sjellje, duke ofruar model kriminal për të gjithë qytetarët shqiptarë, modelin e mosbindjes ndaj shtetit të së drejtës.

Berisha merr rrogën, merr rrogën çdo muaj. T’i jepnin edhe dietat. Reforma në drejtësi, ka qenë një domosdoshmëri jetike dhe nuk mund të mburret, nëse duan ta vazhdojnë udhëtimin që kanë nisur, ta vazhdojnë siç e nisën”, theksoi ajo.

2 Komente

  1. K
    Kroi Mbretit.

    Znj.Gjikondi mohon çdo nisem qe ndermerr qeveria ne drejtesi.Ka vetem nje linje -sulmohet apo bllokhet veprimtaria e SPAK. Keshtu thote Gjikondi. Urrejtja ndaj kryeministrit znj.Gjokondi por jo vetem i ka verbuar syte dhe nuk ndajne dote grurin nga egjri.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loku

      Ky pacavur mund te jet kryeministri i gruas os nenes tende sepse ky për qytetaret eshte një e kriminel ordiner kurse për shpellarët që erdhën me opinga në Kryeqytet dhe që vinin me vizë në Tiranë pa tjetër që ësht një nenqiru që u duhet per te lehur si qen pas gardhit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje