Zbardhen debatet në Grupin e PD: Kërkohet shkarkimi i Flutura Açkës. Bardhi kundër

26 Qershor 2024, 18:09Politika TEMA

Zbardhen debatet në Grupin e PD: Kërkohet shkarkimi i Flutura

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD disa deputetë kanë kërkuar nga Kyetari i Grupit Parlamentar të kërkojë shkarkimin e Kryetarës së Komisionit të Arsimit dhe Medias Flutura Açka, për shkak se sipas tyre nuk përfaqëson grupin parlamentar të kësaj partie dhe po pengon punën e deputetëve të opozitës.

E njëjta kërkesë është bërë edhe për stafin administrativ ndihmës të grupit, ku është kërkuar shkarkimin i disa këshilltarëve të grupit. 
 
Burime për gazetarin e News24 Osman Stafa bëjmë me dije se disa deputetë kanë ngritur shqetësimin se Flutura Açka ndërmerr më shumë aksione kundër opozitës sesa kundër Edi Ramës apo ministrave të tij të korruptuar.

“Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision. Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsmit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes intimiduese të Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3 dhe s’ka asnjë qëndrim për atë çështje. Është aty me votat tona, por punon kundër nesh dhe kundër opozitës. 80 % të mbledhjeve nuk është në Komision, nuk vjen, duke ia lënë drejtimin Evis Kushit. Asnjë denoncim dhe asnjë reagim për fushat që mbulon”, janë shprehur në shumicë deputetet demokratë.
 
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit për shkarkim. Burime bëjnë me dije se Bardhi eshtë shprehur se “e mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por, me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi”.

“Mirëkuptoj faktin e shqetësimit që ngritën kolegët këtu që Flutura është aty me besimin e grupit parlamentar, është propozim i grupit. Po ai është pozicion për grupin parlamentar të PD. Mirëpo përpara se ne të hedhim një hap, duhet të bëjmë gjithçka që çdo deputet i PD të angazhohet më shumë në aksionin opozitar në Parlament.

Nuk dua të them që i vë në dyshim vërtetësinë e tyre, por më duhet të vlerësoj më në detaje shkaqet që u ngritën këtu. Prandaj nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë propozim për shkarkim në këtë moment. Kryetari i Partisë të hënën, por edhe kryesia e partisë, folën për dorën e shtrirë të bashkimit me këdo që deri me sot ka menduar ndryshe nga ne. Nuk mendoj që grupi ynë parlamentar duhet të ketë një qëndrim të kundërt me këtë.

Pra dorë e shtrirë, jo përjashtim, jo hatërmbetje, jo shkarkime. Më mirëkuptoni, por nuk mund ta pranoj propozimin tuaj. Mund ti kthehemi kësaj teme ndoshta në ndonjë mbledhje tjetër”, tha Bardhi.

7 Komente

  1. T
    Taraboshi

    Me pas pushtet keto vrasin njeri tjetri dhe shkojme perseri ne zgjedhje te parakoheshme keshtu qe me mire te rrine ne pushtet keto qe jane keqe nuk drejtojne dot vehten

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      E deshët, e realizuat. Ja, nje PD te komanduar nga Gaz Bardhi kishit kohë qe aspironit. E more PD-istë? Ini si ini, mirë ini mo? Te lumtur sa s'ka. Opozitë e perjeteshme. Po qysh ore debilë e late Saliun ta kthente PD-ne nga nje parti perendimore, e shpreses europiane te Shqipërisë, ne nje parti surrogato ku ligjin e bën Gaz Bardhi, ndersa debatet i kryeson Nul Magjar Noka dhe Çuni Koqe Kandari i Fahri Balliut? Megjithëse PD-istët e vërtetë jane dakord me sa thashë, dhe gjynah t'i shash, ndersa debilët qe kane mbetur ne PD as nuk e kuptojne se çfare kam shkruar. Nje grup katunaresh pa tru, pa shkollë, dhe pa dhembe - ja si është katandisur PD. Eh, o Edi Rama, ta gezosh telebingon.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nino

        Nuk ka më PD kjo është bërë PARTIA NON GRATA e dominuar nga shpellarët,fatkeqësi kombëtare....

        Përgjigjjuni
        1. A
          A mazniku bullgari i tao pederastit dhe lali lgbt

          Humint and Finint a mazniku

          Përgjigjjuni
          1. O
            Ori

            Flutura Ackes nuk I takon te rrije ne ate pellg me uje te qelbur. Edhe nje deshmi tjeter se kjo PD eshte katandisur ne nje grusht vemjesh.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juliano

              Or tuf budallejsh, flutra nuk mund ta bljë të zezën të bardhë, vetlm e vetëm se e vërteta është e vëetetë. Ju si grup duheni shkrirë, sepse ju jeni me mentalitet komunistësh, ku, o me mu e si du unë, o armik me mua. Këto veprime i bln komunisti kryetar që kini ju. Prandaj dhe nuk bëni përpara dhe prandaj nuk ju duan njerëzit. Mendimin ndryshe ju e persekutoni dhe e shantazhoni, deri në limitet injorante që ju bashkojnë.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Biçim Pyka

                A ju dhjefsha bashkimin tuaj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje