
Sali Berisha nuk humbet mandatin e deputetit. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve Lindita Nikolla njoftoi drejtuesit e strukturave të institucionit se kishte arritur në këtë konkluzion pas një konsulte juridike me njohës të kushtetutës, duke e konsideruar mungesën 6 mujore si me arsye.
“Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës", tha Nikolla.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Gazment Bardhi iu drejtua kamerave për ta njoftuar këtë vendim duke kërkuar nga strukturat e parlamentit krijimin e kushteve që Berisha të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.
Me këtë vendimmarrje mbyllet edhe dilema sa i takon mandatit të Berishës, që pavarësisht gjashtë muajve në arrest shtëpie, nuk cenohet. Por vendimi pritet të krijojë një precedent në raport me të ardhmen, në rastet kur parlamentarët mund të gjenden para masave shtrënguese që u kufizojnë lirinë e lëvizjes.
Ja cfare ben dhuna e paligjeshme e demostruesve te PD te zezen e quan te bardhe, turp 1 mije here turp. Lindita Qorja, Saliu ka munguar 6 muaj ne parlament e thjeshte fare i hiqet mandati, por je nje frikacake si vete shefi yt lengara-qi Ed. Lindida genjeshtare dhe mashtruese me gjasme je konsultuar me profesioniste te leshit ne fushen juridike dhe te kushtetutes, ke marre urdher nga Edi dhe ky i fundit urdher te pree nga Ambasada Amerikane qe te mos i hiqet mandati kriminelit sali, duan qetesi dhe shkelin parimet e demokracise.
Edhe arben ahmetaj mungon me arsye.
O sa mire me qene kryeparlamentare o hej o hej
Funderina po Tahiri ? Socialiste te ndershem mos e degjoni me Ramen ,ishalla e mer Non Grata e tju fusi te gjitheve ne burrg