Basha uron Rutte për zgjedhjen si shefi i NATO: Lidershipi dhe vizioni i tij euroatlantik është jetik për sigurinë dhe stabilitetin global

26 Qershor 2024, 13:48Politika TEMA
Basha uron Rutte për zgjedhjen si shefi i NATO: Lidershipi dhe vizioni i

Lulzim Basha, ka uruar Mark Rutten për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s.

Në rrjetin social ‘X’, Basha shkruan se lidershipi i ri dhe vizioni i tij për rolin e Aleancës në sigurimin e paqes dhe mbrojtjes së demokracisë, janë të rëndësishme për sigurinë kolektive dhe stabilitetin global.

Ai gjithashtu shprehet se Shqipëria si anëtare e NATO-s, qëndron fuqishëm krah Ukrainës kundër agresionit Rus dhe krah Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Postimi i Bashës:


Urime Mark Rutte për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Kredencialet e tij lidershipi euroatlantik dhe vizioni i qartë për rolin e Aleancës në sigurimin e paqes dhe mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë janë të një rëndësie vendimtare në këtë moment jetik për sigurinë tonë kolektive dhe paqen dhe stabilitetin global.

Si një anëtare krenare e NATO-s Shqipëria është e përkushtuar të qëndrojë fuqishëm pranë Ukrainës deri në humbjen e pakushtëzuar të luftës kriminale të agresionit të Putinit dhe në promovimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, si një kontribut i domosdoshëm për stabilitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Ne cfare detyre e uron Mark Rroten shoqja Lulezime? Shoku Mer, perse nuk boton edhe "urimet" e qytetareve te tjere ashtu sic eshte edhe Lulushja?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje