Veliaj pret ish shefin e CIA-s, Robert Gorelick: Biseduam se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurtë në Europë

26 Qershor 2024, 11:05Politika TEMA

Veliaj pret ish shefin e CIA-s, Robert Gorelick: Biseduam se si Tirana mund

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë kryeqytetin shqiptar. Në një postim në platformën X, Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurtë.

“I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë - dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i Ballkanit Perëndimor! Ishte kënaqësi të bisedoja për tema të luftës e ftohtës dhe çështje aktuale, si dhe rrahëm disa ide se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurtë në Europë!”, shkruan ai.

7 Komente

  1. s
    s.B

    Duhet te jete qytet i paster dhe njerzor mbi të gjitha

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      Big Up!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Erjon dallaverja

      Ndonje dallavere bere o kar ne kurriz te shqiptarise?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enes

        Tirana eshte qytet i sigurte, vetem nese kane ndonje plan qe ta bejne jo te sigurte. Eshte i sigurte nga qytetaret, jo nga puna e Veliajt

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Ne media po vl9n qe spak ka kerrkuar bllokimin e pashaportes per veline... lajmi del neser..te shofim

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dori Canada

            Cfare lidhje ka diskutimi mbi luften e ftohte dhe pamundeaine per te vizituar Shqiperine me situaten aktuale. Ky ben sikur ka shemb murin e Berlinit. Vjen ne pensionist amerikan, mbase i sponsorizuar, qe te bej lajm Veliaj sikur takohet me figura boterore. Ky ka bere edhe shkolle ne Amerike gjasme… duhet ta di mire sa pa vlere jane keto lajme idiote qe fryjne ne media.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              A ka bërë mirë apo keq që e ka takuar e di opozita. Historia e përvojave me ish-shefat nuk është dhe aq e ndritur. Berisha duhet të thotë diçka nga ballkoni për këtë. Vetëm ai majë ballkonit dhe e jëma e Zeqos majë thanës i shohin të vërtetat e të tashmes e të ardhmes më mirë se çdo gjallesë tjetër mbi dhé.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje