Partia Socialsite po zhvillon mbledhjen e grupit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Në fokus të fjalës së Ramës është komisioni ‘Antikorrupsion’, i cili është bojkotuar nga opozita. Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat se është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit.
"Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.
E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formulara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening. Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit.
Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione”, tha Rama.
Hipokrit deri ne neveri ne nje kohe qe qeverisja e ripjelljes po ben kerdine me vjedhje ne shendetsi dhe ne bujqesi. Shtet rrumpalle ku hajnat po bejne kerdine pas shpines se hipokritit qe eshte qelibar.
Screening= shoshitje, zbulim, ekzaminim= per te kuruar Kancerin SPAK qe eshte shfaqur ne Shqiperi dhe po shqeteson strateget e "Marreveshjes Berisha_Rama" 23 prill 2008.
PO o Legen po!Veri gure ne rrota se ju intereson si te majte dhe te djathte!Po mos kujto se amerikanet kane nje mendje si para disa vitesh.Ju njohin tashme me dhembe e dhemballe se cfare lojerash beni!
Jashte Imperialistet Amerikane nga Shqiperia Komuniste, aleate be snike e Rusise Sovjetike dhe Kines Popullore!