
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj ka reaguar pas publikimit të projektligjit të Qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vend. Ai thotë se opozita do të bëjë betëjnë në të gjitha frontet për të ndaluar kriminalizimin e ekonomisë shqiptare.
"Edi Rama duket i vendosur t’i shkojë deri në fund marrëzisë së tij për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Njeriu që në vitet 2015 – 2017 e mbushi gjithë Shqipërinë me kanabis, duke u shndërruar në një problem ndërkombëtar për trafikun e lëndëve narkotike, ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Njeriu që për shkak të problemeve me kanabisin, la vendin e tij në vendnumëro për vite të tëra në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Edi Rama pra, është kryeministri i vetëm në Evropë dhe më gjërë që ish-ministri i tij brendshëm gjendet në burg, për shkak të përfshirjes në grupet kriminale të trafikut të kanabisit.
Por, të gjitha këto duket se ai ka harruar ose bën sikur, dhe tashmë nën maskën e kultivimit për qëllime mjekësore dhe industriale, kërkon të legalizojë prodhimin e kanabisit.
Kriteret dhe procedurat e përcaktuara në projektligj, e bëjnë të qartë se lejet dhe licencat për këtë veprimtari do t’i përfitojnë vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës. Kushdo e di se në një vend ku kriminaliteti dhe korrupsioni është në nivelet më të larta, mbajtja nën kontroll e kësaj veprimtarie është e pamundur. Këtë e dëshmojnë edhe rritja e procedimeve me 42.92% dhe e të dënuarve me 66.67% gjatë vitit 2021 për veprat penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike (sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm). Aq më tepër, me një qeveri që ka treguar se drejtuesit e saj janë jo vetëm konsumatorë, por drejtpërdrejtë të përfshirë në trafikun e narkotikëve.
Prandaj, për Partinë Demokratike dhe Opozitën, qëndrimi ndaj kësaj marrëzie të pushtetit të Edi Ramës, duhet të jetë i qartë: Jo vetëm votë kundër në Parlament, por betejë në të gjitha frontet për të ndaluar kriminalizimin e ekonomisë shqiptare", shkruan Alibeaj.
Kjo eshte nje gje qe shume vende te botes e kan dhe nuk perben problem per vend per kundrazi rrit edhe me shume ekonomin e vendit
Mendoj qe eshte nje gje mjafte e mire sepse po legalizohet per ceshtje mjekesore ku disa njerez e kane shume te nevojshme
O alibeaja nuk po e legalizon per qejf por per arsye shendetesore ku disa individ e kane te keshillueshme nga mjeku
Legalizmi i kanabis dicka qe shume shtete e kan dhe nuk ka asnje per tu agravuar e per te ber si kaposh kjo gje do te sjell dhe nje rritje te ekonomis se vendit qe kshu eshte okay
o alibeaj merru me partin dhe veten tende se moret fund ti flet per kanabisin po a nuk ishte qeveria juaj qe kishte lazaratin si qendren me te madhe ne ballkan per prodhueshmerin
Nuk kan cfare te ndaloj grupi i alibeajt, legalizimi i kanabisit eshte nje nisme mjafte e mire e marre
o alibeaj po si ta moren partin nga duart tani rri flet kot kanabisin e harrove ti qe sala e mbillte dhe te shpia vet kur ishte ne qeveri apo doni ti mbushni mendjen popullit me kto qe thini jo jo ju e keni filluar tani mbajeni me shendet
Legalizimi i Kanabisit po behet per arsye mjekesore nuk ka pse te dali kush kunder kesaj gjeje
Legalizimi i kanabisit eshte ne te gjithe boten , ai vertet mund te ndikoj keq tek te rinjte por sherben dhe si bime mjeksore
Po pse ta ndaloni more e gjithe bota e ka legalizuar vetem ju beni si te ndershem o plehra qe kur keni qene juve ne qeveri vendi ka qene plot i mbushur me hashash
Si gjithmonë, PD zgjedh betejen e gabuar. Per inat të Rames, nuk do ha bukë sot. As nesër. Nuk nxoren mesim nga parku i fëmijëve tek Liqeni.
O po ky nga cvarreze doli nuk e degjojne fjalen deri ne fund keta dhe prandaj flasin keshtu qe ta dish ti o alibolja kjo do perdoret per pjesen mjeksore dhe jo per perdorim vetjak
Pse te mos legalizohet kur eshte thene e sterthen qe do jete vetem per perdorim medicinal. Boll u moret e fjale koti se lat nam sdini ca thoni
Ah mor zot kta he lufta e ktyre. Harruan qe kta e sollen shqiprin ne gjendje te mjetueshme e kan goj e flasin tani
Legalizimi i hashashit po behet per arsyje mjeksore o i dashur alibeaj nuk po behet si ne kohen tuaj qe ishte hashashi ncep e mcep e gjeje kudo
hahha o alibeaj po kur ishte partia juaj ne pushtet e hapi ne mas, kishte plas hashashi ne cdo vend, e per me teper jo per qellime mjekesore
Kur perdoret per nje kauz te mire nuk ka pse ta ndaloj me mire me recet sesa sheshit dhe cepave
Ti do te besh si i mire dhe gjasme kjo gjeja eshte e keqe po kjo esht nje nga gjerag me te Mira dhe me te sigurta
po kudo neper bote perdoret bima e kanabisit per qellime mjekesore, pse mos ta perdorim dhe ktu? Rama ishte ai qe e ndaloi kanabisin ne vend pasi po perdorej ne mase nga te rinjte, tani ajo qe do te beje ai eshte ta legalizoje per qellime mjekesore e jo ashtu sic e keni pas perdorur ju
Dihet qe ju do jeni kunder ne cdo gje se e keni fiksim qe Shqiperia te deshtoje dhe jo te zhvillohet
Po si nuk ju pash nje here te jeni dakord per dicka dhe qe eshte ne zhvillim te Shqiperise o kriminela
Gjithe vendet e botes e kane legalizuar per te miren e disa gjerave shume te rendesishme sic eshte perdorimi i kanabisit ne mjekesi
Legalizimi i kanabisit eshte nje nder gjerat me efikase qe mund te behen per mjeksine
E vetmja gje qe duhet ndaluar dhe Luftuar nga Shteti dhe qytetaret shqiptare sot ,per te pasur nji jete brenda cdo Normalitetu Njerzore dhe pa Kriminele e Banda Esadiste e shkerdhatash Zhurmues --- eshte Nadlimi me LIgj i Krimineleve dhe Esadisteve qe i kan shervyer dhe sherbejne ala sot - Qarqeve Antishqiptare duke Penguar hapur (per cudi te gjithe Botes se cfa Idiot Qeverrie kemi ! ) - Zhvillimin e Shqiperise . Vetem nji Ligj i tille , Katarsis ne kte vend do e bente Jeten e qytetarit Shqiptare shume her me te mire se ne Amrike dhe Europe dhe per kte ka studime te sakta Europiane . Faji nuk eshte i ktyre Funderinave qe me Politiken s'i lidh asgje fare vec Interesit me vjedh Shtetin e ndertu Vila kudo Shqiperise , por i Qeverrise Leshkove qe nuk din ose s'duan te bejne Shtet .Kta Trima Sheplle i ben zap brenda nji Muaji qe qetetari te jetoj i Lumtur me gjithcka ne vendin e tij si ne Parajse dhe kjo kerkon angazhimin e te gjithe shqiptatreve por Udhehequr nga qeverria e sehirxhinjve
Alibeaj kot fare me vjen shume keq qe po bie kaq poshte,legalizimi i kanabisit nje nisme mjaft e mire e cila do sherbeje si medikament mjekesor
Legalizimi i kanabisit eshte nje ide mjaft e mire e cila do sherbeje si medikament mjekesor
Kur ishit ju ne qeveri nuk e luftonit po e kultivonit , bravo bravo hahahhahaha sa te pshtire jeni pz
o ka pasur hashsh kur ishit ju ne pushtet o ska pasur ndonjehere o alibeaj po mos fol cfare te duash po fol realitetin
Sa gjera pozitive ka kanabisi mjekesor nuk i ke bere ti per vendin sa ke qene ne pushtet
Kanabis po legalizohet ne shume shtete te SHBA dhe po rrit ekonomine
Kanabis po legalizohet ne shume shtete te SHBA dhe po rrit ekonomine