Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Bardhi: Kur Prokuroria të zbardhë ngjarjen Berisha duhet të ulë kokën, e vërteta do ta turpërojë

30 Qershor 2022, 23:19Politika TEMA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Bardhi: Kur Prokuroria të zbardhë ngjarjen

Gazment Bardhi i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi i kërkon Berishës të heshtë dhe të presë zbardhjen e ngjarjes nga Prokuroria e Elbasanit.

“Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasnit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje. 

Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën”, shkruan Bardhi në Twitter.

2 Komente

  1. M
    Mira

    Berisha do te shkonte me kohe brenda hekurave, po te mos kishte komshi ne plazh Arben Llallen.

    1. v
      vang

      MIRE o Bardhi me Berishen por ti me njerez te armatosur,a nuk ishe ne krye te bandes se PD ne Elbasan?Dhe me keq arritet ne vrasje.Ti nuk mban asnje pergjegjsi ne ate krim duke qene aty i gjalle se BALLA DHE RAMA NUK verdalloseshin si ty atje .

      Lini një Përgjigje