Rama ndan pamje nga takimet në Madrit dhe niset drejt Shqipërisë: Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s

1 Korrik 2022, 09:16Politika TEMA

Rama ndan pamje nga takimet në Madrit dhe niset drejt Shqipërisë:

Kryeministri Edi Rama ka mbaruar vizitën në Madrit, ku mori pjesë në samitin e NATO-s dhe është kthyer në atdhe.

Rama ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar, teksa shkruan se po kthehet  pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s.

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”  shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje