Haklaj: Po të kishte Berisha raketat e Hamasit, do të kishte goditur PD-në

13 Tetor 2023, 19:31Politika TEMA
Haklaj: Po të kishte Berisha raketat e Hamasit, do të kishte goditur

Ish-deputeti Azgan Haklaj ka deklaruar në studion e emisionit ‘3D’ në Radiotelevizionin Shqiptar se Gazment Bardhi është kthyer në pengun e Berishës.

Sipas Haklajt, pavarësisht se Bardhi dikur pati deklaruar se ai do të luftojë për bashkimin e Partisë Demokratike dhe nëse ulet krah Berishës do të japë dorëheqjen e Partisë Demokratike, ai nuk mbajti asnjë premtim.

“Gazment Bardhi ka thënë; unë do luftoj për bashkimin e Partisë Demokratike, dhe nëse ulem me Sali Berishën do jap dorëheqjen nga Partia Demokratike,” u shpreh Haklaj.

Haklaj solli në vëmendje përjashtimin e 11 deputetëve nga Partia Demokratike zyrtare që doli pas 2 shtatorit duke theksuar se ai vendim ishte marrë që në janarin e vitit 2022, kur ish-kryeministri Berisha sulmoi selinë e Partisë Demokratike.

Për këtë ngjarje, Haklaj tha se nëse Berisha do të posedonte raktetat e Hamasit, do ta kishte sulmuar selinë e Partisë Demokratike pikërisht me armatime të tilla.

“Nuk është e vërtetë, janë përjashtuar në janar pas ngjarjeve të janarit dhe kanë firmën e Gazment Bardhit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike e cila u sulmua me armët e sofistikuara mesjetare. Po të kishte pasur Berisha raktetat e Hamasit, do ta gjuante PD-në.

Tani Hamasi i Berishës mban peng Bardhin. Pse mban peng? Berisha tha se jam gati të ulem për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 me z. Rama. Në çfarë cilësie do të ulej Berisha për ndryshimet kushtetuese,” u shpreh Haklaj.

2 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Sali berisha lideri I hamasit ne ballkan do te sulmonte kuvndin k/ ministrine dhe presidencen kete ka qellim final, sali lushaj po grumbullon arme per cdo dite

    Përgjigjjuni
    1. a
      ardit

      Kush e zgjidhi kete haklaj.Po ky eshte si qen rrugesh...pa etike,me nje gramatike mizerabel e me nje fjalor 100 fjale...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje