Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë, Ursula von der Leyen: Një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian

15 Tetor 2023, 16:43Politika TEMA

Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë, Ursula

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë të dy në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.

Von der Leyen u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa bëri me dije se do të ofrohen 15 bursa për 3 vitet në vijim.

“Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë është një urë e fortë drejt BE-së. Studentët këtu në Shqipëri nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më tej mund të aplikojnë për të studiuar këtu. Kjo do të ndërtojë një urë të fortë me BE-në.

Jam e kënaqur që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Unë kam kënaqësinë që t’u njoftoj se do jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Sot po punojmë për brezin e ri”, u shpreh presidentja e KE-së.

Lini një Përgjigje