Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë! Pritet konferencë me Ramën, takim edhe me Begajn

15 Tetor 2023, 10:29Politika TEMA

Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë! Pritet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Para mbajtjes së samitit, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, rreth orës 17:30 pritet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.

Paraprakisht mësohet se në qendër të bisedës do të jenë arritjet e këtij procesi ndër vite dhe angazhimi i Shqipërisë për mbarëvajtjen e tij, si edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Ndërkohë, Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, përveç samitit të Procesit të Berlinit.

1 Komente

  1. a
    arna-Mutistan

    Mire or mire,por kini harruar me kryesoren: Barom iftari,nuk e pranon pa ferexhe Ursulen,qe te vere kembe ne tyrben e baromit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje