Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e Palestinës!

14 Tetor 2023, 18:47Politika TEMA
Konflikti Izrael-Hamas, Rama: I gatshëm të takohem me ambasadoren e

Ndërsa është bërë një javë nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Shqipëria është pozicionuar haptazi përkrah Izraelit. I pyetur nga gazetarja Alice Taylor në podkastin “Inside Albania”, kryeministri Edi Rama shpjegoi me pak fjalë përse Shqipëria mban këtë qëndrim.

“Në thelb, terrorizmi nuk mund të normalizohet kurrë. Ata që e shohin situatën nga këndvështrime të ndryshme duhet të mos harrojnë se ata njerëz [izraelitët] luftuan për mijëra vite për të pasur një shtëpi dhe për t’u kthyer aty”, tha ai.

Sipas Ramës, në konfliktin për territor mes palëve, edhe palestinezët meritojnë të kenë një vend që mund ta quajnë shtëpi.

“Absolutisht nuk ka kuptim të kthehesh në shtëpi pa gjetur një zgjidhje që edhe të tjerët të kenë pjesën e tyre në atë hapësirë, të ndërtojnë shtëpitë e tyre. Jemi në një botë të lirë, ku ekziston shansi. Por padyshim nuk ka shanse për ta relativizuar dhe normalizuar situatën, si dhe për të shkuar në ekstremin tjetër. E vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet është duke punuar shumë për të arritur paqen,” theksoi Rama.

I pyetur nga gazetarja Alice Taylor, nëse është takuar me ambasadoren e Palestinës në Tiranë pas nisjes së sulmeve të Hamasit, Rama u përgjigj kështu:

“Ajo është një grua shumë e këndshme dhe kam shumë respekt për të. Nuk ka kërkuar të më takojë. Nëse më kërkon, do ta takoj me kënaqësi.”

Kryeministri ndau edhe një histori të përpjekjes për paqe mes palëve, që presidenti Bill Clinton ia kishte treguar në darkën e organizuar për nder të vizitës së tij historike në Tiranë në korrik.

“Presidenti Clinton më tregoi se pak javë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, kishte në tavolinë marrëveshjen më të mirë të paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Izraelitët ranë dakord, se do e firmosnin. Yasser Arafat ra dakord, se do e firmoste. Një ditë më pas, Yasser Arafat e telefonoi dhe i tha se pavarësisht faktit që Clinton kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për Palestinën, se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme, ai nuk do ta firmoste. 

Clinton e pyeti nëse Arafat ishte i vetëdijshëm se kjo mundësi e artë ndoshta nuk do të vinten më në tavolinë dhe Arafat i tha se e dinte por nuk do firmoste. Shikoni çfarë tragjedie me përmasa të tmerrshme është shpalosur ndër vite, sepse një lider nuk pati guximin dhe trimërinë për t’i dhënë fund,” shtoi Rama, duke sqaruar se Presidenti Clinton i kishte lënë porosi për ta përcjellë këtë histori edhe te “miqtë e tij në Kosovë”.

13 Komente

  1. k
    k

    Natyrish shqiperia si epiqemder boterore e strategjive nderkombetare,ka rolin deçiziv për zgjedhjen e gjithë konflikteve .

    Përgjigjjuni
    1. f
      fytyra qe s'i pranon as pasqyra!

      Leri ironite banale " k", se nuk eshte koha; kur te shkosh ne vakef, beji. Problemi eshte serioz dhe mendimet e Edi rames, sa lexoj, jane shume domethenese per njerez normale dhe pa shpirt katran brenda. Kaq di dhe shikoj une, ti mund te dishe me shume, por ben shume here me pak, bile duke krijuar dhe konflit per vete tende. Behuni njerez nje dite se bota e pertejshme ju pret si trilojna qe kane shkuar!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        The best way to talk with an stupin man,is ,not to talk with him. Shko shit ndonjë qese me hashash,more fshatar injorant,(jo afër shkollave ) se kapesh kollaj ,duke qenë se ngatërrohesh me kembet tuaja edhe me fjalë këndimi një-rrokshe.NUk zgjidhet problemi me servilë te korruptuar te amerikaneve që te lënë dorë te lirë të vjedhësh shtetin ,popullin dhe kombin. Izraeli eshte shtet pushtues dhe si i tillë nuk do ketë kurrë qetesi. Zgjidhja qendron në rizolucionet e OKB ku thuhet se Izraeli duhet të lirojë tokat e pushtuara dhe mos vazhdojë me ndërtimin e kolonive të reja duke sjellë njerëz nga gjithë bota,duke shëmbur shtëpitë e palestinezëve.Nuk janë gjithë popujt te degraduar si shqiptaret që i vodhën tokat,pronat duke i quajtur ish-pronarë. Free Palestine.Dy popuj dy shtete.

        Përgjigjjuni
    2. A
      Ani

      Shpresojm qe ky konflikt te perfundoj sa me shpejt

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eno

        Lider i cili ka qen gjithmon pran paqes

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deda...

          Z. Kryeminister, na thuaj një lufte që kanë bërë hebrejte per mijra vjet që të kthehen në Palestine... Pyetja ime s'do të thotë se jam kundër nje shteti Izraelit... Palestinezet nuk e kanë pushtuar atë vend, por janë vendodur aty ne rrjedhë te shekujve ne mënyrë paqesore... Z. Kryeminister, jeni shprehur javë më parë se nga Orikumi në Sarande ka pasur qyteterim hebre, gjë e padegjuar më parë qysh nga Rilindasit gjer më sot, kur populli shqiptar është i drobitur pas 45 vjet genocidi enverian dhe 30 vjet genocidi rrumpallian... Nuk di të ketë gjurmë të ndonjë sinagoge në zonen që permendni ju, kurse në Orikum e vetmja gjurme është kisha e Shën-Erihoit, me gjasë katolike... Z. Kryeminister, uroj të mos keni fatin tragjik ta mbyllni jetën me shpirt e ndergjegje të shitur tek fajdexhinjte...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Nuk e ditke historine! Duhet te lexosh me shume.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Deda...

            Ndjese : palestinezet kanë qenë aty, por jo të besimit judaik por politeist gjer kur u bënë myslimane mbas shekullit te shtatë...

            Përgjigjjuni
            1. s
              si nuk u lodhe duke ndruar maskat

              Rama i quan terroriste,ata qe ben ate sulm makaber,por nuk quan terroriste organizaten qe perfaqesojne ata. Shume shpesh Rama e ka paraqitur veten me dy fytyra,por kjo tani se fundi kalon cdo kufi.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben Blushi Miliarderi

                Hahahaha ky ngeli si pordha neper breke, gati te beje moderatorin. Ngeli si kar me Kosoven. Svuri mend si ja dhjeu dhe ambasadori I Rusise. Gatisot te beje palestinezin ne mengjez dhe hebreun ne darke. Ska asnje pune tjeter. Vjen verdalle dhe jep " keshilla" qe pastaj i moderon ne podkastin e pederasteve.Tall bythën Ymeri I Pështanit tere diten me Vinin e Netes, rroten e karit

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Jaser Arafati kishte declaruar zoti Deda qe Ne Palestinezet jemi Filistine te ardhur nga Kreta. Cifutet qe nga fillimi i shekullit te pare te Eres sone deri ne fund te shekullit te 18-te nuk egzistonin si Shtet,Istitucione Civile etj. Vetem kushin ato Fetare. Me ndihmen e anglezeve te ministrit te jashtem Balfur ne 1948 ndqen nga Atdheu i tyre rreth 600 mije Vendas Palestineze. Ne qofte se keto nuk jane krime me falni por nuk mund te kuptoj se cfare d tectjote krim. Ne Palestine kishte rreth 150 Polis Greke kabe lebe gjurme Politizmoi (Culture "shqip") qe edhe sot gjenden Mozaike per heronjte Greke te Mithollogjise dhe Historuse Greke. Ierosolima (Jeruzalemi) greqisht do te thote Vend i "Shenjte". Ieros greq do te thote Shenjte. Bile edhe ne Siri,Jordani gjenden gjurme Greke. Aleksandria dhe Tempulli i Dijes Bibliothiqi (Biblioteka) e Aleksandrise ishte krimi me i madh nga Barbaret. Perse ne Palestine ka me shume te drejta Usraeli dhe jo Kombi Greko-Ilyre? Kur he Ignorant dhe me keq Pionieri i Enverit nga fshati me emr Greke Vuno eshte shume problem.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Corapekuqi enderron sikur po udheheq boten

                    Po kush te pjerdh ty o gomar, po merru o palaco me vendin tend te vogel e te mjere qe e ke pa breke, pa drita e pa uje e po te arratisen njerezit ne kater anet e botes duke kerkuar azile neper cadrat e Europes sikur te ishim siriane; leri problemet e medha te botes se perfaqeson nje shtet te vogel e te varfer qe nuk ka asnje peshe ne bote, mezi mbahet vete ne kembe dhe varet nga ndihmat e te tjereve qe i lyp per fonde. Nuk je SHBA, Angli, France, Gjermani, Kine etj etj,, sillu si kryeminister i vendit qe perfaqeson dhe merru me interesat e Shqiperise se vogel, mos fluturo me presh ne duar, o palaco.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje nga shenjat e permbysjes se Botes.

                      Ja edhe lidershipi Boteror klloun Ed Droga qe i mungojne mbi 1 milion qytetare nga 2013 te cilet kane marre rruget e Botes si dikur cifutet ne shkretetire dhe do te zgjidh kete konflikt me ata qe e shkatuan kete lufte, Palestinen.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje