
Juristi Kreshnik Spahiu tregoi 3 arsye se përse Gjermania e do Ballkanin Perëndimor të integruar në Bashkimin Europian.
“Për herë të parë Bashkimi Europian dhe partnerët kryesorë, Berlini dhe Parisi konsiderojnë Tiranën partnerin më stabil, më të qëndrueshëm, më serioz për të programuar dhe koordinuar të gjithë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare në Ballkanin Perëndimor për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe Tirana tashmë është tryeza kryesore, jo si tryeza faktike e drurit, por si faktor politik, si strumbullari i cili mund të orientojë integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.
Avokatë të përfshirjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Europë janë gjermanët. Pse janë gjermanët? Këtu është antagonizmi dhe divergjenca e Gjermanisë me Francën. Franca e ka problem qe Ballkani të jetë në BE, Gjermania e ka avantazh që Ballkani Perëndimor të jetë në BE. Pse?
Së pari janë afro 3 milionë e gjysmë, deri në 4 milionë ballkanas të cilët, pa përfshirë Turqinë, të cilët jetojnë dhe punojnë dhe janë qytetarë kontribuues të drejtpërdrejtë në Gjermani. Janë një faktor i rëndësishëm ekonomik dhe politik për Gjermaninë.
Së dyti investimet gjermane janë shumë të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me investitorët francez.
E treta Ballkani është porta e parë kufitare e BE-së me Lindjen, Turqinë, Afrikën, vendet arabe,” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.
I derguri i Saliut ne Gjermani , ky maloki Kreshnik ne kohen e Salit te dyte u be Zv / Kryetar i KLD -se , me Presidentin e boleve te Berishes Bami Topii benin emrimet me rryshfet ne sis.e drejtesise 500.000EVRO e cuan nje emrim....tai pa pike turpi del cdo dite jep mend....!!!@