
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë është ndalur në Tiranë për të ndarë ditën me qytetarët dhe sipërmarrësit në Njësinë Administrative 6.
Këtë vizitë Basha e ka nisur me një kafe mëngjesi me disa prej banorëve, dhe foton e ka ndarë në rrjetet sociale.
"Një kafe mëngjesi me miq dhe bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve në kryeqytet", - shkruan Basha.
Kreu demokrat po vijon turin e tij në të gjithë Shqipërinë për të biseduar me qytetarët për hallet dhe problemet që ka shoqëria shqiptare.
Gjithashtu, Basha ka ndarë gjatë këtyre takimeve edhe vizionin e PD për të qenë në shërbim të vendit e shqiptarëve.
O Tema, sa here pi kafe Basha neper lagje me tre kater tipa, do e beni lajm tani?! Apo lajmi eshte qe Basha eshte zgjuar ne mengjes?! ???? Aman se eshte turp, mos e ulni nivelin keshtu!
Ka nje turme te madhe qe e ndjek pas.Mund te behen nja 3 ose 4 veta. Kjo tregon se ky udheheqes eshte forca e se ardhmes
TemA pasi e ka mallkuar per 9 vite, tashme e ka rehabilituar Bashen (me urdher nga kryeministria) dhe ja ka hequr edhe ate "Antenen brenda familjes" te instaluar ne bythe te Kunatit Bashes se helbete, tashme Basha tok me Kunatin jane bo "personazhe pozitive" me VKM.
Për aq kohë sa ky nuk do të kryej lëvizje institucionale partiake, por do dali për të bërë shetitje dhe të pijë kafe nëpër klube si individ, do t'a çojë situatën në PD drejt asgjësimit përfundimtar. Nuk besoj se ka gabim më të madh për PD sa aktiviteti i vetmuar i këtij individi. Për PD lajm i përditshëm duhet të jetë aktiviteti për riorganizimin e saj, punët e përditshme për evidentimin e anëtarëve, listat e sakta të tyre, mbledhjet organizative të seksioneve, evidentimi i përkrahësve nëpër njësitë administrative, e plotë e plotë të tjera. Pse pi kafe Basha i vetmuar, me dy a tre individë, kjo thjesht flet për shpërbërje dhe jo për ringritje.