Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një bilanc të bashkëpunimit të qeverisë së tij me atë të Shqipërisë. Teksa e nis postimin e tij “dy republika, një komb”, kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se për dy vjet e gjysmë janë nënshkruar 58 marrëveshje bilaterale.
Këto marrëveshje përfshijë kalimin e lirë dhe pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, rritjen e shkëmbimeve tregtare, marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që ai e konsideron si një ndër projektet më të mëdha, si edhe unifikimin e abetares.
Kurti thotë përgjatë kësaj kohe është bërë shumë, megjithatë thekson se edhe më shumë do të bëhet.
“Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë.
Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të gjithë, mundësuam kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare. Aktualisht jemi afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit.
Krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, lehtësuam edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, sepse thjeshtuam procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, me afat 5 vjeçar. Hoqëm edhe detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative.
Me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve tona që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit.
Sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar. Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro.
Kemi nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar. Ajo do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona.
Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare.
Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”, shkruan Kurti.
Ky postim vjen në një kohë kur marrëdhënia e Kurtit me kryeministrin Edi Rama, është paksa e tensionuar, pikërisht për shkak të qëndrimit që kreu i qeverisë Shqiptare ka për sulmin në veri të Kosovës. Ky i fundit ka artikuluar tezën se KFOR duhet të marrë kontrollin në veri, mirëpo Kurti e ka bërë të qartë që kjo nuk mund dhe as do të ndodhë.
Po mire more Kryeminister po na bene propogande per marveshjet me Shqiperine ne rregull,po thirjet qe bejne njerzit e tu afert deputet qe mos shkoni per pushime ne shqiperi se eshte Edi Rama kryeminister a thua ato te ardhurat jane per te kur Morinen dhe Durrsin e ke tenden se te ishte Sala me Liken qe i do kaq shume noc rrokun do te linin,ne cfare marveshje eshte.Po PIONIERJA E ENVERIT ministrja Gervalla qe thote Rama te heshte te mos flase ne cilen marveshje.Po ti zotrote qe shkone e bene pushimet cdo vite ne Greqi e ka me sheqer detin Greqia ne cfare marveshje hyne se nuk po fuksionon as fjala beni si them une e mos beni si bej une,keshtu nuk fuksionojne gjerat o TRIMI I KOSOVES folu trimave te tu te ulin armet se nje pjese e tyre ne vitin 1999 kane lindur ne Shqiperi dhe po fusin percarjen mes shqiperis dhe kosoves se ndryshe ato marveshje nuk kane vlere.
O Skaparli, merru me greqiret e me janullatiset qe po bejne ligj ne Shqiperi, atje more legen greqiret te vrajne dhe as permendoren nuk te lene tua ngritesh te vrarve. 0se nuk merresh me Çamerine o koqe bastardi? E ti gjen kohe te ndihmosh shkjaun kunder Kosoves.