Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, rruga e Rinasit vishet me flamujt e BE-së

14 Tetor 2023, 13:04Politika TEMA

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, rruga e Rinasit vishet

Dita e hënë do të jetë historike për Tiranën, pasi për herë të parë do të zhvillohet një samit i përmasave të tilla, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europianë.

Tirana ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje historike, ku flamuj të Bashkimit Evropian shihen kudo nëpër rrugët e Tiranës dhe në rrugën kryesore të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Përgatitjet për këtë samit po vijojnë.  Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

1 Komente

  1. V
    Vlore

    Kshtu pra, me flamuj te BEse e jo sic donte Ramovic me flamuj te shkjaut ne open ballkan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje