Humbja e thellë në Kukës, Kadilli: Mesazh ishte i qartë! Kush nuk e lexon, qëllimisht po e çon opozitën drejt disfatës

27 Shtator 2023, 13:46Politika TEMA

Humbja e thellë në Kukës, Kadilli: Mesazh ishte i qartë!

Për Fatbardh Kadillin, ish-kandidat për kreun e PD, humbja në zgjedhjet e pjesshme në Kukës, është një mesazh që qytetarët japin për opozitën.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Tirana Live në ABC News, Kadilli u shpreh se qytetarët e thanë me votë opinionin e tyre, se e kanë braktisur këtë projekt politik të opozitës.

“Ngjarja e Kukësit është edhe më e rëndë se cdo parashikim pesimit, është një provë e re që qytetarët na japin. E kanë braktisur këtë projekt politik, nga z Berisha nga z. Meta.

Kemi një reagim dhe është një mesazh. Nëse demokratët duan të kuptojnë cfarë po ndodh me shoqërinë ky moment është tani. Që mos përsëritet edhe më rëndë në qark kombëtar.

Vetëm skandali seksual, në një territor konservator do kishte bërë efekt, kur kandidati i opozitës nuk ka të sharë, kur ndodh kjo në Kukës cfarë presin këta që drejtojnë sot opozitën.

Mesazhi është i qartë, sa nëse nuk duan qëllimisht ta lexojnë, ata që mbështesin Rithemelimin dhe koalicione të tilla me z.Meta etj, ata qëllimisht po e cojnë opozitën drejt një disfate, drejt shpërbërjes.”-u shpreh Kadilli.

2 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Ne parim ke te drejte, por terrenin nuk e njihni dhe aq mire. Ne se mendon se me largimin e Berishes fitojme zgjedhjet, e ke gabim. Nuk i fitojme zgjedhjet as me largimin e Berishes. Dy jane shkaqet kryesore. E para, kandidatet e opozites ( Foltore dhe PD zyrtare ) ne shumicen e bashkive, luftojne njeri tjetrin, pra djegin konkurentin, me qellim qe ne zgjedhjet e ardhshme te kandidojne vete. E dyta, gjate gjithe ketyre viteve me Ramen kryetar, PS cdo bashki qe ka fituar, e ka gjetur organiken bie fjala me 1000 te punesuar, e ka shtuar numrin me te punesuar fiktiv neper ujesjellsa dhe drejtori tjera 2000, 3000 dhe te gjithe te punesuarit cojne me shume vota drejt qeverise. Nese Berisha mbledh 500 000 vota, Basha nuk mbledh me shume se 120 - 150 000 vota, pra nuk eshte me alternative. Nje opozite e bashkuar, me te gjithe keto skandale qeveritare, mund te fitoje dhe bashkine e Vlores, por ky bashkim, te pakten per ja 10 vjet, nuk ka per te ardhur kurre. Ne zgjedhjet e ardhshme, me shume mundesi as une nuk kam per te votuar. E pyetet antaresine kur braktiset zgjedhjet lokale dhe dogjet mandatet, apo ju duhen anetaret dhe militantet vetem diten e zgjedhjeve. Ju mendoni se ne ne baze jemi budallej qe te sakrifikojme vetem per tju bere ju deputete?

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli Berrishes Rakipi Saliut

      Pse po te ishte ti lider i opozites mendon se rrezultati do ishte ndryshe ? oooo njeri te gjithe shqiptaret e kane te fresket bemat e 1997 grusht shteti i 1998 firmat piramidale kater protestues te vare ne bulevarde cez 26 te vrare ne Gerddc kompleksi Partizani e te tjera krime deti Greqis apo Fredi Bejleri edhe Jésus Christie te zbresi ne toke ju dhe Berrisha nuk fitoni kurre .....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje