Nga Rajmonda Basha
E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor.
Takimi ishte i gjatë shumë, por mesazhi ishte i qartë: koha e justifikimeve ka marrë fund.
Për kryebashkiakët, dita nisi me paralajmërime dhe përfundoi me përgjegjësi të rënda mbi supe.
Për vartësit e tyre, situata u kthye në një “tërmet” administrativ.
Sepse për shumë prej tyre, puna që nuk u bë, tashmë do të paguhet me largim nga detyra.
Me një urdhër të prerë, kryeministri kërkoi shkarkimin e të gjithë nënkryetarëve të bashkive në vend.
Por nuk ndalet aty. Deri të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë jashtë zyrës.
Nga Durrësi, në një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor, Rama nuk u kursye të nxirrte në pah dobësitë e deritanishme të strukturave lokale – dhe jo vetëm.
Prej mësimeve nga “gabimet” – për të cilat paralajmëroi se nuk duhet të jenë më të njëjtat – kryeministri kërkoi reformimin rrënjësor të territorit.
“Do të duhet të bëjmë një reformë që do duhet të përfshijë inspektoratin e territorit, IKMT, zyrat e Urbanistikës”, tha ai.
“Është e qartë që në territore të caktuara deri në një bashki strategjike, si në Himarë, nevoja për burime njerëzore të kualifikuara është me rëndësi”.
Sipas Ramës, duhet një reformë për të shërbyer në të gjitha këto territore me cilësinë më të mirë të mundshme të mendimit urbanistik dhe shërbimit ligjor për bashkitë, kompanitë, pronarët që me të drejtë duan të ndërtojnë në pronat e tyre.
“Është koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë duke mos e lidhur me çfarë burimesh njerëzore ka”.
Ai ka vijuar duke thënë se “duhet një punë e posaçme e përbashkët edhe për këto edhe për rregullat e reja që duhet të kenë kantierët që janë bërë një problem më vete, sa i përket mbrojtjes së mjedisit, shqetësimeve që krijojnë jashtë veprimtarisë së tyre”.
“Kantiere që vendosen në kufi arbitrarë, që zënë trotuarë siç ndodhte në Lungomaren e Vlorës, ashtu edhe duhet një qasje në këtë reformë me legalizimet, me masat shtesë që duhen marrë për të dekurajuar dhe për t’i dhënë goditje përfundimtare ndërtimeve pa leje, që ka rënë shumë po është prezente gjithsesi”.
Zgjimi i strukturave
Strukturat i kanë mbajtur sytë gjysmë hapur e gjysmë mbyllur, tha ai që në nisje të fjalës, teka theksoi se Policitë Bashkiake janë struktura veçanërisht problematike.
Sipas tij, dobësitë institucionale të pushtetit vendor që kanë dalë në dritë vijnë si pasojë e një ndryshimi shumë të madh të mënyrës së funksionimit të vendit.
Kjo, referuar Ramës, “për shkak se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e ve, por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh në rritje që sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të reja për pushtetin vendor sidomos në territoret ku përqendrimet e turistëve janë të mëdha”.
Ai është ndalur te rasti i Thethit, ku i ka cilësuar ndërtimet në leje një vepër edhe më të rëndë penale.
“Kjo është një betejë. Nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, që gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor”.
Kjo – vijoi ai – është një përpjekje që duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje.
Rama paralajmëroi se arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit në bashkëpunim me ndërtuesit do te konsiderohet vepër penale dhe automatiksiht do humbasin të drejtën e licencës.
Sipas tij, ndërtimet pa leje nuk do të marrin shërbimin për të lidhur ujë dhe drita.
“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota”.
“Arkitekt që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e nderimit nuk mund ta gëzojnë më licencën e arkitektit dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale, siç e ka bota, ndërkohë që leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund më të jepen, ashtu sikur do shikojmë që të marrin masa që mos të këtë lidhje të ujit dhe dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht dhe nuk merr miratimin e strukturave përkatëse për t’u lidhur me ujë dhe dritat”.
Projekt i ri
Rama ka njoftuar, mes të tjerash, se Qeveria po ndërmerr një transformim teknologjik të inspektimeve territoriale, përmes një projekti të ri në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara, që do të përfshijë monitorim me kamera 24 orë dhe pajisje me GPS të të gjitha kantiereve ndërtimore.
Ai ravijëzoi nevojën për ngritjen e një qendre kombëtare të monitorimit dhe ka theksuar se rregullorja e re do të detyrojë kompanitë e ndërtimit të respektojnë transparencën, sigurinë dhe shmangien e evazionit fiskal.
“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin”.
Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik, sipas tij.
“Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve. Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakt të caktuar për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit”.
“Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, atje futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, shtoi Rama.
Kohë ndryshimesh
Është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, tha po ashtu ai.
Sipas Ramës, të gjitha llojet e eksperiencave, kalkulimeve “na nxjerrin në konkluzionin që është koha për një operator kombëtar të shpërndarjes së ujit, njëjte siç kemi për energjinë”.
“Mund të përfytyroni një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë staf, këshilltarë sekretarë? Nuk ka zyra ime as çerekun, as zyrat tuaja. Ndodhte në UKT Tiranë”.
Ai tha se çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi, por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk ka luksin të presë.
“Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi në fushën e energjisë, që nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit janë kthyer në ndërmarrje që janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie me bankat”.
Jo më pasivitet
Rama ka ngritur shqetësimin edhe për pasivitetin e mungesën e vizionit ekonomik në pushtetin vendor.
Ndonëse bashkitë marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe paguajnë paga e investime, sipas tij, nuk po krijojnë ndërmarrje fitimprurëse dhe nuk po luajnë rolin që u takon në zhvillimin rural.
Rama theksoi se ende mbizotëron një qasje e vjetruar që e ndan qytetin nga fshati, ndërkohë që bashkitë duhet të jenë aktore aktive në jetën ekonomike të zonave rurale, përfshirë organizimin e fermerëve dhe lehtësimin e aksesit në financime.
Ai sakaq shprehu kritika për departamentet e bujqësisë në bashki, duke i cilësuar “qesharake” dhe kërkoi një angazhim real për të kthyer bashkitë në nxitëse të zhvillimit bujqësor.
“Një problem tjetër është qasja filozofike, lekë nga buxheti, rroga dhe investime ndërkohë që ende nuk po ndërtohen ndërmarrje fitimprurëse në bashki. Ka disa tentativa minimale, por shumë të pamjaftueshme. Por, me reformat territoriale nuk kemi më bashki dhe komuna, por kemi bashki që merren me të dyja”.
“Akoma mentaliteti është që komuna merret me punët komunale, por me jetën e fshatit, toka fshati, përpunimi, eksporti, këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe Ministrisë së Bujqësisë, por ndërkohë nëse shkoni në vendet e tjera do të shikoni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit”, shtoi ai.
Sipas tij, sot ka një instrument më domethënës se sa kemi pasur deri dje, kredia e bankës, ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet që të bëjnë bashkë fermerët.
“Sigurisht që duke qenë bashkitë pjesë, bëhet shumë më e thjeshtë për bankat që të mbësht4esion fermerët për këtë kredi të butë dhe për pjesën e financimit, pas kësaj edhe qeveria e ka më të lehtë. Kush do ia bëjë më të lehtë fermerëve në fshat, procesin për të marrë kredi, se tokën dinë ta punojnë vetë ata, por para ekstra që të fusin për të mos e lënë, thjesht e vetëm merr e shit, por më shumë se kaq”.
Shkarkime masive
Gabimin më të madh duket se e mbajnë kryetarët e njësive administrative të Shqipërisë, për të cilët Rama kërkoj shkarkime gjithandej.
“Të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë. Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata”.
Rama vijoi duke thënë se “duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën”.
“Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime”, ka shtuar ai.
E gjitha sepse mandatet e marra nuk pranojnë asnjë justifikim.
“Sepse edhe po të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar. Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero”.
Rama ka kërkuar gjithashtu publikisht që nënkryetarët e bashkive në të gjithë vendin të shkarkohen dhe të zëvendësohen, duke i konsideruar ata të lodhur dhe të paaftë për të vazhduar me ritmin e kërkuar në qeverisjen vendore.
Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh me tone të drejtpërdrejta se shumica e nënkryetarëve duken të rraskapitur dhe të pamotivuar për të përballuar sfidat e përditshme në administratë.
“Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni, se e kuptoni që nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është t’i shkarkosh të gjithë”, tha Rama, duke iu drejtuar konkretisht kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Integrimi si derë jo automatike
Kreu i qeverisë u ndal dhe te integrimi i Shqipërisë në BE dhe rolin e pushtetit vendor në këtë rrugëtim.
Ai tha se vendi tashmë e ka derën e BE-së të hapur, por hyrja përfundimtare kërkon përgatitje të plotë dhe përmbushje standardesh.
“Duhet të provojmë që jemi të veshur mirë, të stërvitur mirë, edukuar mirë për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se anëtarësimi është më shumë sesa një formalitet politik.
“Është një sfidë praktike për të provuar që Shqipëria është e gatshme të jetë pjesë e asaj skuadre”.
Sipas kryeministrit, procesi i integrimit ka avancuar sipas planit dhe ritmet e bashkëpunimit me Komisionin Evropian janë në përputhje me marrëveshjen dypalëshe për të përmbyllur procesin deri në fund të vitit 2027.
Ai theksoi se shumë prej reformave që lidhen me integrimin kanë ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin vendor dhe kërkoi angazhim maksimal nga qeverisja vendore për përmbushjen e kritereve të BE.
Rama deklaroi gjithashtu se çdo bashki ka nevojë të krijojë një bërthamë të vogël njerëzish të dedikuar ndaj këtij procesi, në mënyrë që të nisë përshtatja institucionale dhe të gjitha nivelet të përfshihen në mënyrë aktive.
Edhe këshillat bashkiakë, tha Rama, duhet të jenë pjesë e pandashme e kësaj përfshirjeje.
“Kemi kaluar nga faza kur thjesht dëshironim të afroheshim me BE-në, në fazën ku kemi derën e hapur dhe duhet të tregojmë se jemi gati, të stërvitur dhe të edukuar për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Ai vuri theksin te nevoja për kapacitete institucionale, kulturë bashkëjetese dhe ndërveprim të qëndrueshëm midis institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane, si një kusht themelor për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.
Diaspora, si pjesë e kapaciteteve të bashkive
Rama theksoi edhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropian.
“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë”, tha Rama.
Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme.
Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.
“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.
Keta gazetaret e Albanian Post, Baton Manes, apo Baton Inceneratorit, jane shume qesharake. Por, mund te na bejne nje nder - a mund ti thoni/informoni Edi Ramen, qe ka 12 vite ne pushtet, dhe ne mandatin 1-3 ishte Rama dhe jo Saliu qe qeveriste? Do e vleresonim. I neveritshem qe akoma tenton, porsi nje zvarranik, te niset nga pika Zero, per cdo gje - me performancen e Bashkive (99% Rilindase) dhe me keq akoma, me terrorizmin ushqimor (aktual) te AKU-se, qe ka 12 vite qe derrmon shendetin e shqiptareve. Neveri.
Nese ceshtjet qe foli Rama qendrojne pse nuk e kam bere bere ne kaq vite kete fjalim opozita e Saliut . Rama eshte ne te drejten e vet mori mandatin dhe filloi pune duke i tundur te gjithe qe te bejne pune
Idiot katastrofik dhe sufllaqexhi! Rama është në të drejtën e vet? Qeverija dhe institucionet nën drejtimin e saj, ngjajnë si dy pika uji me pushtetin lokal dhe problematikat e tij! Ka mbi 12 vjet që pothuajse kontrollon çfarë do llojë pushteti në Shqipëri. Përpjekjet për tja faturuar pushtetit lokal gjëndjen e vendit janë qesharake. Po ashtu edhe karta e Sali gogolit nuk mban më ujë! Te japi dorëheqjen ai i pari e të hapi një proces reformist dhe të ndershëm duke filluar nga partija socialiste.
Po more zoteri te gjitha qendrojne nuk i heq asnje presje. Po edhe perpara 8 vitesh Rama ishte ne pushtet dhe njesoj si tani ngriti alarmin me pushtetin lokal per katastrofen qe po i vjen atdheut nga plehrat dhe mbetjet ne pergjithesi. Dhe nese te kujtohet i kercenoje me radhe te gjithe kryebashiaket per keqmenaxhim. E pastaj i hapi rruge investimit me teknollogji te perparuar per a) djegjen e tyre ne INCENERATORE dhe b) perfitim energji elektrike nga djegja! Perfundimin Ti ore Popull e di shume mire. Harxhoje me miliona Euro dhe ka bere nje MUT te MADH. Asnje nga inceneratoret e ndertuar nuk funksionon! Beri ndonje autokritike, apo nxorri ndonje mesim se pse DESHTOI? Mesa di une JO! Perkundrazi mbaj mend ne ca emisione televizive qe dilte dhe mbronte kete investim si nga me te miret etj. et.. Atehere pse duhet ti besoj une ketij njeriu kur tani premton e propozon gjera te tjera dhe as kujtohet me per plehrat dhe KATASTROFEN EKOLOGJIKE. Tani do regulloje UJIN. Pra do hedhi para qe do perfundojne prape ne duart e HAJDUTEVE.
Mire thua moj Ana dhe mundohesh te argumentosh ato qe thua , por nuk e con mendimin deri ne fund ! Kur e mbyll me fjalet "pse te te besoj. . . . " nuk jep ndonje mendim , si duhet te bejme dhe kujt ti besojme ? Ta them kete , sepse sot per sot kemi vetem dy alternativa , ndaj dhe populli beri serisht kete zgjedhje me 11 maj : Kemi perpara Edi Ramen dhe kandidati tjeter tjetra eshte kolera mesjetare e Vicidolit qe i ka punuar qindin ketij populli ! Ti , duke e lene ne heshtje , le te kuptohet per lexuesit , se je me mendimin per te rikthyer katrahuren e shpellareve me minister te brendeshem me injorantin qe ka ky vend , F.Noken e me radhe sic i kemi njohur gjithe keto vite torollaket e tjere qe po presin radhen te shkaterrojne me themel edhe kaq sa eshte bere !
O Ana ,o Ana,o Ana Duga moji dana.... Ky shkrim i Rajmonda Basha është si skenar i dokumentarit " Enveri ynë" pjesa e parë! Me Edi Ramën ka vetëm një gjuhë. Por sigurisht atë gjuhë nuk e flet dot as Saliu me maskarenjtë e tij as edhe SPAK me koqet e tij. Kur të ngecë dhelpra e Edi Ramës në bigë,atëhere do e shihni si do t'i shkojë fati atij...
Mire thua moj Ana dhe mundohesh te argumentosh ato qe thua , por nuk e con mendimin deri ne fund ! Kur e mbyll me fjalet "pse te te besoj. . . . " nuk jep ndonje mendim , si duhet te bejme dhe kujt ti besojme ? Ta them kete , sepse sot per sot kemi vetem dy alternativa , ndaj dhe populli beri serisht kete zgjedhje me 11 maj : Kemi perpara Edi Ramen dhe kandidati tjeter tjetra eshte kolera mesjetare e Vicidolit qe i ka punuar qindin ketij populli ! Ti , duke e lene ne heshtje , le te kuptohet per lexuesit , se je me mendimin per te rikthyer katrahuren e shpellareve me minister te brendeshem me injorantin qe ka ky vend , F.Noken e me radhe sic i kemi njohur gjithe keto vite torollaket e tjere qe po presin radhen te shkaterrojne me themel edhe kaq sa eshte bere !
Pse e mori motra provimin?? Karin ka marë motra Edvina Rama..Jar Jari spo e ngre telefonin..
Dhe me idiotë si ty, do kemi edhe Zahon kryeminister, Jo vetëm Ramën. Trap zalli. Ti qe shan njerëz nga familja vetëm per pune partie, je njesoj si ata idiotët që kishim në lagje anetare të devotshem te Frontit, që të fusin në burg po të shaje partinë. Rama ka nevojë per idiotë si ty, sepse ju rrmpallistët që trembni njerezit si gogolë jeni propaganda falas në favor të Ramës. E ç'i do patronazhistët Rama, kur ju ka juve? Debil.
Vin Llapa ndryshe Don Peder Asta eshte ne prag te ngordhjes politike po edhe biologjike. Ne kete faze ai u ndriçua nga mesimet e shokut Enver Hoxha. Endra e tij eshte te behet sa gjysma e Enver Hoxhes. Po ka probleme me mallin e perziere qe i ka atrofizuar shendetin mendor, te zemres dhe ate te mushkerive. Kush do te kete nje foto me mbretin Edvini I IIte te nxitoje ta beje sa me pare. Ndryshe ..do dale me Lali Erin.tek sarkofagu I Mbretit
Edhe ky “termeti” i rradhes së Ramës, është njesoj si reforma në drejtësi, oqi, oqi, kallapoqi….. mbolli grurë e korri kallamboqi…….
O ti që e quan veten Albanian Post. Ke bere komentin më kot që mund të bëhej. Kur e shan tjetrin edhe per ato gjera që i bën mirë, nuk të degjon njeri edhe per ato gjera që janë gabim. Ta dha pergjigjen komentuesi Populli. "Ore, unë nuk e bera në kater vjeçarin e kaluar, se u mora me punë të tjera, po e bej tani, dhe do ta bëj mirë. Ku e ke hallin ti? Të mos e bëj as tani? Ku ishe ti si opozitë? Oh, me fal. Ti ishte e zëne me sulmin ndaj SHQUP-it, me marten e vulës, me protesta poshtë Ballkonit të të Marrëve, dhe me marten e vulës. Ah, po. Edhe me djegien e mandateve." - thotë Rama. Nuk them unë, thotë Rama. Po ti çfarë i thua? Ti i thua "Ramaduro, Rama-ik, zgjedhje të reja, qeveri teknike, pordhe me rigon, dhe tërrci e vërrci." Po unë çfarë i them? Unë i them Ramës se po e nderton shumë keq politikën e PS. Njesoj si Saliu, dhe njesoj si Enver Hoxha. Enveri ishte njeshi, Saliu ishte njëshi, dhe Rama eshte njëshi. Ne themi "Sali bëri Rrugën e Kombit. Rama bëri Rilindjen Urbane. Saliu bëri këtë e Rama bëri atë." Të tjerët janë lecka. Po nuk e pruri Rama ujin në fshatin tonë, nuk e bie njeri. "Zoti Kryeministër, kur do ta bësh rrugën e fshatit tonë?" Pra Rama është kryeministër, Rama është Drejtori i OSHEE, Rama është drejtori i rrugëve, Rama është drejtori i ujesjellesit, Rama është kryetari i Bashkisë. Të vdesë Rama nesër na mori lumi, se nuk ka kush t'i ulet në gjunje Melonit. Nuk do behen më Samite në Tiranë po iku Rama. Shkurt, po iku Rama në mbaruam. Ore vdiqëm fare po them. Kulti i individit nuk ka brirë. Ja, keto ka. Rama ka një Minister të Pushtetit Vendor. Per çfare e ka? Gur varri? Apo per të ngrohur karrigen? Këtë reformë dhe shkundje të pushtetit vendor pse nuk e udheheq ministri? Qeveria percakton strategjinë, dhe ministria e zbaton. Jo, ministri është një Lolo, dhe Rama shkon vetë qytet më qytet, behet vetë edhe drejtor edhe minister, edhe kryetar bashkie. Pra ministrite jane kot, sepse kemi Ramën edhe inxhinjer, edhe ekonomist, edhe financier, edhe jurist. Si rrjedhoje, behet puna me aksione, kur të ketë kohë Rama, sa të kthehet nga Samiti. Dhe pastaj shajmë drejtorët dhe kryetarët, kur nuk u le asgjë në dorë. Ju kujtohet Saliu në pushtet? Saliu president, Shqiperia u be Republikë Presidenciale. Presidenti i gjithëpushteshëm, kryeministri kukull. U be Saliu kryeministër? Epo tani behet presidenti kukull. Po Rama çfare bëri? I bëri gjithë ministrat kukulla, dhe natyrisht një minister si Shkelqim Cani do jepte doreheqjen. Ja zuri.vendin Tigri Ahmetaj, i cili e hidhte firmën ku donte Rama. Rama turizëm, Rama Lungomare, Rama polic, Rama Rruga e Arbërit, Rama në Gjadër, në Theth, në Belsh, ne Aeroportin e Vlorës, ne Aeroportin e Kukësit, Rama ... kudo. Kjo nuk është Qeveria që duam, nuk është Shqiperia që duam. Ne duam të shkeputemi nga kulti i liderëve. Të mos ketë me idiotë që i thonë Saliut "o yll bote", apo Ramës "Skenderbe". Nuk duam Qeverinë e Njëshit, por nje qeveri me figura politike që secili prej tyre mund të garojë per kryeminister në çdo moment. Saliu na ofrom Nul Budall Nokën dhe Aldo Gallof Bumçin. Rama na ofron ca ministra prej letre që nuk ua dimë as emrat. Keshtu nuk bëjmë progres, por behemi te varur nga njeshat, dhe puna behet me aksion, dhe një fshat në Dumre, në Skrapar, apo Permet, pret "ah sikur të kalojë Rama ketej nga ne, se mbase na e bën rrugën." Se per Kryetarin e Bashkisë e dinë që nuk ka gjë në dorë. Ose e dinë qe nuk e ben, dhe nuk kanë fuqi t'i bëjnë presion. Ju kerkoj falje per komentin e gjatë.
Ne në Pogradec e bëmë pastrimin e territorit, bëmë sikur hoqëm ca karrike e ca tavolina por çdo gjë tjetër e lamë gati për sulm, sa të harrojë babloku. Nuk tundemi nga trotuari se kemi kryetarin që ka vetë biznese në rrugë.
Lavdi shokut Edi Rama, udheheqesi sypatrembur marksist leninist. Termetet e tij trondisin boten, imperializmin dhe revizionismin . Tu befte ora elektronike me bateri satelitore o shoku Edvin . Pa ty ne jemi te humbur ne detin e nenpuneseve te pa ndergjegjshem qe nuk zbatojne mesimet e shokut Edvin..te na rroç sa parqet natyrore ne mbrojtje..
Lufte per ca vende pune ne administration PUBLIK se nuk ka pune ne privat se ekonomia shqiptare ka prekur fundin! Abuzimi me shtet pushtet e njerez, TRADHTIA ndsj 8nteresave te tyre tipar i perbashket ne ADN antishqiptare te sali rames e Edvin Kristaqit... Ps dhe jugu oatriot qytetar e demokrat ta heqe kete zar te te huajve dhe te vere nje shqiptar qe i dhimbset vendi e populli i tij. Qe nuk e vret, vjedh, fyen a ehet POPULLIN e vendin e tij. VERIU TE BEJE TE NJEJTEN GJE!!!!
Kush te pjerdh ty ,nje bythqire injorant shpellash.Ha mut ketu cdo dite,nga mengjesi deri ne darke dhe mer shkelmin bytheve ne cdo zgjedhje.Si ka mundesi qe akoma nuk nxini mend.Ti dhe soji yt I piset I ka bere shqiptaret indiferente, te shkojne te votojne ,perndryshe I piu e zeza nga llumra si ty
Cpate Mondi, ste ka ardh gruaja ne shtepi. Eshte tek organozata baze po ngre ...kembet perpjete. E qan stilin lopthi... merr ilacet e prostatit se si dihet. Te fut partia ne listen e invalidate bythore..
Oho gruaja e mondit qenka me gruan tende te shqupi shurraqit sali
O gorilla..apo gomar.kam frike se I fyej me ty C
Sidoqofte me mire vone se kurre.
Sado termet i forte te jete,ky vend nuk ndryshon se eshte geni dembel injorant i trashguar nga origjina dembel te stambollit,te korruptuar me fjalen turke ryshfet. Rama premtoi se do bente shtet,por nuk behet stan me lepuj,prandaj deshtoi dhe po shkon ne gjurmet e sali rrumpalles qe kete brum i la rames
Ata qe jane kunder ose qe brockullisin budallalleqe per kete shkundje qe po u ben Rama strukturave lokale te pushtetit jane qelbaniket e Saliut. Rama ka nje qellim te madh dhe ate do e arrije se sben - futjen e Shqiperise ne BE jo si lemoshe por me pune nga kushdo qe paguhet me taksat e popullit. Kush ka bythe bujrem, kush nuk ka te hape krahun. Votat e mandatet i ka, synimet i ka te qarta, koha eshte e shkurter dhe spret llogje e budallalleqe tw dembeleve dhe llafazaneve per me teper te mender opinionisteve dhe mender opozitareve le te vazhdojne ti bien legenit, Shqiperia do behet dhe do hyje ne BE per inat te qenerise se pernateshme te lloj lloj fshatari e dembeli stambolli qe hane mut dhe nxjerrin mutsilliqe nga mendjet dhe gojet e tyre te ndyra. Jepi gjigand dhe mos i ler kusur cdo qelbsirlliku. Nderto nderto nderto dhe bjeri kokes se keqes.
Nuk bene me termete Rama se i futi ne xhep 83 depute.Eshte teper komod ,sa askush ,nga ata ,qe kane qeverisur keto vend,nuk krahesohen me te ngopur.C'eshtja shtrohet:A do e fusi ky Shqiperine ne BE? Ketu mbaron historija e tij drejt monumentit te perjetshem ose si nje deshtak . Kapitulli i te marurit me Opiziten eshte i mbyllur. Ajo mund te rilindi pas vdekjes se Berishes nga "Zoti qe e dergoj ne toke",per te vuajtur shqiptaret.Shqiptaret do marin frume veten nen ombrellen e BE.C'fardo criminal te na vene ata,ne nuk do ta mohojme.Ndryshe do mbetemi nen presjonin e faktorit shekullor te mos berjes shtet demokratik.Semundjet e sotcme te korrupsjonit ,hajduteris ,kriminalitetit vellavrasjes te Drejtesise e te standarteve jetesore ,do ti kontrolloje strukturat e ekspertve te BE.Po hym ne BE ky popull do shpetoje.Gjysma jeton ne BE mbetet gjysma tjeter ti bashkohet qyteteerimit e jo primitivitetit.
Reformë si ajo në drejtësi demek? E çfarë kanë në dorë më bashkitë gjithsesi? Centralizimi i pushtetit është kryer me kohë tashmë. Max. pushoi nga puna që të ulim shpenzimet e përdori ato taksa për të ndihmuar të varfrir, por me siguri që edhe aty do vidhen ca fonde rrugës...
O Edo , mer vanished familjarisht dhe ik nga ajo hale , asnjeri s'ka qer ta dit .Leri shpellaret te te vrasin veten .Bagels historikisht mosemirenjohese .Me nje Ed nuk vjen pranvera sw I sigurt ADN e gotta nuk ka lidhje me idiotistanin
Tamom e ke thone vlla vetem Edi ska çbon aty njerez hajdute te pa ngopur hileqare arrogante dembele rrace e poshter
"Termeti" i Rames (i tille vetem ne mediat lekeje te tij) eshte vecse nje furtune ne nje gote me uje qe stiset vetem per nje qellim - largimin e vemendjes nga deshtimi total i kesaj qeveri Rama ne aspektin baze te qeverisjes - ne Ekonomi!
Nuk e lexove kete tekst , sepse titullin I thote te gjitha . Edhe gazetarja eshte individual I lire dhe si e tille e ka te gjithe te drejten te gnykoj , te vleresoj e te thure edhe levdata e ditirambe per kedo . Domosdo edhe une e te tjere Jane Njerez te lire ( kjo nuk eshte as merite e aq me pak dhurate prej S. Berishes , I. Metes apo F. Nanos dhe E. Rames ) . Aksioni , veprimet dhe vendimet e E. Rames si kryeminister dhe S. Berishes si kryetar I emeruar I opozites , na kujtojton Stalinin , Maocedunin dhe sh. Enver , sepse nuk Kane asnje ndryshim . Mendojme keshtu , sepse marveshja dhe mardhenia njerezore Jane ndertuar duke patur ne themel reslektin dhe batazine perpara ligjit , rregullit , moralit njerezore etj . etj . dhe Jo mitet e mendesise primitive dhe pagane . E para eshte rregull , liri , demokraci , ndersa e dyta te kuterbo era myk e vjetersire . Mendoj une . Mund ta Kem edhe gabim , Po e Kam te veshtire te shpertheje ne Hosana per Berishen , Meten dhe Ramen .
Per deri sa nuk e ke lexuar artikullin , si merr guximin te flasesh si e ema e Zeqos ne maje te thanes ? M`i sjell zoret ne gryke qe me fjalet e para , e cfar mendimesh me vlere mund te thuash zotrote fodull , mendje madh e koke bosh ? ! Na ha kohen edhe ne te tjereve qe merremi me idjote qe bejne "komente" pa ditur se c`thuhet e perse flitet !
Plogësht rutina dhe korrupsioni ka mbizotëruar në çdo hallkë të administratës prandaj tërmeti duhet të jetë gjith përfshirës... Të bien në sy komentues RRK që vetëm mut nxjerrin nga goja...
Do katandiset kokoshi as nje thele!!!
Jo "Termeti"por "Deshtimi"do i shkonte ketij artikulli!
Albanian Post: Prit ndonje gje qe do plase, keto kohe, se keshtu ben ky kaposhi pa krahe, kur i vjen veza. Propagande per try-mykyrit qe e kane mendjen te Saliu, nderkohe ky tipi kaloi dekaden dhe nuk artikulon dot nje strategji zhvillimore (aq kapacitet mendor ka i ziu), por vetem kaos te strukturuar. Fatkeqesi e madhe, dmth.
Duhet falenderuar E.Rama per kete pune qe po ben,megjithese me shume vonese.Nuk mund ta bej i vetem por duhet te shkund mire administraten.Nuk behet puna me drejtore te cilet vetem rroga te majme,perveç ofiqeve te tjera dhe shkojne ne pune kur t'ju teket(dje vura nje drjtoreshe e madhe e bashkise Tirane,pasi qendroi per nje fare kohe tek parukeria,ne oren 10.10 u nis per ne pune.Ndeshkimi duhet filluar se pari tek inspektori zones,Inspek i IKMT,i Urbanistesh,shefi komisariatit dhe pastaj prishet kioska pa leje.
Peshku qelbet nga koka
Edhe zeri i popullit ogan i kq te ppsh do ta kishte zili kete artikull bythelepires ne favor te liderit suprem.
Ku ke qene deri tani z. Kryeminister? Ke 12 vjet ne pushtet dhe ende nuk ke mundur te krijosh nje mjedis pune, ku cdo nepunes, nga me i vogli tek me i madhi, nga ai ne organet qendrore e deri tek ai ne organet vendore, te beje punen e vet. Dhe ta beje jo sipas kapricove te tua, por sipas ligjeve e rregullave te shtetit, sipas pergjegjegjesi e kompetencave te percaktuara qarte ne "job description" te secilit. Ne qofte se keta njerez kane vegjetuar kot gjithe keto vite, atehere i te paret qe duhet te japin doreheqjen jeni ti, vartesit e tu te drejtperdrejte dhe kryetaret e bashkive, qe keni lejuar nje gjendje te tille dhe keni paguar me taksat e popullit nepunes dembele e te papergjegjshem. Dhe mjaft nderhyre ne kompetencat e pushtetit vendor. Eshte e kunderligjshme. Edhe ne kohen e Enverit, ku centralizimi i pushtetit ishte parim, komitetet ekzekutive te rretheve dhe keshillat popullore te lokaliteteve kishin me shume kompetenca se bashkite tona sot.
Gazetarja qe ne titullin e shkrimit fillon me nje AUTOGOL .Kryeministri paska force te beje nje termet per ndryshimin e situates : te shkarkoje nje numer kaq te madh punonjesish ne nje numer te madh bashkish, te urdheroje ruspa dhe fadroma te shkaterrojne ndertimet pa leje, ti leshoje ultimatum lokaleve per shvendosje tavolinash te kercenoje me gjoba dhe burgosje, pra paska patur gjithe kete mundesi dhe NUK VEPROI PER KAQ SHUME KOHE.Ky eshte nje autogol jo vetem i gazetares por ne rradhe te pare i vete kreut te qeverise.
Njeriu qe ka grabitur gjithe Jugun me Çetin dhe Zamirin u kujtua se ne bashkite e vendit edhe vidhet ndonje lek
Cfar fitohet nga keto shkarkime?Ikin ca nepunes interesaxhinj e te paafte dhe do te vine ca te tjere te njejte.Cfar penalitetesh ka per ata qe kane abuzuar me detyren?Asgje.Isha,fitova dhe ika.Gjemb ne kembe nuk i hyn.Ashtu si dikush qe ka bere pabarazi per nje tender ashtu edhe keta pushtetar duhet te perballen me ligjin per abuzim me pushtetin.
Ne e dim se Termeti eshte kryetar bashkie ne Tepelene.
E veshtire po jo e pamundur ,beteje per rizgjimin mund te quhet .nese deri sot kemi ecur shpejt ,tani do na duhet te vrapojme .te vrapojme e te mos lodhemi .mos te shkojme ne dyert e evropes te lodhur e te drobitur po te hyjme ne gjirin e saj te fresket e te shendetshem .nese do vazhdoje me kete ritem do te jete nje mini revolucion i vertete ne te gjitha aspektet ,te konceptimi dhe realizimi .ky rrugetim zjarri do jete etapa e fundit e fluturimit te shqiptareve drejt europes .dhe beteja e rradhes e fituar e rames.
Shume komente te njerezve shume te ditur lexon ketu njerez qe nga pervoja e tyre demokratike te japin mend ose uje me bisht te luges. Ore kandare ne kete vend njerezit jane ndare ne normal dhe urrejtes, askush nuk mund te thote nje gje te sakte sepse vershojne kritikat dhe sygjerimet sipas kryekarit. Ky vend eshte shkaterruar qe kur vuri dore maloku dhe ska burre nene qe sjell ne terezi. Ne cilin vend te botes kur protestohet shkohet me arkivol apo priten pemet apo prishen fabrikat e uzinat? Qe ketu fillon anti shteti dhe shumica qe komenton ketu eshte pjese e kesaj beteje prandaj mos hani mut sepse ju e sollet ne kete derexhe kete vend dhe tani kritikoni. Rama ne kete rast eshte I vonuar dhe jo me kot beri gjithe ate gurgule per shkarkime funksionaresh te pushtetit Lokal per nje aresye te thjesht kur ti sben asgje perse je? Askush prej tyre nuk Pati nje initiative ccdo gje e presin nga kryeministri I detyruar te veproje dhe mire do ishte ti fshinte te gjithe. Ne kete vend te dhjerre me njerez dembel dhe pordhace qe shohin 24 ore lajme mos prit pune jane te interesuar vetem se cfare do thote iks apo epsilon politikan se kush kritikon me ashper apo shan me bukur ku per cdo gje edhe me elementarja thuhet qe e ka fajin Rama kur per problemin ne fjale jane nja 10 shkalle apo drejtori per te shkuar tek Rama. Tani nuk mund te themi plotesisht qe Rama eshte I pa gabueshem sepse gjerat shikohen qarte dhe njerezit nuk jaane budallenj por ama ketu tek vetem kjo metode funksionon kerbaci I drejte ose jo ky popull nuk merr vesh ndryshe duke u zvarritur nuk ngrihesh ne kembe biles kjo eshte e vonuar problemi eshte vazhdimesia. Malokeria e shkerdheu kete vend dhe cdo koment eshte I tepert.
Nje harte e re administrative territoriale me jo me shum se gjysma e rretheve/bashkive egzistuese. Sa me shpejt!
Me fat Shqiperia qe te ka kryeminister i nderuar Rama! Jorida Tabaku duhet te behet. zv kryeministrja jote! Reforma/harta territoriale/administrative e re, sa me shpejt!