Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa.
Konkretisht, sipas letrës së siguruar nga TCH, ai i kërkon KQZ të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të paraqitura në datë 11 maj 2021, në përputhje me vullnetin e kandidatëve, dhe të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në listën e hapur.
Pak ditë më parë, një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien për të marrë mandatin e ligjvënësit Adriatik Lapajt.
Në një shkresë depozituar në KQZ, kandidati që në CV e tij deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, duket se nuk mban mend se çfarë ka firmosur dhe i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.
Një lëvizje e tillë e beftë para se kryekomisioneri shtetëror të shpërndajë mandatet për qarkun Tiranë, duket se ka një prapavijë politike.
Më shumë se sa ambicie personale e Zeqir Kordhonit, duket se është një taktike e Endri Shabanit, për shkak të lidhjeve familjare ndërmjet tij dhe kandidatit dhe kjo goditje brenda të rinjve duket se ka një arsye të fortë.
Adriatik Lapaj nuk e dha dorëheqjen ashtu sikurse ishte zotuar publikisht, por me vullnet të lirë apo jo, aleti i tij në koalicion, duket se po e detyron të zgjohet nga ëndrra e mandatit parlamentar.
Shkresa e plotë e Shabanit:
I nderuar Z. Komisioner,
Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ju drejtohem për të kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë sa më shpejtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe të shpërndajë mandatet sipas vullnetit të zgjedhësve.
Kanë kaluar dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe këto vonesa po krijojnë hapësira për lojra politike, të cilat po delegjitimojnë procesin duke u kthyer në telenovelat e verës.
Gjithashtu, kërkoj që KQZ-ja të njohë vullnetin e zgjedhësve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ku mbi 54,000 vota u dhanë drejtpërdrejt për kandidatët e listës sonë të hapur. Këto nuk janë thjesht shifra, por një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e tyre në parlament.
Më lejoni t’ju rikujtoj se ky garim me lista të hapura, erdhi në kushtet kur partitë e vjetra u bënë bashkë për të na imponuar një kod zgjedhor anti-demokratik. Ne e sfiduam këtë përpjekje duke e ccuar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas duke u detyruar të përdornim një artificë, e cila gjithësesi është brenda hapësirës që na jep ligji.
Prandaj, për të vendosur një standard demokratik në Shqipëri, do duhet të krijohen kushte kur partitë politike të garojnë me lista të hapura. Dhe për këtë qëllim, kërkoj nga KQZ-ja që të njohë dorëheqjet e dorëzuara me datë 11 Maj 2025 nga 46 kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit tonë, të cilët me vullnet të plotë deklaruan se nuk synojnë të marrin mandatin e deputetit.
Dua t’ju rikujtoj se veprimet tona janë marrë në bashkërendim të plotë me KQZ-në. Pikërisht për këtë arsye insistojmë që KQZ-ja të veprojë në përputhje me praktikën e mëparshme të tij, ku dorëheqjet e paraqitura janë njohur pa pengesa apo interpretim selektiv. Çdo devijim nga ky standard në rastin tonë do të përbënte jo vetëm shkelje të parimit të barazisë, por do të cënonte besueshmërinë e institucionit.
Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:
Të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të paraqitura në datë 11 Maj 2021, në përputhje me vullnetin e kandidatëve;
Të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në listën e hapur, në përputhje me ligjin dhe normat demokratike;
Të mos lejojë asnjë manipulim apo vonesë që do të përbënte mungesë respekti ndaj 65,000 qytetarëve që i besuan koalicionit tonë dhe kandidatëve tanë.
Besojmë se nën drejtimin tuaj, KQZ do të qëndrojë në lartësinë e misionit të saj për të mbrojtur procesin demokratik dhe për të mos lejuar asnjë devijim nga vullneti i votuesve.
Me respekt, Endrit Shabani
Po hane kokat te rinjte e Sali germadhes, Lapaj e Shababi, shiheni si dolen cullak.
U pika opozita e re. O mjere ai vend qe nuk nxjerr dot 3 te sakte. Mjer ai vend qe ngeli ne dore te Rames e opozites se Sales.
Po ndodhi kjo qe Llapa mos te hyj ne parlament eshte nje fitore per shqipetaret,kjo eshte fitore. Llapa eshte nje mut njeri,hajdut dhe ndimesi i sali non grates
Ky plehra qe ka mbaruar ne Oxford kerkon te behet kryeminister. Nje delirant patologjik.
Po pse te mos behet kryeminister ! Kur u be Sala , çfar i mungon ketij ? Me shkolle te larte ne Oxford po , kryetar partie po , me origjine nga Tropoja po , athere pse te mos behet kryeminister ? Te pakten hajdut si Tiku nga Sarenda , nuk eshte . Gjynah i ziu , e ka me qejf te madh , prandaj mos ja prishni qejfin , le te behet k/ minister .
Po cfare Oksford e keni fjalen ate te Kristalit? Te dy keta si Adriatik Shabani ashtu dhe Endri Llapaj jane klyshe te krijuar dhe rrahur nga Kreshnik Spahiu. U 'farketuan' tek AK derisa sa Rama e shkriu me ndihmen e Spahiut dhe nje qere me spiune qe I futi ne cdo shtrese te AKse
Aman o Shaban na bej pak derman , vetem ky Llapaqeni Llapaj te mos jete ne parlament se nuk durohet per ate Zot e kam seriozisht . Ndofta kur shkon ne shtepi e nderron stilin po cuditem si e duron e shoqja ke mender politikani te tille vec gri sallate .
O koqe po sjan mbaru ankimimet ne kolegj o qyp. Si te ndaj mandate qelibashi o kokbo sh
Llapaj shume po me behet qejfi nqfs.ti nuk e mere mandatin e deputetit bashke me ate Shabanin qe u ngopet me luge te zbrazur ketu dele qe fitofte me i miri dhe per mendimin time eshte Zeqiri nje punetore i thjeshte dhe ne parlamete do ngre zerin per te drejtat puntoreve dhe vecanerishte per invalidet qe Shteti i ka pare me syte e njerkut.
O zoti Shabani me kete qëndrim tendin po tregon se je një tip jo korrekte dhe pa shtyllë kurrizore prandaj largohu sa më parë dhe hapi rrugë të tjerve se tinuk munde.tebehesh kurrë politikane bashkë me Lapajn që është vetëm një llapaqen llapaqen me prirje karieriste
Ky karagjoz ka mbaruar te Luarasi. Në Oxford apo Cambridge këta karagjoze me bursat e Sorros bëjnë ndonjë kurs dhe pastaj kthehen në Shqipëri dhe bëjnë filozofin. Ky Shabanuci eshte një prej tyre, mistrec nga koka te kombet, megalloman dhe arrogant. Nuk të le të flasesh apo shprehesh mendimin, te nderpret fjalën dhe behet zhurmues.... Ky lloj biçimi nuk mund të votohet, KY do te behet njësoj si te gjithë të tjerët.
Une jam Romeo Kari ne media me thone Kara(t) ne shumes se kam respekt per vehten I drejtohem gjithmone ne shumes..Romeo Kara-t. Jemi fis I vjeter rrota kari, dhe e kemi fituar me perpjekje shekullore mbiemrin Kar. Gezojme edhe simpatine e Ramazonit qe vdes per kar..
Lart je o sorrosiani im ????
Hajdut Shabani duhet ta quani se ashtu e ka emrin ky. Vjedh shoket, vjedh fondet e kqz do ti vjedhe dhe mandatin lapes.
Llapa sa ben llapa llapa kot qen pa dhembe, ja ka rras sa krahu i perthyer dysh muratori sakat daja i degjeneraes Shabani edhe sikur t'a dorezoj mandatin gje qe nuk dote ndodhe kurre, jane edhe 11cakenj te tjere ne listen e mbyllur qe nuk do t'a lene te bjere ne toke ky mandat deputeti.
O palle Lapaj i mori Ramutit e salileshit 70 mij votus dhe Ka nje deputet. Doshi me 40 mij vota Ka tre deputet ti kete duhet te kerkosh o rrot pse kjo padrejtesi Jo vendin ne parti